Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Delegacioni i MCC-së nga Washington në vizitë tre ditore në Kosovë

22/05/2022 - 10:27
në Kryesore, Lajme
A A
Delegacioni i MCC-së nga Washington në vizitë tre ditore në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një delegacion i Millennium Challenge Corporation, i kryesuar nga zëvendëspresidentja e MCC-se, Alicia Mandeville, do të vizitojë Kosovën gjatë 22-24 maj.

Ata do të qëndrojnë në Prishtinë dhe Mitrovicë, ku do të vizitojnë nga apartamentet përfituese të Prishtina HeatSave, pastaj do të jenë prezent në ngjarjen që shënon përmbylljen e projektit ‘Women in Energy’, projekt ky që mundësoi që mbi 200 vajza dhe gra të kyçen në sektorin e energjisë përmes punës praktike me pagesë, dhjetëra vajza të studiojnë në fusha të energjisë, si dhe mbi 400 gra ndërmarrëse të rrisin bizneset e tyre përmes granteve për efiçiencë të energjisë.

Ndërkohë, do të marrin pjesë edhe në konferencën e donatorëve me temë “ubvencionet për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë”.

Ja agjenda:

22.05.2022

PRISHTINA HEATSAVE
Vizitë në një nga apartamentet përfituese të Prishtina HeatSave
E diel, 22 maj, 15:30, Bregu i Diellit, Zona Lindje, 11/4, Prishtinë
Delegacioni nga Uashingtoni, kryesuar nga Alicia Phillips Mandaville, viziton një familje Prishtinase në apartamentin e tyre, për të parë nga afër sistemin e tanishëm të ngrohjes. Në vizitë, prezent do të jetë edhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, përfaqësues nga Ngrohtorja Termokos, Drejtori Ekzekutiv i MFK-së dhe kontraktorët implementues të këtij projekti.

PRISHTINA STREET PARTY
Vizitë shtandit informues të Prishtina HeatSave
E diel, 22 maj, 16:45, Sheshi ‘Nëna Terezë’
Ngjarje e organizuar nga Komuna e Prishtinës, ku në mesin e aktiviteteve të ndryshme në sheshin Nëna Terezë, qytetarët e Prishtinës do të njoftohen në lidhje me projektin Prishtina HeatSave, që ka për synim modernizimin e sistemit të ngrohjes, si dhe instalimin e pajisjeve të sofistikuara të matjes së ngrohjes në shtëpitë e tyre. Kjo vizitë, përveç delegacionit nga Uashington, do të ndiqet edhe nga Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
GRATË NË ENERGJI
Ngjarja përmbyllëse e Programit ‘Gratë në Energji’

E hënë, 23 maj, 9:30, Kino Armata
Kjo ngjarje shënon përmbylljen e projektit ‘Women in Energy’, projekt ky që mundësoi që mbi 200 vajza dhe gra të kycen në sektorin e energjisë përmes punës praktike me pagesë, dhjetëra vajza të studiojnë në fusha të energjisë, si dhe mbi 400 gra ndërmarrëse të rrisin bizneset e tyre përmes granteve për efiçiencë të energjisë. Për këtë ngjarje të rëndësishme, do të na bashkohen Alicia Phillips Mandaville (Zëvendëspresidente, Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit, Uashington DC) dhe përfaqësues të institucioneve vendore, donatorë, media dhe aktivistë që kanë kontribuuar në adresimin e ceshtjes së inkuadrimit te gruas në energji dhe në sektorë ku dominon gjinia mashkullore.

Lansimi i librit “Gratë në Energji”, dokumentari televiziv që paraqet figura, ngjarje dhe programe që aktivitetet e përgjithshme të programit ‘’Gratë në Energji’’, panele diskutimi ‘’Gratë në Energji dhe në STEM’’; janë vetëm disa nga pikat e programit të përgatitur me rastin e përfundimit të aktiviteteve në kuadër të projektit.

CILËSIA E AJRIT NË KOSOVË
Vizitë në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK)
E hënë, 23 maj, 16:00, IHMK
Vizitë në IHMK, për të parë për së afërmi databazën e të dhënave të ajrit dhe stacionet e reja të monitorimit të ajrit, teknologji kjo e mbështetur nga MCC dhe MFK, si dhe për të diskutuar përpjekjet e përbashkëta drejt përmirësimit të kualitetit të ajrit në vend.
24.05.2022

SEEK / Subvencionet për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë
Konferenca me donatorë

E martë, 24 maj, 9:30, Sëiss Diamond Prishtina
Kjo konferencë me donatorë, do të mbledhë përfaqësues nga institucionet e Kosovës, organizata ndërkombëtare dhe vendore, për të diskutuar të arriturat e deritanishme të programit SEEK, si dhe për të diskutuar mundësitë e investimeve të tjera për rritjen e eficiencës së energjisë dhe zvogëlimit të konsumit të energjisë elektrike në sektorin residencial në Kosovë.

SEEK/ Rinovimet për Efiçiencë në Ndërtesa Banesore
Inaugurimi i renovimit të një prej ndërtesave, në Komunën e Mitrovicës
E martë, 24 maj, 15:30, Mitrovicë (Rr. Martirët e Kombit)
Delegacioni i MCC-së nga Uashington do të vizitojë një prej ndërtesave ku do të nisin punimet për rinovimin me masa të eficiencës së energjisë, si pjesë e projektit të MFK-së dhe MCC-së, SEEK/AER. Me këtë rast, Alicia Phillips Mandaville, Zëvendëspresidente e MCC-së, dhe Bedri Hamza, Kryetari i Komunës së Mitrovicës, do të mbajnë fjalë rasti.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë