“Kurti është spijun i Serbisë, është agjent i tyre”, ishin fjalët e Ramush Haradinajt drejtuar kryeministrit të vendit në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot e organizuar nga Kuvendi i Kosovës.
Ai u shpreh i mllefosur ndaj situatës aktuale në të cilën po gjendet ushtria e vendit, duke e fajësuar plotësisht kryeministrin.
Përpos Haradinajt edhe deputet tjerë opozitarë kritikuan qeverinë aktuale e cila sot refuzoi të ishte pjesë e seancës për shkak të pretendimit që opozita është duke përhapur dezinformata