Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandali me ndrrim të foshnjës /MSh dërgon në Komision Disiplinor inspektoren që nuk e gjobiti “Spitalin Amerikan 2”

20/10/2026 - 10:05
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Skandali me ndrrim të foshnjës /MSh dërgon në Komision Disiplinor inspektoren që nuk e gjobiti “Spitalin Amerikan 2”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Veriu.info më 16 tetor ka raportuar ekskluzivisht për Një ngjarje skandaloze ka ndodhur në “Spitali Amerikan 2” (American Hospital Kosova II) në Graçanicë, ku një foshnje e sapolindur është ngatërruar nga stafi mjekësor dhe nënës i është dorëzuar në shtrat një foshnje tjetër.

Skandal në Spitalin Amerikan 2 të Klodian Allajbeut: Nënës iu dorëzua foshnja e gabuar, zbulohet se infermierja ishte e palicencuar

“Në këtë hulumtim kemi raportuar edhe se si Spitalit Amerikan 2” nuk i është shqiptuar gjobë nga inspektorja shëndetësore e rastit, Vjollca Jusufi, përkundër konstatimit të kësaj shkelje të rëndë nga spitali i biznesmenit nga Shqipëria, Klodian Allajbeu.

Përmes një deklaratë për media, Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar si të vërtetë gjithë raportimin e Veriu.info, duke treguar se kanë marrë edhe masa ndaj inspektores së rastit.

“Inspektorja e rastit është referuar në Komisionin Disiplinor për shqyrtimin e shkeljes së dyshuar”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Skandal në Spitalin Amerikan 2 të Klodian Allajbeut: Nënës iu dorëzua foshnja e gabuar, zbulohet se infermierja ishte e palicencuar

Deklarata për media e Ministrisë së Shëndetësisë:

Në përgjigje të interesimit tuaj për rastin e foshnjave në Spitalin Amerikan 2 në Graçanicë, Ministria e Shëndetësisë, së bashku me Inspektoratin Shëndetësor, ju informon si vijon:

Inspektorati Shëndetësor ka inspektuar rastin e ndërrimit të foshnjave, të ndodhur më 18 mars 2026. Inspektimi ka evidentuar mangësi në procedurat e identifikimit dhe verifikimit të foshnjës gjatë dorëzimit te nëna.

Nga kontrolli i dokumentëve është konstatuar gjithashtu se infermierja, ndonëse posedon licencë të vlefshme pune, nuk ishte e deklaruar në sistemin e Departamentit të Licencimit dhe Akreditimit (DLA).

Pas shqyrtimit të mënyrës së trajtimit të rastit, janë evidentuar mangësi edhe në veprimet e zyrtarëve të Inspektoratit Shëndetësor. Për këtë, Kryeinspektori Shëndetësor ka ndërmarrë këto masa:

•     Inspektorja e rastit është referuar në Komisionin Disiplinor për shqyrtimin e shkeljes së dyshuar.
•     Zyrtarit të arkivit i është shqiptuar vërejtje me shkrim.
•     Përgjegjësit të Inspektoratit Shëndetësor i është shqiptuar vërejtje me gojë.

Ministria shpreh keqardhje për shqetësimin dhe pasigurinë e shkaktuar familjes së prekur. Institucionet përgjegjëse do të monitorojnë zbatimin e masave dhe rekomandimeve.

JU REKOMANDOJMË

Trumpi urdhëron hetime ndaj Grenellit

Trumpi urdhëron hetime ndaj Grenellit
20/10/2026 - 09:49

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka urdhëruar nisjen e hetimeve ndaj një prej ish-aleatëve të tij më të afërt, Richard Grenell. Siç ka shkruar mediumi “Axios”, në Shtëpinë e...

Më shumëDetails

Protesta, dhunë, shtetrrethim: Pse po rebelohet rinia e Europës?

Protesta, dhunë, shtetrrethim: Pse po rebelohet rinia e Europës?
20/10/2026 - 09:37

Karburant, ushqime të shtrenjta, qira të larta: Në Evropë po rritet kundërshtimi ndaj kostove gjithnjë e më të larta të jetesës dhe shkurtimeve në shkolla e universitete. Protestat...

Më shumëDetails

Tahiri i liston katër problemet kryesore të qytetarëve të Kosovës

Besnik Tahiri: Zgjedhjet janë të pashmangshme, përgjegjësia për humbjen e shpresës i takon paaftësisë së Kurtit
20/10/2026 - 09:20

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri i ka listuar sot katër problemet kryesore, me të cilat sipas tij, përballen qytetarët e Kosovës. Tahiri në një postim në Facebook shkruan...

Më shumëDetails

Rama: Protestat po shfrytëzohen për të destabilizuar vendin dhe për të frenuar negociatat me BE-në

“Pse po rezistoni, a keni frikë nga Administrata amerikane”, Rama për Corriere della Sera: S’kam frikë as nga ajo as nga turma
20/10/2026 - 09:05

Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat e ditëve të fundit gjatë një takimi me drejtuesit e gjimnazeve në Ministrinë e Arsimit, duke deklaruar se, sipas tij, ato po...

Më shumëDetails

Haradinaj: VV-ja po i sulmon Dautin e Saminë sepse nuk po i nënshtrohen

Haradinaj: VV-ja po i sulmon Dautin e Saminë sepse nuk po i nënshtrohen
20/10/2026 - 08:47

Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, i cili ka drejtuar akuza ndaj Daut Haradinajt dhe kryetarit të Skenderajt,...

Më shumëDetails

Rama merr sërish një gur në takimin me drejtorët e shkollave: Është objekti që ndan të drejtën e protestës nga ajo e shtetit

Rama merr sërish një gur në takimin me drejtorët e shkollave: Është objekti që ndan të drejtën e protestës nga ajo e shtetit
20/10/2026 - 08:36

Kryeministri Edi Rama ka marrë sërish me vete një gur gjatë takimit me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, dhe 25 drejtuesit e gjimnazeve të Tiranës, për të argumentuar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Muharremi demanton statistikat e Qeverisë për çmimin e rrymës: 37% më e shtrenjtë

    Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

    156 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Krahasoi protestat e Tiranës me kohën e luftës në Kosovë, Haradinaj e shanë me nënë Konomin

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Skandal në ordinancën “AL-DENT V” në Skenderaj: Pacienti gëlltit gjilpërën gjatë trajtimit stomatologjik

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

    492 Shpërndaje
    Shpërndaje 197 Tweet 123
  • Vazhdon konflikti i Elshanëve dhe Kelmendëve, therje me thika sot në qendër të Pejës

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë