Dega e PDK-së në Malishevë e ka shkarkuar Mirlinda Gashin nga pozita e shefes së asamblistëve në Kuvendin Komunal të Malishevës.
Në reagimin e kësaj dege janë përmendur arsyet e largimi të Gashit.
Aty thuhet se shkak për largimin e saj është publikimi i një fotografie me kryetarin e Nismës, Fatmirë Limaj.
Sipas reagimit, Limaj çdo ditë po mundohet ta dëmtojë PDK-në.
“Shkarkimi i Mirlinda Gashit nga pozita e shefës së grupit të asambleistëve të PDK-së dhe nga të gjitha funksionet në kryesinë e degës, erdhi për disa arsye: 1. Publikimi i fundit i fotos, ku prezente ishte edhe Mirlinda Gashi, bashkë me ata që u munduan e po mundohen çdo ditë ta dëmtojnë PDK-në, Fatmir Limaj e Isni Kilaj. 2. Mirlinda Gashi kohëve të fundit disa herë kishte patur takime të fshehta me përfaqësues të subjektit Nisma Socialdemokrate, për pazare e interesa personale; 3. Mirlinda Gashi në vazhdimësi ka bojkotuar takimet dhe aktivitetet e kryesisë së degës, duke treguar dilema të qëndrimit të saj në PDK”, është thënë në reagimin e PDK-së.












