Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Punëtorët e sektorit publik pa rroga, avokati kosovar sugjeron zgjidhje me 3 hapa për Qeverinë e Kosovës

01/10/2024 - 15:02
në Lajme
A A
Punëtorët e sektorit publik pa rroga, avokati kosovar sugjeron zgjidhje me 3 hapa për Qeverinë e Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shumë dikastere të rëndësishëm në kuadër të Qeverisë së Kosovës janë duke funksionuar me ushtrues detyre prej kohësh. Një nga ta është edhe institucioni i Thesarit të Shtetit, që ka qenë me ushtrues detyre. Pasi kjo pozitë kishte mbetur vakante, Ministria e Financave s’ka arritur që të ekzekutojë pagat për mësuesit e shërbyesit civil.

Avokati kosovar, Faton Fetahu, i cili ka ndihmuar edhe Partinë Demokratike të Kosovës në disa raste në Gjykatën Kushtetuese ka dhënë një zgjidhje për këtë ngërç institucional.

Fetahu ka thënë se duhet të mbahet një mbledhje urgjente e Qeverisë së Kosovës për të marrë vendim për transferimin e përkohshëm të një zyrtari të nivelit të lartë drejtues në pozitën e Drejtorit të Thesarit.

Pas kësaj, Ushtruesi i Detyrës së Thesarit duhet të ushtrojë efektivisht detyrën dhe të sigurojë në afatin sa më të shpejt kohor ekzekutimin e pagave në sektorin publik dhe të gjitha pagesat që dervijonë nga ushtrimi i veprimtarive publike e shtetërore.

Si pikë të tretë për dalje nga kriza, Fetahu shkruan se Qeveria dhe ministritë përkatëse zëvendësojnë pozitat e mbetura vakante me zyrtarë të transferuar përkohësisht dhe më pas sigurohen që pozitat e zyrtarëve ku janë realizuar trasnferet përkohëshisht më pas plotësohen në pajtim me ligjet në fuqi./Express

Postimi i plotë i Fetahut:

NJË ZGJIDHJE NË VEND TË KRITIKËS PËR PROBLEMIN E KRIJUAR!

Nuk ka nevojë të theksojmë e as të konstatojmë paaftësinë e qeverisë për të gjetur një zgjidhje ligjore për të adresuar kërkesën e qartë të ligjit në fuqi për Zyrtarët Publik, që në periudhën prej 1 viti nga hyrja e tij në fuqi (25 shtator 2023) të zhvilloj procedurat e rekrutimit dhe të emëroj të gjithë zyrtarët publik të cilët kanë ushtruar pozitat vakante në kuadër të qeverisë dhe institucioneve të tjera.

Dhe njëra nga këto pozita e cila ka qenë duke u ushtruar me Ushtrues Detyre është edhe pozita e Drejtorit të Thesarit, pozitë e cila është vendimtare për të ekzekutuar pagat dhe pagesat e tjera në kuadër të të gjithë veprimtarisë administrative shtetërore dhe publike. Në këto rrethana, përtej praktikës qeveritare që pozitat e rëndësishme në sektorin publik të funksionojnë me “Ushtrues Detyre”, pozita e Drejtorit të Thesarit për shkak të peshës dhe rëndësisë së saj nuk mund të mbetet vakante për as një ditë të vetme.

Prandaj, duke vlerësuar qartë dhe drejtë kërkesën ligjore të nenit 35 të ligjit në fuqi për Zyrtarët Publik, i cili shprehimisht përcakton që pozitat e lira nuk mund të zëvendësohen me “ushtrues detyre” për një periudhë më të gjatë se një vit, dhe duke marrë parasysh përcaktimin shprehimor të par. 5 të këtij neni që konsideron se është i paligjshëm çdo vendim i marrë nga ushtruesi i detyrës pas kalimit të afatit një vjeçar, si dhe me qëllim që të parandalohet çfardo vendimarrje e paligjshme, e cila do të kishte për pasojë edhe përgjegjësinë penale në formën e keqpërdorimit të detyrës zyrtare, propozojmë zgjidhjen si në vijim:

1.    Sot Qeveria e Republikës së Kosovës të mbajë mbledhje urgjente në të cilën do të marrë vendim për transferimin e përkohshëm (deri në 6 muaj) të një zyrtari të nivelit të lartë drejtues, në pozitën e Drejtorit të Thesarit, në bazë të nenit 63, par. 1 të Ligjit për Zyrtarët Publik (për shembull transferimin e një Sekretari të Përgjithshëm të një ministrie);

2.    Ushtruesi i detyrës i Drejtorit të Thesarit nga pika 1 e propozimit, të ushtrojë efektivisht detyrën përkatëse dhe të sigurojë në afatin sa më të shkurtër kohor që të ekzekutoj urgjentisht pagat në sektorin publik dhe të procedojë të gjitha pagesat që derivojnë nga ushtrimi i veprimtarive publike dhe shtetërore;

3.    Qeveria e Republikës së Kosovës dhe ministritë përkatëse, duke përfshirë agjencitë ekzekutive të zëvendësojnë pozitat e mbetura vakante me zyrtarë të transferuar përkohësisht dhe të sigurohen që pozitat e zyrtarëve ku janë realizuar transferet e përkohëshme të rekrutohen në pajtim me legjislacionin në fuqi;

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë