Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sukses i madh i AKI-së | Pas punës së Inetligjencës, Prokuroria, policia dhe Dogana me kontrolle në veri, sekuestrohen mallra të kontrabanduara në vlerë mbi 200 mijë euro dhe 22 automjete

22/10/2026 - 11:38
në Kryesore, Lajme
A A
Vrasje në tentativë në Prizren, Policia jep detaje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Sektorin Rajonal të Hetimeve dhe njësitë e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë Veri, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) si dhe me Doganën e Kosovës, pas zhvillimit të hetimeve intensive disamujore dhe zbatimit të masave të veçanta hetimore, ka arritur të zbulojë dhe të ndërpresë veprimtarinë e dyshuar të futjes së mallrave nga territori i Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve ilegale në zonat e thella malore të veriut të vendit, duke iu shmangur kontrollit doganor, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Sië mësona nga burimet e saja Gazeta Online Veriu.info ky aksion erdhi si rezultat i një punë të jashtëzakonshme të AKI-së për muaj të tërë zbulimi dhe më pas mbledhjes së informacioneve të nevojshme, këto aksione pastaj u zhvilluan në bashkëpunim me Prokurorinë, Policinë dhe organet tjera.

Përmes një komunikate për media ky institucion ka njoftuar se gjatë këtyre aksioneve, përfshirë edhe aksionin e sotëm, janë sekuestruar: mbi njëzet e dy (22) automjete, ndër to kamionë, furgonë, xhipa dhe vetura, si dhe mallra me vlerë doganore mbi dyqind mijë (200.000) euro, pa llogaritur taksat dhe detyrimet e tjera, kryesisht produkte ushqimore, pije alkoolike, joalkoolike dhe energjike, cigare dhe barna pa banderola, produkte higjienike, si dhe tekstil, përfshirë edhe veshje me marka të mbrojtura tregtare pa autorizim apo licencë përkatëse.

Komunikata e plotë:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Sektorin Rajonal të Hetimeve dhe njësitë e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë Veri, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) si dhe me Doganën e Kosovës, pas zhvillimit të hetimeve intensive disamujore dhe zbatimit të masave të veçanta hetimore, ka arritur të zbulojë dhe të ndërpresë veprimtarinë e dyshuar të futjes së mallrave nga territori i Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve ilegale në zonat e thella malore të veriut të vendit, duke iu shmangur kontrollit doganor.

Në kuadër të këtyre hetimeve, me urdhër të Prokurorit të Shtetit dhe në pajtim me nenin 86 paragrafi 1 të Kodit të Procedurës Penale, që nga data 24 prill 2026 janë zbatuar masa të veçanta hetimore, të cilat janë realizuar nga Policia e Kosovës në koordinim të vazhdueshëm me Prokurorinë, Doganën e Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë. Zbatimi i këtyre masave ka mundësuar zbulimin e lokacioneve dhe të rrugëve ilegale përmes të cilave mallrat futeshin në territorin e Republikës së Kosovës, identifikimin e personave dhe të automjeteve të përfshira, ndjekjen e lëvizjes së mallrave deri te vendet ku ato shkarkoheshin e depozitoheshin, si dhe dokumentimin e veprimtarisë së dyshuar, me ç’rast të dhënat e siguruara përmes tyre kanë shërbyer si bazë për ndërmarrjen e aksioneve të koordinuara në terren dhe për sekuestrimin e mallrave e të automjeteve.

Hetimet janë filluar në muajin prill të vitit 2026, ndërsa gjatë tyre, nën udhëheqjen e Prokurorit të Shtetit dhe në koordinim të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve, janë identifikuar rrugët ilegale përmes të cilave mallrat futeshin në Kosovë, mënyra se si këto mallra shkarkoheshin në objekte të marra me qira për këtë qëllim, si dhe pikat nga të cilat ato shpërndaheshin më tej në treg. Gjatë periudhës maj – shtator 2026 janë ndërmarrë mbi njëzet aksione në zonat kufitare dhe në vendbanimet e komunave të Zubin Potokut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Mitrovicës së Veriut, me ç’rast është vërtetuar se automjetet që përdoreshin për këtë veprimtari në shumicën e rasteve ishin të modifikuara për kontrabandë, ngase u ishin hequr ulëset e pasme, ndërsa vozitësit, me të vërejtur praninë e zyrtarëve policorë, i braktisnin automjetet dhe largoheshin nga vendi.

Qëllimi i këtyre hetimeve ka qenë që mallrat të cilat nuk u janë nënshtruar rregullave të importit dhe procedurave të zhdoganimit, përfshirë edhe mallrat ushqimore, barnat dhe pijet, të mos lejohen të shpërndahen te qytetarët e Republikës së Kosovës pa iu nënshtruar më parë kontrollit të institucioneve kompetente, ngase për këto mallra nuk dihet origjina, mënyra e ruajtjes dhe e transportit, as afati i përdorimit, andaj ato paraqesin rrezik të drejtpërdrejtë për shëndetin e qytetarëve, ndërsa njëkohësisht dëmtojnë buxhetin e shtetit dhe bizneset që veprojnë në pajtim me ligjin.

Lidhur me këtë rast hetimet zhvillohen për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale “Kontrabandimi i mallrave” nga neni 311 dhe “Tregtia e ndaluar” nga neni 299 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa janë identifikuar personat e dyshuar për përfshirje në këtë veprimtari, ndaj të cilëve procedura penale vazhdon.

Në vazhdën e këtyre hetimeve, sot, nën udhëheqjen e Prokurorit të Shtetit dhe në koordinim të vazhdueshëm ndërmjet Policisë së Kosovës, Doganës së Kosovës dhe institucioneve të tjera ligjzbatuese, është zhvilluar edhe një aksion i koordinuar, me ç’rast janë zbatuar kontrolle në disa lokacione, me qëllim të sigurimit të provave të mëtejme dhe të gjetjes së mallrave të dyshuara si të kontrabanduara.

Gjatë këtyre aksioneve, përfshirë edhe aksionin e sotëm, janë sekuestruar: mbi njëzet e dy (22) automjete, ndër to kamionë, furgonë, xhipa dhe vetura, si dhe mallra me vlerë doganore mbi dyqind mijë (200.000) euro, pa llogaritur taksat dhe detyrimet e tjera, kryesisht produkte ushqimore, pije alkoolike, joalkoolike dhe energjike, cigare dhe barna pa banderola, produkte higjienike, si dhe tekstil, përfshirë edhe veshje me marka të mbrojtura tregtare pa autorizim apo licencë përkatëse. Në njërin nga rastet janë gjetur 504 shpezë të gjalla pa origjinë dhe pa certifikatë shëndetësore, të cilat, me vendim të inspektorit veterinar, janë asgjësuar për shkak të rrezikut për shëndetin e njerëzve.

Hetimet janë në fazën përfundimtare, ndërsa Prokurori i Shtetit, pas vlerësimit të të gjitha provave të siguruara, brenda afateve ligjore do të marrë vendimet përkatëse në pajtim me Kodin e Procedurës Penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, Doganën e Kosovës dhe çdo institucion tjetër ligjzbatues, mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe të kriminalitetit ekonomik, në mbrojtjen e shëndetit dhe të sigurisë së qytetarëve, në forcimin e sundimit të ligjit dhe në vënien para drejtësisë të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin.

JU REKOMANDOJMË

Kundërshtoi sanksionet e SHBA-së, PE i jep Çmimin Saharov Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Kundërshtoi sanksionet e SHBA-së, PE i jep Çmimin Saharov Gjykatës Ndërkombëtare Penale
22/10/2026 - 13:24

Parlamenti Evropian i dha të enjten Gjykatës Ndërkombëtare Penale Çmimin Saharov për Lirinë e Mendimit, duke sinjalizuar kundërshtimin ndaj sanksioneve të SHBA-së që kërcënojnë punën e gjykatës. Çmimi...

Më shumëDetails

Musliu: Deputetët duhet ta rishqyrtojnë Ligjin për Specialen nëse presidentja e kthen në Kuvend

Musliu: Deputetët duhet ta rishqyrtojnë Ligjin për Specialen nëse presidentja e kthen në Kuvend
22/10/2026 - 13:20

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë se deputetët duhet ta rishqyrtojnë Ligjin për Dhomat e Specializuara nëse presidentja e kthen atë në Kuvend, duke...

Më shumëDetails

Irlanda shqyrton rritjen e trupave në KFOR

Irlanda shqyrton rritjen e trupave në KFOR
22/10/2026 - 13:18

Irlanda po shqyrton mundësinë e rritjes së ndjeshme të numrit të ushtarëve që kontribuojnë në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, pas përfundimit të misionit paqeruajtës të Kombeve...

Më shumëDetails

Kurti pas takimit me kancelarin austriak: Kosova është gati për statusin e vendit kandidat në BE

Kurti pas takimit me kancelarin austriak: Kosova është gati për statusin e vendit kandidat në BE
22/10/2026 - 13:05

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se është takuar me Kancelarin Federal të Austrisë, Christian Stocker, në Shën Stefan, ku kanë diskutuar për prioritetet e...

Më shumëDetails

Peci e thotë edhe këtë gjë: Kosova e ka përjetu çka do të thotë me më pasë mua ministër në Bujqësi

Peci e thotë edhe këtë gjë: Kosova e ka përjetu çka do të thotë me më pasë mua ministër në Bujqësi
22/10/2026 - 12:56

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka thënë se ndaj tij është zhvilluar një fushatë linçuese, pasi deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, përmendi emrin e tij në...

Më shumëDetails

Rama synon kreun e LDK-së: Abdixhiku do të bënte mirë të dorëhiqej

Rama synon kreun e LDK-së: Abdixhiku do të bënte mirë të dorëhiqej
22/10/2026 - 12:40

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka konfirmuar se do të jetë kandidat për kryetar të LDK-së, në zgjedhjet e brendshme që pritet të mbahen vitin e ardhshëm I...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Haxhiu “zbulon” garën mes dy kandidatëve për kryetar të PDK-së

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “Denta Care” e Adonis Bujupit u zbulua duke ofruar shërbime ‘filler’ pa licencim, dokumentet zbulojnë mospërputhje në raportimin e Inspektoratit

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Shtesat për fëmijë në shtator, ja sa ishte numri i përfituesve

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Gani Geci përfundon në spitalin e Pejës, ja arsyeja!

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë