Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haradinaj: Për katër vite mbi 211 mijë persona kanë braktisur Kosovën, Qeveria vazhdon me sjellje të papërgjegjshme

05/10/2024 - 14:16
në Kryesore, Lajme
A A
Vizita e Burns në Kosovë, Haradinaj: Nder i madh për Kosovën dhe lajm i mirë për sigurinë tonë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se në katër vitet e fundit, 211 mijë e 789 persona kanë braktisur Kosovës.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, është shprehur se shumë shpejt doli në pah mashtrimi i madh i pushtetit, dhe sipas tij kjo i shtyu njerëzit që zgjedhjen e problemeve ekonomike ta kërkojnë në rrugët e botës.

“211.789 persona e kanë braktisur Kosovën veç këto katër vitet e fundit. Mashtrimi i ndryshimit të madh të pushtetit shumë shpejt doli në pah dhe kjo i shtyri njerëzit që në masë të madhe dhe heshturazi zgjidhjen e problemeve ekonomike ta kërkojnë në rrugët e botës.” – ka shkruar Haradinaj.

Duke u shprehur se është e drejtë njerëzore e drejta për një jetë më të mirë, Haradinaj ka thënë se Kosova nuk ka problem migrimi por ka problem dyndjeje të popullatës.

“Të mos keqkuptohemi, gjithmonë ka pasur dhe do të ketë migrim nga vendet e Ballkanit, pra edhe nga Kosova për në vendet perëndimore. Është e drejtë njerëzore e drejta për një jetë më të mirë. Megjithatë, ajo çka po ndodhë në Kosovë në këto katër vite nuk është më vetëm migrim, por ky fenomen po merr karakter të dyndjes. Kosova nuk ka problem migrimi por ka problem dyndjeje të popullatës.” – kashkruar ai.

Në fund Haradinaj ka thënë se qe katër vjet Kosova ka regres ekonomik e assesi progres, dhe sipas tij Qeveria vazhdon sjelljen e papërgjegjshme.

“Qe katër vjet Kosova ka regres ekonomik e assesi progres. Pagat e njëjta, çmimet e larta, perspektiva zero. Qeveria vazhdon sjelljen e papërgjegjshme. Nuk e pranon problemin por e vazhdon mashtrimin se më shumë po kthehen se sa që po shkojnë e të gjithë e dimë se askush nuk po kthehet. Kjo qasje urgjent duhet të ndryshojë!” – ka përfunduar ai.

JU REKOMANDOJMË

Shitet parcela për 150 mijë euro me autorizim të falsifikuar, arrestohet një grua në Kosovë

Shitet parcela për 150 mijë euro me autorizim të falsifikuar, arrestohet një grua në Kosovë
21/10/2026 - 23:02

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetase të huaj, e dyshuar për mashtrim dhe legalizim të përmbajtjes së rreme, lidhur me shitjen e pronave në Kosovë. Sipas njoftimit...

Më shumëDetails

A ka aspirata për kryetar të PDK-së? Deklarohet Sami Lushtaku

Lushtaku: Veç një qeveri e drejtuar nga Albin Kurtoviq, bën një përjashtim të tillë ndaj Skenderajt
21/10/2026 - 22:52

Sami Lushtaku kryetari i Komunës së Skenderajt, ka deklaruar se nuk ka aspirata për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), pas dorëheqjes së Bedri Hamzës...

Më shumëDetails

Cakolli: Presidentja mund ta kthejë Ligjin për Specialen në Kuvend, por vetëm një herë

VV e çel fushatën një ditë para hapjes zyrtare, Cakolli: As KQZ-ja e as PZAP-ja s’mund të shqiptojnë gjoba e as ta mbikëqyrin
21/10/2026 - 22:35

Menaxheri i lartë në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), Eugen Cakolli, ka sqaruar kompetencat e presidentes për kthimin e ligjeve në Kuvend për rishqyrtim, duke theksuar se kjo...

Më shumëDetails

Haxhiu “zbulon” garën mes dy kandidatëve për kryetar të PDK-së

Baton Haxhiu: Specialja ia huqi me Blerim Shalën, edhe regjimi i Millosheviqit kur e mori në burg i dërgoi ftesë
21/10/2026 - 22:22

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Sipas tij, gara për drejtimin...

Më shumëDetails

Lladrovci për pasuesin e Hamzës: PDK-së i duhet një lider vendimmarrës, jo dikush që pyet të tjerët çfarë të bëjë

Lladrovci për pasuesin e Hamzës: PDK-së i duhet një lider vendimmarrës, jo dikush që pyet të tjerët çfarë të bëjë
21/10/2026 - 22:09

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka figura të afta që mund ta çojnë partinë përpara, por sipas tij, në krye...

Më shumëDetails

“4 euro metri katror”, Bajrami kritikon LVV-në për shitjen e pronave nga AKP-ja

Reagon Hykmete Bajrami: Zgjedhjet e brendshme janë zgjidhja, LDK-ja ka nevojë për reflektim të sinqertë
21/10/2026 - 21:50

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pas raportimeve se Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka shitur prona me çmim prej vetëm katër eurosh...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Denta Care” e Adonis Bujupit u zbulua duke ofruar shërbime ‘filler’ pa licencim, dokumentet zbulojnë mospërputhje në raportimin e Inspektoratit

    “Denta Care” e Adonis Bujupit u zbulua duke ofruar shërbime ‘filler’ pa licencim, dokumentet zbulojnë mospërputhje në raportimin e Inspektoratit

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Shtesat për fëmijë në shtator, ja sa ishte numri i përfituesve

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • “Shpifje, do të paditen” Pacolli flet pasi Peci e përmendi sërish për vr’asjen e Jusuf Gërvallës

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Gani Geci përfundon në spitalin e Pejës, ja arsyeja!

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë