Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Admirali Munsch: Gjendja e sigurisë në Kosovë e brishtë, shqetësim retorika nxitëse politike

12/10/2024 - 18:33
në Lajme
A A
Admirali Munsch: Gjendja e sigurisë në Kosovë e brishtë, shqetësim retorika nxitëse politike
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, komandanti i marinës amerikane për Evropën dhe Afrikën dhe komandant i forcave të NATO-s në bazën e Napolit, admirali amerikan, Stuart B. Munsch tha se situata e sigurisë në Kosovë është e qëndrushme, por e brishtë, duke theksuar se shqetësimi kryesor aktualisht është retorika nxitëse politike “që mund të frymëzojë palët e pakënaqura të ndërmarrin veprime të dhunshme”.

Në intervistë, Admirali Munsch flet edhe për përpjekjet e Rusisë për të destabilizuar rajonin, si dhe për planet e NATO-s për të krijuar qëndrueshmëri, përmes një korridori të ri të aleancës, që kalon nga porti i Durrësit, nëpër Maqedoninë e Veriut, në Bullgari, deri në Detin e Zi, i cili, sipas tij, do t’i mundësojë aleancës të përforcohet dhe veprojë me shpejtësi.

Zëri i Amerikës: Admiral Munsch, në deklaratat tuaja të premten ju paralajmëruat qeverinë e Kosovës të përmbahet nga ato, që sipas jush, janë “vendime të njëanshme” që përshkallëzojnë tensionet dhe dëmtojnë reputacionin e një partneri të besueshëm ndërkombëtar. A mund të na sqaroni se çfarë nënkuptoni me këtë deklaratë?

Admiral Munsch: Në fakt, ajo që thash vlen për të gjitha qeveritë. NATO-ja është neutrale sa i përket rrethanave këtu. Të gjitha qeveritë duhet të përmbahen nga veprimet e njëanshme dhe të shfrytëzojnë dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Është mënyra më e mirë për të zgjidhur dallimet dhe për të krijuar stabilitet të përhershëm.

Zëri i Amerikës: NATO-ja ka shtuar forcat e saj në terren, me trupa dhe pajisje, që pas incidentit në Banjskë vitin e kaluar dhe në pritje të tensionimit të mëtejshëm që vazhdoi gjatë tërë vitit të fundit. Cilat janë kërcënimet kryesore ndaj sigurisë në Kosovë?

Admiral Munsch: Ne shtuam numrin e forcave dhe gjithashtu të armëve dhe pajisjeve që ata i sollën me vete për të parandaluar raste të tjera dhune. Viti 2023 ishte viti më i dhunshëm në Kosovë në dy dekadat e fundit, bashkë me sulmin ndaj forcave të KFOR-it në muajin maj dhe pastaj me sulmin tjetër në shtator, gjatë të cilit u zbulua një sasi e madhe armësh. Shtuam numrin e forcave, në mënyrë që KFOR-i të jetë në gjendje të mbrohet dhe po ashtu të jemi të gatshëm të ndërhyjmë në raste të një lufte mes dy shteteve.

Aktualisht shqetësimi kryesor është retorika nxitëse politike në këtë periudhë, që mund të nxisë qoftë aktorë individualë apo aktorë joshtetërorë të ndërmarrin veprime të dhunshme, për të shfaqur pakënaqësitë e tyre.

Zëri i Amerikës: Për çfarë aktorë e keni fjalën?

Admiral Munsch: Mund të jenë grupe kriminale, mund të jenë aktorë individualë, mund të jenë nga shtetet të jashtme apo mund të jenë operativë të zonës gri, që mbështeten nga shteti.

Zëri i Amerikës: Ju iu referuat incidenteve në pjesën veriore të Kosovës dhe sulmit të armatosur të një grupi të armatosur serb në Banjskë vitin e kaluar. A keni një pasqyrë më të qartë se çfarë ka ndodhur atë ditë dhe për shtimin e forcave serbe përgjatë kufirit me Kosovën, që u bë më pas? A jeni të shqetësuar për incidente të tilla?

Admiral Munsch: Ngjarja në Banjskë është çështje e organeve të rendit dhe hetimet për te po bëhen nga organet e rendit. Jemi në dijeni të gjetjeve të tyre siç i kanë përcaktuar ata. Ndërkaq kur bëhet fjalë për shtimin e forcave në kufi ne vazhdojmë të mbajmë komunikim të afërt me të dy anët e kufirit, me autoritetet e forcave të armatosura. Ka transparencë, ka komunikim të qartë të qëllimeve. Ndërsa sa i përket grumbullimit të forcave ushtarak në këtë pikë, nuk përbën ndonjë shqetësim.

Zëri i Amerikës: Sa jeni të shqetësuar për situatën e sigurisë që rrethon misionin e KFOR-it, Kosovën dhe shtetet e rajonit?

Admiral Munsch: Situata është e qëndrueshme tani, por e brishtë. Është e qëndrueshme ngaqë i kuptojmë rrethanat dhe i kemi forcat në terren. Por brishtësia buron nga fakti që këtu dhuna mund të shpërthejë shumë shpejt. Sërish, shqetësimi kryesor aktualisht është retorika nxitëse politike që mund të frymëzojë palët e pakënaqura të ndërmarrin veprime të dhunshme.

Zëri i Amerikës: Shumë ekspertë kanë paralajmëruar vazhdimisht se Rusia mund të shfrytëzojë tensionet që ekzistojnë në rajon dhe ta përdorë Serbinë si një kanal për ta destabilizuar Ballkanin. A shihni përpjekje të tilla nga Rusia dhe cilat janë masat që po ndërmerrni për të luftuar këtë ndikim?

Admirali Munsch: Historikisht, Rusia synon të krijojë paqëndrueshmëri në vendet përreth, duke menduar se kështu është më e sigurtë. Kryesisht ajo vë në shënjestër vendet e vogla për të krijuar paqëndrueshmëri, pasi ato kanë më pak burime për t’iu kundërvënë aktiviteve ruse. Aktivitetetet ruse janë majft të përhapura në sferën kibernetike, por edhe në atë fizike. Kështu që vendet po punojnë së bashku për t’iu kundërvënë asaj që po bëjnë rusët. Kryesisht veprimet e tyre manifestohen në keqinformime, që i përhapin për të shfrytëzuar çdo dallim që ekziston, në përpjekje për të krijuar përshtypjen se dallimet janë shumë më të mëdha se sa janë në të vërtetë.

Zëri i Amerikës: A prisni tensione këtë vit apo në të ardhmen e afërt në Kosovë dhe në përgjithësi në rajon?

Admirali Munsch: Ne jemi gjithmonë gati të përballojmë çdo sfidë që mund të dalë. Ndonjëherë vendosim forca shtesë që të jemi të përgatitur për çdo rrethanë që mund të sjellë dhunë. Një shembull i kësaj është ‘Forca e Reagimit Aleat’, që NATO-ja e krijoi verën e kaluar dhe bëri dislomikin e parë në rajon për të ruajtur stabilitetin.

Zëri i Amerikës: A po planifikoni shtimin e trupave dhe mjeteve ushtarake për KFOR-in?

Admirali Munsch: E kemi mundësinë ta bëjmë këtë nëse është e nevojshme. Për këtë vendosim sipas rrethanave

Zëri i Amerikës: NATO-ja së fundmi inauguroi korridorin e tetë, që u mundëson trupave të NATO-s të dislokohen përmes tokës nga porti i Durrësit në Shqipëri deri në Detin e Zi. Si ndikon kjo tek struktura e sigurisë në rajon?

Admirali Munsch: Korridoret e transportit janë jetike për të siguruar qarkullimin e logjistikës, municioneve, karburanteve dhe furnizimeve të tjera. Natyra e fortë e korridoreve është në vetvete masë parandaluese kundër çdo agresioni ndaj NATO-s, thjesht sepse ne mund të përforcohemi dhe veprojmë me shpejtësi.

Zëri i Amerikës: Ky korridor i ri kalon pranë aleatit të Rusisë (Serbisë) me të cilin NATO-ja ka patur një luftë. A është kjo një pengesë, apo një hap tjetër në konfrontimin me Rusinë?

Admirali Munsch: Synimi i korridorit është që të jemi gati për çdo mundësi. Duke qenë gati, kjo në vetvete nënkupton parandalim.

Zëri i Amerikës: Dëshironi të shtoni diçka tjetër?

Admirali Munsch: Dëshiroj të përgëzoj vendet për angazhimin e tyre 25 vjeçar për paqen dhe stabilitetin në Kosovë. KFOR-i ka qenë me ne për 25 vjet me një sukses të jashtëzakonshëm. Ka përmirësuar rrethanat këtu, ka mundësuar zhvillimin ekonomik dhe pajtimin paqësor, duke e bërë Kosovën një vend shumë më të mirë.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë