Inspektorati veterinar zyra regjionsle e AUV në Gjilan sot ka asgjësuar 19 mijë e 750 kg peshk, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Kjo ndodhi pas sasia u bllokua nga inspektorati në depon e distributorit për shkak të prezencës së parazitëve.
Njoftimin e ka bërë vet AUV, e cila sqaroi gjithë procedurat ligjore që u ndoqën deri në asgjësimin e kësaj sasie në deponinë e mbeturinave në Gjilan.
Njoftimi i AUV:
Në deponinë e mbeturinave Gjilan u asgjësuan 19750 kg peshk
Inspektorati Veterinarë, zyra regjionale e AUV-së në Gjilan sot asgjësoj 19750kg peshk. Sasia ishte e bllokuar në depon e distributorit për shkak të prezencës se parazitëve. Bazuar në ligjet në fuqi inspektorati kishe nxjerr masën e ndalesës për qarkullim ne treg. Mbi bazën e kategorisë si produkte i pa përshtatshëm për konsum. Pas ankesës se palës në shkallë të parë të ankesës, komisioni profesionale i Agjencisë se Ushqimit dhe veterinarisë, kishte vërtetuar se vendimi i ekipit inspektues është i bazuar dhe e mbanë në fuqi. Pala kishte të drejtë qe produktin ta kthente në vendin e origjinës ose të parashtronte kërkesën për asgjësim. Në pamundësi të kthimit produkti u asgjësua në deponin rajonale të mbeturinave Gjilan në prezencë të inspektorëve të AUV-së
AUV pa përjashtim do të ndalojë dhe asgjësoj secilin produkte i cili rezulton se nuk i përgjigjet kushteve për konsum. Ruajtja e shëndetit të qytetarëve është synimi ynë kryesor.












