
As ndeshja e mbrëmshme që u zhvillua në Pejë mes klubit të basketbollit Peja dhe atij Trepça nuk shkoi pa telashe. Policia ka arrestuar një tifoz, i cili dyshohet se ka kryer veprime të kundërligjshme gjatë lojës që u zhvillua në orët e mbrëmjes, raporton Gazeta Sinjali.
Siç mëson Sinjali, i dyshuari që u arrestua është A.T., 25-vjeçar, i cili edhe pasi u dërgua në stacion policor nga njësia policore, vazhdoi të kishte sjellje arrogante.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se derisa po kryheshin procedurave nevojshme në stacion policor, i riu ën një moment ka deklaruar se bashkëshortja e tij “ka me ma pa sherrin”.
Si rezultat i veprimeve të tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i njëjti të dërgohet në ndalim policor në kohëzgjatje prej 48 orësh, si i dyshuar për veprën penale “kanosje”.












