Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Policia shpërblen me 1.1 milionë euro tender pronarin e kompanisë që u akuzua për kequshqyerje të FSK’së

04/10/2024 - 14:31
në Kryesore, Lajme
A A
Policia shpërblen me 1.1 milionë euro tender pronarin e kompanisë që u akuzua për kequshqyerje të FSK’së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Institucionet publike asesi të shkëputen nga firmat e Ragip Mustafës. Përkundër se biznesmeni që konsiderohet i afërt me LDK’në u akuzua për cilësi të dobët të ushqimit që ofronte në FSK e QKUK, Policia e Kosovës i ka dhënë tender të ri. Atë për ndërtimin e objekteve të Stacionit të PK’së në Zubin Potok dhe Agjencisë për Regjistrim Civil.

Policia e Kosovës me datë 4 tetor ka nënshkruar kontratë për ndërtimin e objekteve të Stacionit të Policisë së Kosovës dhe Agjencisë për Regjistrim Civil (ARC) në Zubin Potok.

Kompanitë fituese të këtij tenderi janë “Beni Com” Sh.P.K. dhe “Olti Trasing” Sh.P.K..

Vlera e përgjithshme e kontratës së dhënë është 1.1 milionë euro.

Ky tender ka për qëllim punët e ndërtimit të stacionit policor, një projekt i rëndësishëm për infrastrukturën e sigurisë në këtë pjesë të Kosovës, veçanërisht, duke pasur parasysh rëndësinë strategjike të Zubin Potokut, një zonë në veri të Kosovës me sfida të ndjeshme të sigurisë.

Njëra kompani fituese e tenderit për ndërtimin e Stacionit Policor në Zubin Potok, dhe ndërtimin e objektit të Agjencisë për Regjistrim Civil është në pronësinë e biznesmenit Ragip Mustafa, një person tradicionalisht i lidhur me LDK-në.

Bëhet fjalë për kompaninë “Olti Trasing Sh.P.K”.

Sipas të dhënave në ARBK, Ragip Mustafa është pronar/aksionar i kompanisë “Olti Trasing shpk”, pra kompania fituese.

Ragip Mustafa është një afarist nga Podujeva, i fuqizuar kryesisht përmes tenderëve publikë.

Shpeshherë emri i Ragip Mustafës në të kaluarën është lidhur me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe njerëzit e pushtetshëm të saj.

Ndryshe, Ragip Mustafa, është pronar edhe i kompanisë “Beni Dona Plast”, e cila ndër vite u kritikua për cilësinë e ushqimit, të cilën e ofruan për institucione të ndryshme në vend.

Që nga viti 2021, “Beni Dona Plast” është vendosur nën hetime nga Prokuroria e Shtetit në dy raste.

Rasti i parë është në vitin 2021 iniciuar nën dyshimin për falsifikimin e certifikatave ISO në dosjen e tenderit për furnizimin me ushqim të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte konfirmuar ndërmarrjen e veprimeve hetimore ndaj kompanisë “Beni Dona Plast”, lidhur me rastin e tenderit të vlefshëm mbi 8 milionë euro në Ministrinë e Mbrojtjes.

Derisa në OSHP po zhvilloheshin beteja në mes të kompanive për ta fituar kontratën 9-milionëshe të Ministrisë së Forcës së Sigurisë, në lidhje me dyshimet për falsifikim të ISO certifikatave të ofruara nga “Beni Dona Plast”, Task-Forca Anti-korrupsion e Policisë së Kosovës, kishte filluar të grumbullonte informacione për të verifikuar validitetin e tyre, kishte raportuar Evropa e Lirë në vitin 2021.

Rasti i dytë për të cilin është denoncuar “Beni Dona Plast” ka të bëjë me dyshimet për shërbim të ushqimit me afat të skaduar për Njësitin Special të Policisë së Kosovës në në Kampin Belveder, në Lagjen e Bairit në Mitrovicë.

Ngjarja kishte ndodhur më 5 shtator të 2022.

Dyshimet për shërbimin e ushqimit me afat të skaduar për pjesëtarët e Njësisë Elite të Policisë së Kosovës i kishte raportuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh të datës 6 shtator, 2022.

Sipas raportit zyrtar të policisë, një aksion i bastisjes në kampin e Njësitit Special të Policisë në Mitrovicë, kishte ngjarë në ditën e denoncimit të rastit.

“Ankuesit kanë njoftuar se nga operatori i kontraktuar janë sjellë produkte me afat të skaduar. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë edhe inspektorët e AUVK-ut dhe, sipas ekzaminimeve të tyre, ushqimet nuk ruheshin sipas standardeve të parapara. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhej në raportin e Policisë./Insajderi.org

JU REKOMANDOJMË

Opinionisti Kujtim Zebica: Veprimi i Agim Veliut meriton respekt

Opinionisti Kujtim Zebica: Veprimi i Agim Veliut meriton respekt
12/05/2026 - 08:56

Opinionisti Kujtim Zebica ka komentuar vendimin e ish-kryetarit të Podujevës, Agim Veliu, për të refuzuar kandidaturën për deputet në listën e LDK-së, duke thënë se ky veprim meriton...

Më shumëDetails

Dëmtohet vetura zyrtare e një gjykatëseje në Prishtinë, rasti nën hetime

Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
12/05/2026 - 08:53

Një gjykatëse ka raportuar në polici se vetura e saj zyrtare është dëmtuar nga një person i panjohur në Prishtinë. “Viktima femër kosovare (gjykatëse), ka raportuar se një...

Më shumëDetails

“Limaj po e paguan faturën e protagonistit gjatë bllokadës në vitin 2025“

Vetëvendosja i reagon Limajt: Me kushtëzime nuk ecet përpara
12/05/2026 - 08:44

Kryesia e PDK-së ka vendosur që Fatmir Limaj mos të përfshihet në listën e kësaj partie për deputetë. Për këtë, analisti Dibran Hoxha ka thënë në “Pressing” të...

Më shumëDetails

Ramadani: Qeverinë Kurti e ka penguar veç vetja dhe inati ndaj njerëzve

Ramadani: Zgjedhjet në Serbi kanë treguar se “rrjeti nacionalist” në këtë vend vazhdon të gëzojë mbështetje të madhe
12/05/2026 - 08:32

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Burim Ramadani ka deklaruar se Qeverinë Kurti e ka penguar, siç tha ai, vetëm vetja dhe inatet. Mbrëmë, në “Edicionin Special”...

Më shumëDetails

Vazhdon seanca ndaj Thaçit dhe të tjerëve kundër administrimit të drejtësisë

Vazhdon seanca ndaj Thaçit dhe të tjerëve kundër administrimit të drejtësisë
12/05/2026 - 08:29

Me fillim nga ora 09:30, në Gjykatën Speciale në Hagë do të vazhdojë seanca në çështjen Thaçi dhe të tjerët që lidhen me akuzat për vepra kundër administrimit...

Më shumëDetails

Xhevahir Geci heq dorë nga kandidimi për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit

Xhevahir Geci heq dorë nga kandidimi për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit
12/05/2026 - 00:10

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), gjenerali Xhevahir Geci, ka vendosur të mos kandidojë për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit. Geci, ditë më parë, ka vizituar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Reduktimet, Ymeri: KEDS nuk ka porositur rrymë më kohë, rrjeti energjetik është në prag të kolapsit total

    Nuk ishte në tubimin ku u prezantua Osmani si bartëse e listës, Janina Ymeri zbulon a ka përçarje në LDK

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Gjyqi i dytë në Hagë: Helen Fraser i përgjigjet mbrojtjes së Thaçit

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • LDK-së i del afati në prag të fushatës, ueb-faqja zyrtare e partisë hidhet në shitje online

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Mashtrimi me toka që iu bë pronarit të Spitalit Aloka, arrestohet një shtetas i Serbisë

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Veç dy anëtarë të Kryesisë ishin pro, Mërgim Lushtaku dhe Kurtan Kajtazi, të tjerët ishin kundër”, Blerim Latifi për diskutimet e PDK-së për Limajn

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë