Ambienti i pastër në çdo vend është misioni dhe detyrë që e kryen me përkushtim Kompania Regjionale e Mbeturinave “Uniteti”.
KRM “Uniteti” u ka bërë thirrje qytetarëve të Mitrovicës dhe Skenderajt të cilët kanë borxhe ndaj kësaj kompanie.
Kompania ka paralajmëruar se borxhet duhet të paguhen sa më parë, përndryshe në rast mospagese do të ndërmarrin masa ndaj borxhlinjve duke i dërguar tek përmbaruesi privat.
Njoftimi i KRM “Uniteti”:
📣Thirrje për qytetarët e Komunës së Mitrovicës dhe Skenderajt, të cilet kanë borxhe ndaj KRM “Uniteti”
Të nderuar qytetarë, ju që keni detyrime të papaguara ndaj KRM “Unitetit”.
Ju njoftojmë se të gjitha borxhet dhe detyrimet ndaj kompanisë duhet të paguhen sa më parë. Në rast të mospagesës, KRM “Uniteti” do të detyrohet të ndërmarrë masa ndaj borxhlinjëve duke i dërguar tek përmbaruesi privat.
Faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj.
𝐊𝐑𝐌 𝐔𝐧𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢