Një incident i zjarrit ka ndodhur sot në orët e mëngjesit, në një shtëpi në fshatin Bishtazhin të Gjakovës, ku për shkak të një kablloje është përfshirë nga flakët një pjesë e shtëpisë.
Siç mëson Sinjali, rasti ka ndodhur derisa një grua ka qenë në gjumë, ku kablloja e ngrohëses elektrike ka marrë flakë dhe janë djegur disa pjesë të shtëpisë.
Fatmirësisht, viktima ka arritur ta shuaj zjarrin në kushtet e shtëpisë dhe të mos ketë pasoja fatale, ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, për të bërë ekzaminimet e nevojshme.
Sipas informatave të para, shkaktari i këtij incidenti dyshohet të jetë instalimi i dobët i energjisë elektrike në këtë shtëpi.
Lidhur me këtë ngjarje, burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë me dije se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të iniciohet rasti “incident i zjarrit”.












