Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nis seanca fillestare ndaj tre të akuzuarve për sul’min terr’orist në Banjskë

09/10/2024 - 10:03
në Kryesore, Lajme
A A
Nis seanca fillestare ndaj tre të akuzuarve për sul’min terr’orist në Banjskë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, sot po mbahet seanca fillestare ndaj të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur më 11 shtator një aktakuzë ndaj 45 personave, të cilët akuzohen për terrorizëm, financim të terrorizmit dhe vepra të rënda penale, por vetëm tre prej tyre janë në dispozicion të organeve të drejtësisë: Vlladimir Tolliq, Bllagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq.

Ata janë arrestuar pas sulmit të armatosur në Banjskë, në veri të Kosovës, kur një grup i armatosur serb sulmoi Policinë e Kosovës dhe vrau policin, Afrim Bunjaku.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit, më pas, u vranë tre sulmues.

Përgjegjësinë për sulmin e shtatorit të vitit të kaluar e mori Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Besohet se ai, dhe shumica e pjesëtarëve të këtij grupi të armatosur, ndodhen në Serbi.

Seanca përgatitore ishte paraparë të mbahej më 25 shtator, por avokatët e të arrestuarve kërkuan shtyrje me arsyetimin se kishin marrë aktakuzën me vonesë dhe se u nevojitej kohë për t’u përgatitur.

Prokuroria, në anën tjetër, kërkoi që gjykimi të fillojë edhe për të akuzuarit që janë në arrati, gjë që u kundërshtua nga avokatët, duke theksuar se një gjë e tillë nuk e parashihet me ligjet e Kosovës.

Në fund, gjyqtari i rastit, Arben Hoti tha se do të kërkojë një opinion juridik nga Gjykata Supreme për interpretimin e Ligjit kur bëhet fjalë për gjykim në mungesë, dhe konstatoi se ka kushte për të gjykuar ata që ndodhen në paraburgim në Kosovë.

JU REKOMANDOJMË

CNN: Retorika gjithnjë e më e errët e Trumpit është tronditëse – madje edhe për të

CNN: Retorika gjithnjë e më e errët e Trumpit është tronditëse – madje edhe për të
21/10/2026 - 10:02

Donald Trump po luan një nga kartat e tij të fundit në garën për zgjedhjet e mesmandatit: frikën nga kolapsi i qytetërimit amerikan. Po ta dëgjosh presidentin, kërcënimi...

Më shumëDetails

PDK-ja mban konferencë për media

PDK-ja mban konferencë për media
21/10/2026 - 09:49

Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. Në njoftimin dërguar medieve nuk bëhet e ditur arsyeja e thirrjes së konferencës. Konferenca do të mbahet në orën 14:00,...

Më shumëDetails

Nga masakrat në Kosovë te Gjykata Speciale, përplasja e Konjufcës me Gjuriqin në OKB

Nga masakrat në Kosovë te Gjykata Speciale, përplasja e Konjufcës me Gjuriqin në OKB
21/10/2026 - 09:46

Me përplasje mes zëvendëskryeministrit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe ministrit të Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq u mbyll mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të...

Më shumëDetails

Vd’es tragji’kisht një person në fabrikën e tij në Skenderaj

Vd’es tragji’kisht një person në fabrikën e tij në Skenderaj
21/10/2026 - 09:22

Një incident i rëndë ka ndodhur në një vend-punishte në Skenderaj, ku ka ndërruar jetë një person. Raif Aliu nga fshati Likofc ndërroi jetë tragjikisht derisa po punonte...

Më shumëDetails

Rrustem Mustafa: Koalicioni VV-PDK mund t’i ofrojë stabilitet vendit

Rrustem Mustafa – Enver Maloku është dëshmor i UÇK-së
21/10/2026 - 09:12

Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa – Remi, ka folur për mundësinë e një koalicioni mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës. I pyetur  nëse Albin Kurti është...

Më shumëDetails

Francë, Belgjikë, Spanjë, Itali, Portugali dhe Shqipëri protesta të dhunshme – Pse po protestojnë të rinjtë në Evropë

Francë, Belgjikë, Spanjë, Itali, Portugali dhe Shqipëri protesta të dhunshme – Pse po protestojnë të rinjtë në Evropë
21/10/2026 - 09:04

Vala e protestave të nxënësve, studentëve dhe mbështetësve të tyre tashmë është shtrirë nga Franca, Belgjika, Italia, Portugalia, Spanja, Greqia dhe Austria deri në Shqipëri. Edhe në Gjermani,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali me ndrrim të foshnjës /MSh dërgon në Komision Disiplinor inspektoren që nuk e gjobiti “Spitalin Amerikan 2”

    Skandali me ndrrim të foshnjës /MSh dërgon në Komision Disiplinor inspektoren që nuk e gjobiti “Spitalin Amerikan 2”

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Sulmohet fizikisht mjeku kujdestar në Spitalin e Vushtrrisë

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “90 për qind ujë”, këta janë 12 personat që iu ngrit aktakuzë për mashtrimin me derivate të naftës, akuzohen se i shkaktuan shtetit mbi 4.6 milionë euro dëm

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Anëtari i organit të pavarur ia kthen deputetit të VV-së: “Po, jam me PDK-në dhe jam krenar”

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Arrestohet një person në Kçiq të Mitrovicës, në shtëpinë e tij i gjendet kokainë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë