Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka folur në seancën ku po diskutohet në lidhje me audion Kusari-Lila-Radojiçiq. Berisha tha se në rastin në fjalë po diskutojmë koordinimin me armikun kundër UÇK-së.
Ai tutje me ironi tha se ‘njerzit e pyesin se si mund të durohet Dimal Basha në Kuvend’ “Si arriti një spiune greke me i ba zap një grup parlamentar shqipatr. Njerzit më pyesin si mundeni me duru Dimal Bashën. Ai është njëfarë karagjozi, por problem janë do të tjerë këtu. Në kete rast po diskutojmë koordinimin me armikun kundër UÇK-së”
Berisha potencoi se nuk i vjen habi edhe nëse dalin përgjime të tjera.Për videon në fjalë shprehu bindjen që nuk është e manipuluar.
“Hiq s’më bën përshtypje që video del edhe ma zi, s’ka pas kush nge me e manipulu videon. Të gjitha gjërat që ndodhin i koordinon, Albin Kurti” tha Berisha raporton Gazeta Blic.