Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Procesi i Berlinit/ Raci tregon sfidën kryesore për Kosovën

13/10/2024 - 11:47
në Kryesore, Lajme
A A
Raci ndihet aq i nderuar se bëhet analist me një televizion, sa që ia bën “sponsored” postimit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Këtë vit, Procesi i Berlinit do të mbahet në Gjermani, më 14 dhe 15 tetor.

Në këtë proces prezent do të jetë edhe Kosova.

Në krye të përfaqësimit për vendin tonë, do të jetë Kryeministri Albin Kurti.Në lidhje me këtë çështje, analisti politik, Gazmir Raci thotë se Procesi i Berlinit ka sjellë shumë rezultate, por që sipas tij nuk i kanë munguar edhe sfidat.

Ai në një prononcim për GazetaBlic, thotë se një ndër sfidat është zbatimi i marrëveshjes nga e kaluara, ajo e Bosnje Hercegovinës, në të cilën Republika Sërpska vazhdon ta bllokojë mos miratimin e marrëveshjes me Kosovën për lirin e lëvizjes me letërnjoftime.“Iniciativa e Berlinit është iniciativa më e qëndrueshme politike dhe ekonomike e shteteve kryesore të Bashkimit Evropian, që është ndërmarrë nga Gjermania dhe Franca për ta integruar përfundimisht Ballkanin Perëndimor në Bashkimin Evropian. Kjo iniciativë ka sjellë shumë rezultate, por ka edhe disa sfida. Një ndër sfidat e saj është edhe zbatimi i marrëveshjeve nga e kaluara, sidomos nga Bosnja dhe Hercegovina sepse siç e dini Republika Sërpska vazhdon ta bllokojë mos miratimin e marrëveshjes me Kosovën për lirinë e lëvizjes me letërnjoftime”, u shpreh Raci.

Ai këtë e quan hipokrizi të serbëve, dhe në këtë rast sipas tij emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, duhet të insistojë te Federata Boshnjake që ta zbatojnë.“Kjo është një hiprokrizi e serbëve në Republikën Sërpska kur dihet fakti se Serbia e ka ratifikuar e Bosnja Hercegovina për shkak të serbëve nuk i ratifikon. Këtu do të duhej që emisari Sarrazin të lunate një rol tash pro-aktiv siç e bëri me rastin e Kosovës, dhe të insistojë te federata boshnjake nga Republika Sërpska ta zbatojë”, theksoi ai.

Më tej, ai shprehet se problemi me CEFTA-në u zgjidh, që sipas tij vendi ynë i kishte vendosur me të drejtë masën e sigurisë së produkteve serbe.Ai theksoi rëndësinë e një qasjeje të balancuar ndaj të dyja palëve, duke mos ndëshkuar Kosovën, e cila nuk ka aleancë tjetër përveç perëndimit.

“Problem u zgjidh. Kosova kishte vendosur me të drejtë masën e sigurisë ndaj produkteve serbe, për shkak se në vazhdimësi Serbia edhe pse nuk e arrinte marrëveshjen me Kosovën e bllokonte rrugëtimin me Kosovën. Serbia vitin e kaluar deponoi lehtë kundër Marrëveshjes së Ohrit dhe marrëveshjes bazike me BE, që nuk do ta zbatojë dhe asnjë ndëshkim nuk e mori, asnjë masë nuk e mori dhe asnjë kritikë të vetme nuk e mori nga Bashkimi Evropian. Mendoj që një fazë e re për komisionin e ri të Bashkimit Evropian, e unë po shpresoj që përfaqësuesja e re e Bashkimit Evropian do të vie me një qasje të balancuar në mes palëve, e jo ta ndëshkojë Kosovën e cila nuk ka aleancë tjetër përpos perëndimit”, përfundoi analisti.Gjithashtu, që tash e tutje, Kosova nuk do të përfaqësohet më nga UNMIK-u në CEFTA, por nga vet zyrtarët shtetëror të vendit.

JU REKOMANDOJMË

Gjuriq ankohet në OKB: Kurti e Begaj sulmuan aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Gjuriq ankohet në OKB: Kurti e Begaj sulmuan aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
20/10/2026 - 22:23

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, ka kërkuar drejtësi për viktimat e luftës në Kosovë, duke kritikuar reagimet e udhëheqësve politikë në Prishtinë dhe Tiranë...

Më shumëDetails

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi
20/10/2026 - 22:20

Petar Duriq, bartës i listës “Baba, kjo është për ty”, tha gjatë një paraqitjeje televizive se Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq janë përgjegjës për vrasjet e Oliver Ivanoviqit...

Më shumëDetails

Konjufca: Raporti i UNMIK-ut është selektiv dhe përmban dezinformata për Kosovën

Konjufca: Raporti i UNMIK-ut është selektiv dhe përmban dezinformata për Kosovën
20/10/2026 - 22:03

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, i cili po përfaqëson Kosovën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve...

Më shumëDetails

Katragjyshat vllazën – vlla me babën e babës t’babës tem”, Spahiu mundohet ta tregojë “lidhjen familjare” me Vlora Çitakun

Katragjyshat vllazën – vlla me babën e babës t’babës tem”, Spahiu mundohet ta tregojë “lidhjen familjare” me Vlora Çitakun
20/10/2026 - 21:58

Në “Pressing” të T7, po diskutohet për kryetarin e ardhshëm të PDK-së. Spahiu tha se me Vlora Çitakun e ka një lidhje familjare, por ishte aq e largët...

Më shumëDetails

Rama ngre alarmin për Lojërat Mesdhetare: Emailet e ICMG-së kanë mbetur pa përgjigje nga Qeveria

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
20/10/2026 - 21:50

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG) ka caktuar një takim më 19 dhjetor, në të cilin do të diskutohet për...

Më shumëDetails

Dosja e Prokurorisë për transportuesit e naftës: “Veda Petrol 2” e Dashnim Miftarit i shkaktoi dëm buxhetit të shtetit mbi 1 milionë e 376 mijë euro

Dosja e Prokurorisë për transportuesit e naftës: “Veda Petrol 2” e Dashnim Miftarit i shkaktoi dëm buxhetit të shtetit mbi 1 milionë e 376 mijë euro
20/10/2026 - 21:38

Gazeta Online Veriu.info kishte raportuar në korrik të këtij viti për arrestimin e një grupi personash të cilët dyshoheshin për një skemë kriminale, ku kompani importuese nga Shqipëria...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali me ndrrim të foshnjës /MSh dërgon në Komision Disiplinor inspektoren që nuk e gjobiti “Spitalin Amerikan 2”

    Skandali me ndrrim të foshnjës /MSh dërgon në Komision Disiplinor inspektoren që nuk e gjobiti “Spitalin Amerikan 2”

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Sulmohet fizikisht mjeku kujdestar në Spitalin e Vushtrrisë

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Skandal në ordinancën “AL-DENT V” në Skenderaj: Pacienti gëlltit gjilpërën gjatë trajtimit stomatologjik

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Krahasoi protestat e Tiranës me kohën e luftës në Kosovë, Haradinaj e shanë me nënë Konomin

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • “90 për qind ujë”, këta janë 12 personat që iu ngrit aktakuzë për mashtrimin me derivate të naftës, akuzohen se i shkaktuan shtetit mbi 4.6 milionë euro dëm

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë