Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Si u anulua pritja madhështore e kryeministrit Kurti në Amerikë nga zëvendësministrja Liza Gashi, flet Afrim Hoxha, aktivisti i Shoqatës Kosova Boston

22/05/2022 - 14:36
në Kryesore, Lajme
A A
Zhvillime dramatike: QUINT-i i dalin kundër Albin Kurtit për referendumin serb në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Afrim Hoxha aktivist shumë vjeçar i Lëvizjes Vetëvendosje si dhe aktivist 16-vjeçar i Shoqatës Kosova Boston në Amerikë, ka treguar se si u anulua pritja madhështore e kryeministrit Kurti në Amerikë, shkruan Veriu.info.

Sipas aktivistit Hoxha pritja madhështore që ishte planifikuar për kryeministrin u anulua pasi zëvendësministrja Liza Gashi e cila e injoroj Shoqatën Kosova në Boston duke vendosur në agjendën e saj vizitën me shoqatën MAAS-BESA nga Shqipëria.

“Zëvendës Ministrja Liza Gashi na tha se nuk ka kohë për takim me komunitet… Por në ndërkohë, ajo kishte përgatitur agjendën e vizitës me shoqatën MAAS-BESA nga Shqipëria, duke e injoruar plotësisht Shoqatën Kosova në Boston dhe duke e vendosur para aktit të kryer. Ne prap jemi munduar vazhdimisht dhe e kemi lutur Zv. Ministren Liza Gashi, që të bëhet vetëm një ndryshim në agjendë të vizitës, por nuk ka pranuar në asnjë mënyrë dhe vazhdimisht, në mënyrë tinzare dhe poshtëruese, e ka injoruar çdo tendencë që të na lejohet që të bëjmë pritje madhështore për Kryeministrin Kurti”, ka thënë Hoxha.

Tutje aktivisti Afrim Hoxha ka thënë se kryeministri Kurti nuk e meriton të ketë bashkëpunëtorë të tillë që e largojnë nga populli dhe pritja që iu bë Kurtit me 15-16 persona është një njollë tepër e madhe që nuk fshihet dot, dhe personi përgjegjës për këtë dështim duhet të japë përgjegjësi zyrtare dhe morale./Veriu.info

Postimi i plotë nga Afrim Hoxha:

Sqarim i domosdoshëm rreth vizitës së Kryeministrit Albin Kurti në Boston, për shkak se shumë persona po pyesin: Si është e mundur që Kryeministri Kurti të pritet vetëm nga 15-16 persona.
– – –
Shoqata Kosova në Boston dhe Grupi Punues i Vetëvendosjes, padyshim se kemi pasur në plan që të bëjmë pritje madhështore për Kryeministrin Kurti dhe me të dëgjuar për datën e ardhjes, menjëherë i kemi filluar planet dhe përgatitjet.
Por, çfarë ndodhi?

Zëvendës Ministrja Liza Gashi na tha se nuk ka kohë për takim me komunitet… Por në ndërkohë, ajo kishte përgatitur agjendën e vizitës me shoqatën MAAS-BESA nga Shqipëria, duke e injoruar plotësisht Shoqatën Kosova në Boston dhe duke e vendosur para aktit të kryer. Ne prap jemi munduar vazhdimisht dhe e kemi lutur Zv. Ministren Liza Gashi, që të bëhet vetëm një ndryshim në agjendë të vizitës, por nuk ka pranuar në asnjë mënyrë dhe vazhdimisht, në mënyrë tinzare dhe poshtëruese, e ka injoruar çdo tendencë që të na lejohet që të bëjmë pritje madhështore për Kryeministrin Kurti.

Po të ishte lejuar që Shoqata Kosova në Boston ta bënte organizimin, padyshim se mbi 500-600 persona do ta pritnin Kryeministrin Kurti në Boston, tamam ashtu siç e meriton.

Vlen të theksohet se, Shoqata Kosova në Boston, e ka mirëpritur Albin Kurtin në vitin 2012 në Boston, atëherë kur Albin Kurti nuk ishte në pushtet. Shoqata Kosova në Boston ka mirëpritur edhe deputetë, ministra dhe ish Presidenten Jahjaga, sa herë që kanë ardhur në Boston. Por kësaj here, në mënyrë tejet poshtëruese, Shoqata Kosova në Boston u injorua dhe u poshtërua nga Zv. Ministrja Liza Gashi.

Kjo se çfarë ka ndodhur, padyshim se është një njollë tepër e madhe që nuk fshihet dot, dhe personi përgjegjës për këtë dështim duhet të japë përgjegjësi zyrtare dhe morale. Kryeministri Kurti nuk e meriton të ketë bashkëpunëtorë të tillë që e largojnë nga populli.
– – – –
Si aktivist 16 vjeçar i Shoqatës Kosova Boston, qysh nga fillimi i Shoqatës në vitin 2006,
Po ashtu, si përkrahës dhe aktivist 14 vjeçar i Vetëvendosjes qysh nga viti 2008,
E kam për obligim moral ti sqaroj këto gjëra që kanë ndodhur në ditët e fundit.
Mos të harrojmë: “Lëvizja VETËVENDOSJE! është komunitet i njerëzve që refuzojnë të nënshtrohen”
Sinqerisht,
Afrim Hoxha

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë