Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

GAP: Minimal përmbushja e premtimeve të kryetarëve të komunave – progres në shëndetësi, ngecje në infrastrukturë

27/09/2024 - 11:30
në Lajme
A A
GAP: Minimal përmbushja e premtimeve të kryetarëve të komunave – progres në shëndetësi, ngecje në infrastrukturë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Instituti GAP ka prezantuar të dhënat mbi progresin e kryetarëve të komunave të Kosovës në përmbushjen e premtimeve zgjedhore deri në muajin qershor 2024, e ku sipas këtij publikimi nga këto premtime vetëm 42 për qind e tyre janë përmbushur.

Sipas raportit, përmbushja më e madhe e premtimeve është në fushën e shëndetësisë dhe administratës, ndërsa numri më i vogël i premtimeve të përmbushura është nga fusha e urbanizimit dhe infrastrukturës.

Blendi Hasaj nga ky Institut, ka thënë se në mandati aktual karakterizohet me një numër shumë më të lartë të premtimeve krahasuar me mandate me të hershme, me gjithsej 1816 premtime.

Sipas tij, problematikë në këtë fazë është se ende nuk ka filluar puna nga kryetarët dhe stafi i tyre për përmbushjen e 421 premtimeve.

“Mandati aktual karakterizohet me një numër shumë më të lartë të premtimeve krahasuara me mandate me të hershme. Në mandatin aktual të kryetarëve të komunave kemi të identifikuar 1816 premtime, pra është dyfishuar numri i premtimeve nga kandidatë për kryetar. Ajo çfarë dallohet në vlerësimin e tanishëm, të tretin me radhë dhe të parafundit për këtë mandat që po hymë, është bërë një progres evident nga viti i kaluar, është bërë një progres evident, nga viti i kaluar, pra krahasuar me vlerësimin e fundit të cilin e kemi bërë, i kemi tani më shumë se 300 premtime shtesë që tani janë përmbushur. Mirëpo një vlerësim tjetër ka mbetur ndoshta pak më problematikë në këtë fazë është se ende nuk ka filluar puna nga kryetarët dhe stafi për 421 premtime, i kemi rreth 421 premtime që ende nuk kanë filluar ndonëse e dimë që kanë mbetur kohë edhe një vit deri sa atyre të ju përfundoj mandati”, ka thënë Hasaj.

Bekim Salihu, nga ky Institut ka thënë se nga mbi 1800 premtimet e dhëna nga kryetrët e komunave, vetëm 42 për qind e tyre janë realizuar.

“Nga 1 mijë e 816 premtime që kryetarët e komunave kanë dhënë në fushatën e kaluar zgjedhore, 42 për qind e tyre janë përmbushur, 17 për qind konsiderohen gjysmë të përmbushura, 18 për qind të premtimeve janë të filluara, ndërkaq 23 për qind e premtimeve akoma nuk ka ndonjë nismë në përmbushjen e tyre. Shprehur numerikisht 765 premtime janë përmbushur, 304 premtime konsiderohen gjysmë të përmbushura, 326 premtime konsiderohen të filluara apo është hasur ndonjë nismë konkretë në përmbushjen e tyre, ndërkaq 421 premtime akoma nuk ka asnjë nismë në përmbushje, që nënkupton që këto premtime konsiderohen si premtime që nuk kanë filluar”, ka thënë ai.

Ai me këtë rast ka paraqitur edhe përqindjet e përmbushjes se premtimeve në fushat e caktuara, duke shtuar se përmbushja më e madhe e premtimeve është në fushën e shëndetësisë dhe administratës, ndërsa numri më i vogël i premtimeve të përmbushura është nga fusha e urbanizimit dhe infrastrukturës.

“Shikuar sipas fushave përqindja në përmbushjen e premtimeve është: Administratë 66 për qind, Arsim 54 për qind, Bujqësi 50 për qind, Ekonomi 52 për qind, Infrastrukturë 20 për qind, Kulturë 45 për qind, Shëndetësi 66 për qind, Shërbime Publike 25 për qind, Sociale 50 për qind, Sport 36 për qind, Urbanizëm 27 për qind. Bazuar në këto përqindje, rezulton se, ndryshe nga vitet e mëparshme ku kryesisht ka dominuar përmbushja e premtimeve në fushën e shëndetësie dhe administratës. Në këto dy fusha janë dhënë premtime si rritja e transparencës gjatë vendimmarrjes, publikimi i akteve komunale, përfshirja e grave në pozita udhëheqëse, respektimi i procedurave ligjore gjatë rekrutimeve në vende të shpallura të punës, si dhe përshpejtimi dhe digjitalizim i shkresave zyrtare”.

“Në fushën e shëndetësisë, natyra e premtimeve lidhet me rritjen e orarit të ofrimit të shërbimeve shëndetësore, modernizimin e pajisjeve, cilësinë dhe përgjegjësinë gjatë ofrimit të shërbimeve, kontrollet specifike mjekësore për raste dhe kategori të caktuara, e deri te premtimet për përmirësim të kushteve të punës dhe shërbimeve në ambientet e shëndetësisë primare. Ndërsa numri më i vogël i premtimeve të përmbushura është nga fusha e urbanizimit dhe infrastrukturës”, ka thënë ai.

Përmes vlerësimit të premtimeve zgjedhore, Instituti GAP thotë se ka për qëllim që t’i mbajë përgjegjës kryetarët e zgjedhur për premtimet e dhëna. GAP ka monitoruar nivelin e përmbushjes së premtimeve në 27 nga 38 komunat.

Ky është vlerësimi i parafundit i Institutit GAP (i treti) për këtë mandat, i cili është bërë në bashkëpunim edhe me organizatat lokale. Vlerësimi i fundit do të bëhet në prag të përfundimit të mandatit katërvjeçar.

Ky aktivitet është mbështetur nga Helvetas/projekti DEMOS, bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, Zvicra dhe Suedia./EO/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë