Petrit Selimi, analist dhe dikur zëvendësministër i Punëve të Jashtme, ka folur në lidhje me partneritetin civil të seksit të njëjtë, i cili parashihej me projektkodin civil të Qeverisë Kurti, që nuk u votua në Kuvend.
Sipas Selimit, ky partneritet civil do të lejohet “ose e kod civil, ose me gjykatë”.
“Partneriteti civil patjeter se do te lejohet ne Kosove. Ose me Kod Civil, ose me gjykate, the kjo s’eshte çeshtje e mendimeve, tradites. Kjo është çeshtje e Kushtetutes e cila pa ambiguitet dhe në forme eksplicite e thotë që diskriminimi nuk lejohet në bazë te orientimit seksual” – ka shkruar Selimi.