Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka zhvilluar takime me qytetarët në kuadër të punëtorive të mbajtura në disa qytete të Kosovës, shkruan Veriu.info.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se puna ekipore me qytetarë të profesioneve të ndryshme, përvoja dhe idetë e tyre të vlefshme, po e pasurojnë programin tim.
Postimi i plotë:
Atmosferë e mrekullueshme në punëtoritë që po i mbajmë nëpër qytetet e Kosovës, ku pikëpamjet e ndryshme dominojnë, por qëllimi është gjithnjë i njëjtë për ta bërë Kosovën më të mirë.
Puna ekipore me qytetarë të profesioneve të ndryshme, përvoja dhe idetë e tyre të vlefshme, po e pasurojnë programin tim. Ne po krijojmë platformë të përbashkët, që rrit mirëqenien dhe punësimin e qytetarëve, zhvillon ekonominë, avancon kujdesin shëndetësor dhe përmirëson shërbimet publike.
Ju falënderoj të gjithëve për përkrahjen, angazhimin dhe idetë tuaja!