
Një rast tragjik ka ndodhur sot pasdite në Mitrovicë, ku një fëmijë ka humbur jetën si pasojë e rënies në kanalin e Ibër Lepencit, raporton Veriu.info.
Burime të Veriu.info nga policia e Kosoves bëjnë të ditur se fëmija është i moshës 10-12 vjeçe, por që akoma nuk dihet saktë identiteti i tij.
Mësohet se policia ende nuk e di shkakun, si pasojë e të cilit humbi jetën fëmija sot pasdite.
Veriu.info do të ju mbajë të informuar për rastin. Qendroni me ne!












