Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

A ia ka përcjellë hapur shqetësimet ndërkombëtare Kurtit dhe a bashkërendohen me njëri-tjetrin, çfarë tha Osmani

27/09/2024 - 07:47
në Kryesore, Lajme
A A
A ia ka përcjellë hapur shqetësimet ndërkombëtare Kurtit dhe a bashkërendohen me njëri-tjetrin, çfarë tha Osmani
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja Vjosa Osmami është pyetur nëse bashkërëndohet me Kryeministrin Albin Kurti për politikën e jashtme dhe se a ia ka shprehur hapur shqetësimet ndërkombëtare, duke theksuar se marrëdhëniet nuk i kanë më si më parë.

Osmani ka thënë se për të gjitha gjitha çështjet diskutojnë shumë hapur, pavarësisht se qasja nuk është domosdoshmërisht e njëjtë, raporton Express.

Ajo ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me shtetet aleate.

“Jo domosdoshmërisht e kemi qasjen e njëjtë, megjithatë sa i përket interesave afatgjata të shtetit tonë, sa i përket synimit final, ne nuk dallojmë. E duam një Kosovë të fuqishme, sovrane në çdo cep të territorit, një Kosovë të integruar në familjen euro-atlantike, në mekanizmat nga të cilat përfitojnë qytetarët tanë, një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht. Mbi të gjitha, një Kosovë ku sundon ligji e jo kriminelët. Prandaj në këtë aspekt jemi të pakompromis. Por, insistimi im i vazhdueshëm është që në mënyrë që të gjitha këto veprime që janë plotësisht legjitime dhe në përputhje me Kushtetutën të jenë me sukses më afatgjatë dhe më të qëndrueshme, duhet vazhdimisht të punojmë bashkë me aleatët tanë”, ka deklaruar Osmani në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Osmani ka thënë se Kosova duhet ta shfrytëzojë momentumin për integrimin euro-atlantik, që Kosova të mos mbetet mbrapa, meqë siç ka thënë “dritarja emundësive” mund të mbyllet për një periudhë të gjatë.

“Sa i përket interesit të vendit tonë, duhet të punojmë pavarësisht a jemi sot në pushtet apo dikush është në opozitë. Interesi i Kosovës duhet të jetë mbi të gjitha dhe janë disa tema që duhet të na bashkojnë. Mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial, integrimi euro-atlantik i vendit tonë, janë prioritete kombëtare dhe ato duhet t’i vendosim para gjitha të tjerash. Nganjëherë shkon më ngadalë, nganjëherë shkon me shpejt, por me rëndësi është që koordinohemi, të bashkëpunojmë dhe që Kosova të ecën përpara duke mos mbetur prapa, sepse nganjëherë kjo dritarja e mundësive hapet për një periudhë, por pastaj mbyllet për një periudhë të gjatë. Duhet ta shfrytëzojmë momentumin dhe unë dje kam marrë një konfirmim të fuqishëm nga Presidenti Biden se do të jetë përkrah Kosovës dhe se Shtetet e Bashkuara vërtet e konsiderojnë Kosovën si ndër sukseset më të mëdha në historinë e vet dhe duhet ta mbajmë si të tillë”, ka thënë Osmani.

JU REKOMANDOJMË

Abdixhiku falënderon Hamzën: Patriot i madh, ka bërë punë të mëdha

Abdixhiku falënderon Hamzën: Patriot i madh, ka bërë punë të mëdha
22/10/2026 - 23:04

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka vlerësuar lartë figurën e ish-kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, i cili një ditë më parë zyrtarizoi dorëheqjen e tij nga kjo pozitë....

Më shumëDetails

Gjini i del në mbrojtje Përparim Grudës: E qitën nën autobus njeriun që e nxorrën nëpër studio për ligjin

Gjini i del në mbrojtje Përparim Grudës: E qitën nën autobus njeriun që e nxorrën nëpër studio për ligjin
22/10/2026 - 22:56

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka kritikuar zhvillimet rreth Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke i dalë në mbrojtje deputetit të PDK-së, Përparim Gruda. Në emisionin “Context” në...

Më shumëDetails

ARKEP tregon sa numra telefonikë janë bartur, klientët po largohen me të madhe nga IPKO

ARKEP tregon sa numra telefonikë janë bartur, klientët po largohen me të madhe nga IPKO
22/10/2026 - 22:42

Bartshmëria e numrave të telefonisë mobile në Kosovë po zhvillohet pa vështirësi që nga nisja e zbatimit më 5 tetor 2026, sipas Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe...

Më shumëDetails

Ish-Këshilltari i Veselit, Avni Bytyçi: Pretendim i rrejshëm se jam i përfshirë në tërheqjen e ligjit për ta sulmuar Grudën

Ish-Këshilltari i Veselit, Avni Bytyçi: Pretendim i rrejshëm se jam i përfshirë në tërheqjen e ligjit për ta sulmuar Grudën
22/10/2026 - 22:36

Avni Bytyçi, ish-këshilltari i Kadri Veselit, ka mohuar raportimet se ai bashkë me avokatin Faton Fetahun, kanë ndikuar deri në zhvillimet e sotme për ndryshim-ligjin e Speciales. Sipas...

Më shumëDetails

“Shokuese, rruga më e keqe, ka pasur rrugë të tjera”, Limaj kritika PDK’së për kthimin e ligjit për Specialen

Vetëvendosja i reagon Limajt: Me kushtëzime nuk ecet përpara
22/10/2026 - 22:13

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka cilësuar si “goxha shokuese” atë që ka ndodhur lidhur me ligjin, duke kritikuar mënyrën se si është vepruar dhe duke...

Më shumëDetails

Ligji për Specialen, Haziri: Nuk besoj se dikush tenton të luajë me UÇK-në

Valon Murati, Hysni Klinaku e Leart Ajvazi folës në natën e 14-të të protestës; Çlirim Haziri me kërkesë konkrete për Qeverinë dhe Kuvendin
22/10/2026 - 21:54

Organizatori i protestave “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri përmes një postimi në Facebook ka reaguar lidhur me kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend. Haziri ka thënë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Haxhiu “zbulon” garën mes dy kandidatëve për kryetar të PDK-së

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Sukses i madh i AKI-së | Pas punës së Inetligjencës, Prokuroria, policia dhe Dogana me kontrolle në veri, sekuestrohen mallra të kontrabanduara në vlerë mbi 200 mijë euro dhe 22 automjete

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Ish-shefi i stafit të Osmanit si presidente flet për një sondazh të freskët: LDK e AAK nën 10 %, PDK e VV s’kanë lëvizur

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Nasim Haradinaj i ashpër me Përparim Grudën: Ti e Çlirimi na e prezantuat si perlë drejtësie, të hartuar nga soji yt jurist!

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë