Analisti Petrit Zogaj, ka kritikuar qeverinë Kurti, derisa ka thënë se ajo funksionon më shumë si bandë, ku sa më lart në hierarki, aq më pak përfshihesh direkt në “krime”.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Kurtin është problem me e zënë me letra, me nënshkrim apo vendim që është i përfshirë në afera korruptive të rrymës apo rezervave shtetërore.
Por, ai ka thënë se këto vendime nuk bëhen pa urdhrin e tij politik, teksa ka shtuar se Kurti duhet të përgjigjet e ndëshkohet për këto afera korruptive gjatë këtij mandati.
Postimi i tij i plotë:
Qeverisja e Kurtit funksionon shume si nje bande: sa me lart ne hierarki, aq me pak perfshihesh direkt ne “krime.” Kurtin shembull, e ke problem me e zene me letra, pra ne formen e ndonje nenshkrimi apo vendimi qe eshte i perfshire ne aferen korruptive te rrymes, te reservave shteterore apo edhe kete te fundit me shperlarjen e parave ne ministrine e Aliut. Kurti ka banditet e tij-Aliu, Krasniqin, Hajdarin, Hyseni etj, e banditet i kane varesit e tyre. Mirepo, pa urdherin politik te tij asgje nuk behet. Nese varesit e banditeve te Kurtit pergjigjen pra ligjit per aktivitetet kriminale giate kesaj qeverisje, Kurti do te duhej te pergjigjet e ndeshkohet politikisht per keto afera korruptive gjate ketij mandati qeverises.













