Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

A është më e rrezikshme Lia e Majmunëve apo Covidi dhe kush duhet të paraqitet në Infektivë? Flet Infektologu Arben Vishaj

23/05/2022 - 09:18
në Kryesore, Lajme
A A
A është më e rrezikshme Lia e Majmunëve apo Covidi dhe kush duhet të paraqitet në Infektivë? Flet Infektologu Arben Vishaj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Akoma pa përfunduar pandemia Covid-19, bota po përballet me Linë e Majmunëve. Virusi i zakonshëm në Afrikën Qendrore dhe atë Perëndimore është shfaqur edhe në SHBA dhe Evropë. Por çfarë duhet të dinë qytetarët rreth këtij virusi dhe sa është i rrezikshëm? Për Gazetën Express flet Drejtori i Klinikës Infektive në QKUK, Arben Vishaj.

Infektologu Vishaj i këshillon qytetarët që të rrinë te qetë dhe të mos përjetojnë panikë sepse Lia e Majmunëve nuk përhapet sikur Covidi dhe nuk është sëmundje më e fuqishme se Covidi.

“Nuk është sikur Covidi, nuk përhapet sikur Covidi, mënyra e përhapjes nuk është e fuqishme sa Covidi. Për momentin nuk ka nevojë për panik ose situatë alarmante”, tha Vishaj të hënën për Gazetën Express.

Vishaj thekson se ky virus ka nisur të përhapet në Evropë e së fundmi edhe në Greqi dhe në këtë situatë përhapja e infeksionit mund të eksiztojë, prandaj sqaron se nëse dikush ka simptoma si: Lodhje, plogështi, paraqitje të ndryshimeve në lëkurë, të lajmërohen në Klinikën Infektive.

“Sëmundja e re e paraqitur tashmë Lia e Majmunëve ka raportimeve se në të vendet e Evropës janë regjistruar raste pozitive si në Gjermani, Francë, Belgjikë, Zvicër, Itali dhe së fundmi në Greqi. Kjo sëmundje është tipike për vendet e Afrikës, pjesës Qëndrore të Afrikës dhe asaj Perëndimore, kurse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropës nuk ka qenë karakteristikë prania e këtij infeksioni. Situata për momentin është e qetë dhe nuk ka nevojë që popullata e vendit tonë te këtë panik. Por, meqenëse në vendet e tjera përreth dhe në Evropë ka raste të tilla, mundësia e infeksionit mund të ekzistojë. Për këtë arsye të gjithë njerëzit që kanë pasur të dhëna që kanë shkuar në dy javët e fundit në Afrikë, në zonat endemike, duhet që ditëve në vijim kur të vijnë në Kosovë të kenë një kujdes më të shtuar. Nëqoftëse kanë simptoma siç janë lodhje, plogështi, paraqitje të ndryshimeve në lëkurë, të lajmërohen në Klinikën Infektive”, tha infektologu Vishaj për Gazetën Express.

Tutje, doktori tregon se a është vdekjeprurës ky virus?

“Kjo sëmundje është sëmundje infektive e cila bartet prej kafshës së infektuar te njeriu, nga produktet ose rënia në kontakt me kafshën e infektuar, por bartet edhe prej njeriut te njeriu. Shkallën e vdekshmërisë në bazë të të dhënave të literaturës e ka një në dhjetë të sëmurë, ose një në njëqind, ende nuk është mirë e definuar. Ne nuk kemi parë asnjëherë raste të tilla, nuk kemi trajtuar asnjëherë raste të tilla në Klinikën tonë, është shumë herët që të flitet për shkallën e vdekshmërisë”, tha infektologu.

Si trajtohet Lia e Mjamunëve dhe çfarë duhet të bëjë shteti i Kosovës në këtë situatë, përgjigjet infektologu Arben Vishaj.

Doktori vlerëson se situata nuk është e tillë që të vaksinohet popullësia.

“Vaksina ka një efekt në parandalim dhe trajtim adekuat meqenëse është e re. Situata nuk është e tillë që të vaksinohet popullata. Por jemi në një kohë kur informatat rrjedhin fuqishëm nga të gjitha mediat dhe një rritje e kujdesit në drejtim të mosrënies në kontakt me personat me të cilët kanë udhëtime nga pjesa qëndrore e Afrikës, ku ka prani të madhe të majmunevë, nëse kanë shenja klinike është mirë që ata persona ta marrin trajtimin adekuat”, tha Vishaj.

Në fund doktori Vishaj tha se qytetarët duhet të rrinë të qetë dhe se edhe kjo gjendje do të tejkalohet.

“Gjatë dy viteve ne kemi pas një situatë të rëndë, mbarë planetare dhe aspo kemi dal nga një traumë e përhapjes së infeksionit dhe frikës së humbjes së jetës. Të rinë te qëtë, të mos kenë frikë, nuk është sëmundje siç ishte Covidi dhe edhe një gjendje e tillë do të tejlakohet”.

Sipas informacioneve që posedon mjekësia ky virus shkakton puçrra në fytyrë dhe trup. Ato mund të shkaktojnë djegie dhe të kruara të mëdha dhe infeksioni hiqet gradualisht pas 14 apo 21 ditësh.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë