Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pas raportimeve se Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka shitur prona me çmim prej vetëm katër eurosh për metër katror, duke drejtuar kritika ndaj Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).
Bajrami ka rikujtuar premtimet që, sipas saj, LVV-ja kishte bërë para ardhjes në pushtet lidhur me funksionimin e AKP-së, duke akuzuar partinë në pushtet për mospërmbushjen e tyre.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Veç shihni çfarë bëjnë.
A e dini me çfarë premtimeve kanë ardhë në pushtet. A e dini çfarë thoshin për AKP-në?
Këta edhe tenderin e hoqën, direkt me negociim.
”Nuk jemi të varfër jemi të vjedhur” thoshin.
Tani pas 6 viteve të LVV-së në pushtet jemi edhe të varfër edhe të vjedhur.
Këto janë arsyet pse rreth 45 mijë qytetarë po ikin nga vendi çdo vit.
Përgjegjësi!















