Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

KOSTT’i reagon pas vendimit për tarifat e shtrenjta, paralajmëron kthim të reduktimeve

19/05/2022 - 21:43
në Ekonomi, Lajme
A A
KOSTT’i reagon pas vendimit për tarifat e shtrenjta, paralajmëron kthim të reduktimeve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) ka reaguar pasi Gjykata e Apelit e vërtetoi aktvendimin e Themelores për tarifat e shtrenjta të vendosura nga Zyra e Rregullatorit për Energji.

Nga kjo kompani kanë paralajmëruar kthim të reduktimeve, derisa kanë kërkuar që të ndërmerren masa të shpejta për të adresuar çështjen e kostove të sektorit qoftë përmes rritjes se tarifave apo subvencionimit.

“KOSTT ngre zërin për pamundësinë e mbulimit të kostove të shkaktuara dhe atyre që pritet të ndodhin në qoftë se nuk ndërmerren masa të shpejta për të adresuar çështjen e kostove të sektorit qoftë përmes rritjes se tarifave apo subvencionimit. Nëse nuk ndodhin këto veprime atëherë do të rrezikohet siguria e furnizimit me energji elektrike në vend, do të aplikohet masa për reduktimin e konsumit si dhe rrezikohet seriozisht Marrëveshja e Kyçjes KOSTT/ENTSO-E

Kërkesat që tarifa e energjisë të kthehet në vlerën e mëhershme e rrezikon sigurinë e operimit të sistemit, dëmton Marrëveshjen e Kyçjes KOSTT/ENTSO-E, marrëveshjet e tjera me institucionet ndërkombëtare si dhe arritjet e KOSTT në pavarësimin e operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Kosovës. Rritja e çmimit të energjisë elektrike është pasojë e krizës globale të energjisë dhe ka prekur të gjitha vendet Evropiane, prandaj është i domosdoshëm reflektimi i kësaj kosto-je në të hyra shtesë”, thuhet në reagimin e KOSTT’it.

Reagimi i plotë:

Kriza globale energjetike e cila u karakterizua me rritje të jashtëzakonshme të çmimit të energjisë në bursat ndërkombëtare, pashmangshmërisht u reflektua edhe në Republikën e Kosovës sidomos në periudhën e stinës së dimrit kur konsumi i energjisë elektrike arriti në vlerat më të larta dhe ndikoi edhe në rritjen e importit të energjisë elektrike.

Për të përmbushur përgjegjësitë për krijimin e kushteve për sigurinë e furnizimit me energji elektrike dhe operimin e sigurt dhe të besueshëm të sistemit të transmetimit përveç tjerash, KOSTT sikurse të gjitha kompanitë e tjera të rregulluara të sektorit të energjisë siguron operimin nga të hyrat e lejuara maksimale sipas aprovimit nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë.

Në situata kur të hyrat e realizuara nuk reflektojnë kostot reale, aplikohet procesi i përshtatjeve tarifore me qëllim të ruajtjes së likuiditetit të kompanisë dhe mundësimit të kushteve për ofrimin e shërbimeve ndaj konsumatorëve.

Si rrjedhojë e çmimeve enorme të importit të energjisë elektrike dhe të hyrave jo adekuate për mbulimin e kostove, deri më tani janë shkaktuar devijime të theksuara ndaj Sistemit Elektroenergjetik të Evropës Kontinentale të cilat kanë kosto, si dhe janë shkaktuar borxhe të ndërsjellta në mes të kompanive në sektorin e energjisë. Devijimet e mëdha ndaj sistemit interkonektiv nuk janë në përputhje me Marrëveshjen e Kyçjes KOSTT/ENTSO-E dhe paraqesin obligime financiare shtesë për KOSTT-in si zonë e pavarur rregulluese.

Situata e krijuar nga kriza energjetike globalisht ka nxitur ndërmarrjen e masave proaktive përmes mekanizmave të formave të ndryshme qoftë përmes përshtatjeve tarifore apo subvencionimeve të ndryshme të sektorit të energjisë në botë.

KOSTT ngre zërin për pamundësinë e mbulimit të kostove të shkaktuara dhe atyre që pritet të ndodhin në qoftë se nuk ndërmerren masa të shpejta për të adresuar çështjen e kostove të sektorit qoftë përmes rritjes se tarifave apo subvencionimit. Nëse nuk ndodhin këto veprime atëherë do të rrezikohet siguria e furnizimit me energji elektrike në vend, do të aplikohet masa për reduktimin e konsumit si dhe rrezikohet seriozisht Marrëveshja e Kyçjes KOSTT/ENTSO-E.

Kërkesat që tarifa e energjisë të kthehet në vlerën e mëhershme e rrezikon sigurinë e operimit të sistemit, dëmton Marrëveshjen e Kyçjes KOSTT/ENTSO-E, marrëveshjet e tjera me institucionet ndërkombëtare si dhe arritjet e KOSTT në pavarësimin e operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Kosovës. Rritja e çmimit të energjisë elektrike është pasojë e krizës globale të energjisë dhe ka prekur të gjitha vendet Evropiane, prandaj është i domosdoshëm reflektimi i kësaj kosto-je në të hyra shtesë.

JU REKOMANDOJMË

Kurti takon Macron në Paris, kërkon mbështetje për integrimin evropian të Kosovës

Kurti takon Macron në Paris, kërkon mbështetje për integrimin evropian të Kosovës
27/03/2026 - 18:44

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi vizitë dhe takim me drekë pune me Presidentin e Republikës së Francës, Emmanuel Macron, i cili e mirëpriti në Pallatin...

Më shumëDetails

Mblidhet grupi parlamentar i LDK-së, ky është qëndrimi i tyre për zgjedhjen e presidentit

Mblidhet grupi parlamentar i LDK-së, ky është qëndrimi i tyre për zgjedhjen e presidentit
27/03/2026 - 18:32

Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, sot ka mbajtur një mbledhje për të diskutuar zhvillimet politike në vend, ku theks i veçantë ka qenë mbi ‘’rrjedhjen institucionale’’...

Më shumëDetails

Ushtarët amerikanë ruajnë kufirin e Kosovës, KFOR publikon pamje nga patrullimi i sotëm

Ushtarët amerikanë ruajnë kufirin e Kosovës, KFOR publikon pamje nga patrullimi i sotëm
27/03/2026 - 18:20

Ushtarët amerikanë të Gardës Kombëtare të Floridas, kanë kryer sot patrullime të rregullta përgjatë kufirit të Kosovës. KFOR ka publikuar pamje nga patrullimi i sotëm, duke thënë e...

Më shumëDetails

Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit

Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
27/03/2026 - 17:36

Kryesia e Kuvendit do të mblidhet të hënën të hënën më 30 mars nga ora 11:00. Në rend të ditës, mes tjerash, është edhe propozimi i rendit të...

Më shumëDetails

Vrasja e 19 vjeçarit në Vushtrri, Gjykata bën rikonstruktimin e vendit të ngjarjes (VIDEO)

Vrasja e 19 vjeçarit në Vushtrri, Gjykata bën rikonstruktimin e vendit të ngjarjes (VIDEO)
27/03/2026 - 17:28

Gjykata Themelore e Mitrovicës sot ka bërë rikonstruktimin e vendit të ngjarjes për vrasjen e rëndë ku i pandehur është Bleron Dibrani, raporton Gazeta Online Veriu.info. Sipas aktakuzës,...

Më shumëDetails

Osmani e pret në takim ambasadorin turk, flasin për diplomacinë, ushtrinë dhe për ndeshjen Kosovë-Turqi

Osmani e pret në takim ambasadorin turk, flasin për diplomacinë, ushtrinë dhe për ndeshjen Kosovë-Turqi
27/03/2026 - 17:19

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pritur sot në takim ambasadorin turk, Sabri Tunc Angili, me të cilin kanë diskutuar për tema të ndryshme, përfshirë diplomacinë e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dita 9: AUV fsheh procesverbalet “komprometuese” – A po e mbron zyrtari i AUV-it, Bledar Berisha, Mensur Bunjakun e “Melii FARM”?

    Dita 9: AUV fsheh procesverbalet “komprometuese” – A po e mbron zyrtari i AUV-it, Bledar Berisha, Mensur Bunjakun e “Melii FARM”?

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Vrasja e 19 vjeçarit në Vushtrri, Gjykata bën rikonstruktimin e vendit të ngjarjes (VIDEO)

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Kushtrim Kokalla: Të dyja familjet Ademaj dhe Murseli e kanë ditur që Liridona e Naimi…

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • VV nxjerr Adriana Matoshim për të goditur Vjosa Osmanin: Mas 34 dite ti veç s’ki me thanë sen, se…

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • LAJMI I FUNDIT: Mësohet dita e saktë kur ekzekutohet paga e 13-të

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë