Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti, nga zemra e demokracisë në botë, sulmon mediat në Kosovë

27/09/2024 - 22:06
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti, nga zemra e demokracisë në botë, sulmon mediat në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri Albin Kurti ka zgjedhur të sulmoj mediat në Kosovë si dhe “regjimin e vjetër” gjatë vizitës së tij në Nju Jork në javën e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

Në fjalimin e tij në Presidiumin vjetor të Internacionales Socialiste, Kurti ka thënë se regjimi i vjetër ka humbur fuqinë e vet politike dhe shton se po frikësohen nga Byroja për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Ai sulmoi edhe mediat duke thënë se regjimi i vjetër ‘duke shpërndarë para tek media të caktuara online po krijojnë shumë lajme të rreme e dezinformata.

“Regjimi i vjetër ka humbur fuqinë e vet politike, por jo edhe paratë e tyre të pista. Të frikësuar nga Byroja për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, që është në proces të bërjes, ata synojnë të frikësojnë edhe të tjerët po ashtu, duke shpërndarë para tek media të caktuara online që krijojnë shumë lajme të rreme e dezinformata. Kështu, kur ne problematizojmë çështjen e lajmeve të rreme e dezinformatave, ndoshta është mirë të ndjekim edhe udhëzimin e vlefshëm amerikan ‘’me i ndjekë paratë’’, për shkak se këta që krijojnë lajme të rreme e dezinformata, nuk e bëjnë këtë në baza vullnetare. Dikush, diku, disi i paguan për këtë, dhe kjo përbën aktivitet kriminal e illegal të cilin ne, si shtete socialiste e socialdemokrate, duhet ta ndjekim”, tha Kurti.

Fjalimi i plotë i kryeministrit Albin Kurti:

I nderuar kryeministër, Pedro Sanchez,

Të nderuar miq, shokë e kolegë,

Dhjetorin e kaluar shënuam 75 vjetorin e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut ndërsa vitin e ardhshëm festojmë 80 vjetorin e mbarimit të Luftës së Dytë Botërore. Këmbëngulja në të drejtat e njeriut për dinjitet dhe paqe është e rëndësishme për shekullin tonë të 21-të, jo më pak se që ka qenë në shekullin 20-të.

Kam përshtypjen që pabarazia shoqërore, ndryshimet klimatike dhe kërcënimet e sigurisë janë tri çështjet më të ndezura sot në botë. Autokratët nuk mund të zgjidhin asnjërën nga to. Në fakt, ata po i përkeqësojnë që të trija.

Vlerat tona socialiste e socialdemokrate – të rrënjosura në solidaritet, barazi dhe prosperitet – janë më relevante se kurrë.

Për tri vjet e gjysmë, kam pasur nderin që të shërbej si kryeministër i Republikës së Kosovës. Qeveria jonë ka pasur privilegjin dhe përgjegjësinë për kthimin e idealeve në program, projekte e veprim, të përpilimit të politikave për çrrënjosje të varfërisë, për efiçiencë dhe përballueshmëri të faturave të energjisë, rritje të mirëqenies së përgjithshme shoqërore, trefishim të subvencioneve për fermerë, edukim publik falas për të gjithë dhe një rritje prej 150% të listës së barnave esenciale. Në anën tjetër, nuk ka më grupe apo individë në Kosovë që mund të sfidojnë republikën tonë demokratike. Nuk kemi burime të brendshme destabilizuese apo që kërcënojnë sigurinë e që agjensitë tona të sigurisë nuk mund ta menaxhojnë apo kontrollojnë.

Regjimi i vjetër ka humbur fuqinë e vet politike, por jo edhe paratë e tyre të pista. Të frikësuar nga Byroja për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, që është në proces të bërjes, ata synojnë të frikësojnë edhe të tjerët po ashtu, duke shpërndarë para tek media të caktuara online që krijojnë shumë lajme të rreme e dezinformata. Kështu, kur ne problematizojmë çështjen e lajmeve të rreme e dezinformatave, ndoshta është mirë të ndjekim edhe udhëzimin e vlefshëm amerikan ‘’me i ndjekë paratë’’, për shkak se këta që krijojnë lajme të rreme e dezinformata, nuk e bëjnë këtë në baza vullnetare. Dikush, diku, disi i paguan për këtë, dhe kjo përbën aktivitet kriminal e illegal të cilin ne, si shtete socialiste e socialdemokrate, duhet ta ndjekim.

Vendi im është një demokraci dhe një ekonomi në rritje. Si qeveri socialdemokrate, ne jemi veçanërisht të përkushtuar në fuqizimin e grave dhe të rinjve. Ne kemi prezantuar një sërë masash dhe kemi garantuar bursa, duke sjellë kështu përmirësim të theksuar në lidhjen e tregut të punës me edukimin profesional dhe rritjen e pavarësisë financiare.

Siç e dimë, shembuj të ndryshëm lokal e kombëtarë mund të inspirojnë njerëzit dhe qeveritë në një shkallë kontinetale e globale, sidoqoftë, kjo merr më shumë kohë sesa e kundërta, do të thotë ndikimi në nivel lokal e kombëtar nga krizat globale e kontinetale. Kjo e bën veprimin kolektiv përmes ‘’një pakti për të ardhmen’’ esencial dhe urgjent. Ne nuk mundemi e as nuk duhet të përpiqemi të ndryshojmë historinë dhe gjeografinë, por ne mund të mësojmë nga e kaluara e njëri-tjetrit dhe të ndajmë përvojat në të tashmen. Ne jemi ata që bëhemi, prandaj e ardhmja është tash.

Në vend se të fajësojmë emigrantët dhe pakicat, ne duhet të kritikojmë ideologjitë ekstreme, ato dogmatike dhe vendimet e vogla politike.

Për mua shokë, kjo do të thotë se socialistët dhe socialdemokratët duhet të fitojnë debatin mbi debatin, debatin që përgjithësisht mungon mbi debatet që duhet t’i kemi. Prandaj, krahas me debatin se në cilën luftë duhet të përfshihemi, ne duhet të kemi një luftë mbi vërtetësinë e debateve. Studentët, gratë, punëtorët dhe diaspora janë katër kategori shoqërore që besoj se duhet t’i prioritizojmë.

Në fund, më lejoni t’iu falenderoj për punën e madhe që bëni në vendet tuaja, regjionalisht e globalisht, dhe le të vëmë në zbatim sa më shumë solidaritet që është e mundur dhe le të fitojmë në mënyrën e vetme të mundshme: së bashku!

Faleminderit!

JU REKOMANDOJMË

Çfarë ndodh tani me Ligjin për Specialen pasi presidentja e riktheu në Kuvend?

OVL-UÇK pas protestës: Faleminderit, shqiptarë!
22/10/2026 - 19:18

U miratua me nguti dhe nën presion, por presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula e riktheu Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, me kërkesën e...

Më shumëDetails

Avokati Bajraktari shpjegon procedurat pas kthimit në Kuvend të Ligjit për Specialen

Avokati Bajraktari shpjegon procedurat pas kthimit në Kuvend të Ligjit për Specialen
22/10/2026 - 18:52

Reagime të shumta ka nxitur kthimi në Kuvend për rishqyrtim të Ligjit për Specialen. Lidhur me këtë, ka reaguar edhe avokati Ardian Bajraktari, i cili ka shpjeguar procedurat...

Më shumëDetails

Haradinaj për kthimin e Ligjit për Specialen: Turp i madh dhe goditje e rëndë për Kosovën

Haradinaj nga Krusha e Madhe: Siguria është jetike, duhet ta mbajmë fort me Amerikën që të mos na përsëritet historia
22/10/2026 - 18:30

Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas kthimit në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke e cilësuar këtë veprim si...

Më shumëDetails

Rikthimi i Ligjit për Specialen në Kuvend, Bekim Haxhiu kërkon dorëheqjen e Kryesisë së PDK-së: Nuk mund të luhet me fatin e ish krerëve të UÇK-së

Rikthimi i Ligjit për Specialen në Kuvend, Bekim Haxhiu kërkon dorëheqjen e Kryesisë së PDK-së: Nuk mund të luhet me fatin e ish krerëve të UÇK-së
22/10/2026 - 18:29

Pas kërkesës së grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës drejtuar presidentes së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, për kthimin në Kuvend për rishqyrtim të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin...

Më shumëDetails

Pas kërkesës së PDK’së, Presidentja e kthen ligjin për Specialen në Kuvend

Presidentja Shiroka-Pula pret senatorët amerikanë, iu ndan mirënjohje për kontributin ndaj Kosovës
22/10/2026 - 18:24

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë vendim për kthimin në rishqyrtim në Kuvendin e Republikës së Kosovës të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e...

Më shumëDetails

Kthimi i Ligjit në Kuvend, reagon ashpër Lumir Abdixhiku

Abdixhiku: Në Prishtinë jemi rikthyer si parti e parë pas 12 vitesh veç me punë
22/10/2026 - 18:17

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas kthimit të ligjit, duke kritikuar gjuhën dhe akuzat e drejtuara ndaj partisë që ai udhëheq. Abdixhiku...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Haxhiu “zbulon” garën mes dy kandidatëve për kryetar të PDK-së

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Sukses i madh i AKI-së | Pas punës së Inetligjencës, Prokuroria, policia dhe Dogana me kontrolle në veri, sekuestrohen mallra të kontrabanduara në vlerë mbi 200 mijë euro dhe 22 automjete

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Ish-shefi i stafit të Osmanit si presidente flet për një sondazh të freskët: LDK e AAK nën 10 %, PDK e VV s’kanë lëvizur

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Shtesat për fëmijë në shtator, ja sa ishte numri i përfituesve

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë