Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Policia anulon tenderin ku u shpërblye kompania e pronarit që u akuzua për kequshqyerje të FSK’së

15/10/2024 - 12:41
në Lajme
A A
Policia anulon tenderin ku u shpërblye kompania e pronarit që u akuzua për kequshqyerje të FSK’së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Policia e Kosovës ka anuluar tenderin për “Ndërtimin e Stacionit Policor Zubin Potok”, ku fituese ishte zgjedhur kompania e multimilionerit Ragip Mustafa. Ky tender siç raportoi Insajderi, i ishte dhënë kompanisë së Mustafës, i cili është pronar edhe i kompanisë “Beni Dona Plast”, e cila ndër vite u kritikua për helmime të ushtarëve dhe cilësinë e ushqimit. Insajderi ju sjell detajet e anulimit të këtij tenderi.

Gazeta Insajderi javë më parë ka raportuar lidhur me tenderin 1.1 milionë euro, që Policia e Kosovës e ka shpërblyer kompaninë “Olti Trasing” Sh.P.K, e cila është në pronësinë e biznesmenit Ragip Mustafa, një person tradicionalisht i lidhur me LDK-në. Madje Ragip Mustafa, është pronar edhe i kompanisë “Beni Dona Plast”, e cila ndër vite u kritikua për Helmime të ushtarëve, cilësinë e ushqimit, të cilën e ofruan për institucione të ndryshme në vend.

Ky tender i nënshkruar nga Policia e Kosovës me 4 tetor kishte për qëllim punët e ndërtimit të stacionit policor, një projekt i rëndësishëm për infrastrukturën e sigurisë në këtë pjesë të Kosovës, veçanërisht, duke pasur parasysh rëndësinë strategjike të Zubin Potokut, një zonë në veri të Kosovës me sfida të ndjeshme të sigurisë.

Kompanitë fituese u zgjedhën “Beni Com” Sh.P.K. dhe “Olti Trasing” Sh.P.K..

Pas raportimit të Insajderit, Policia e Kosovës ka anuluar tenderin për “Ndërtimin e Stacionit Policor Zubin Potok”.

Në dokument, thuhet se arsyeja e anulimit është një dispozitë në ligjin e Prokurimit.

“Një dispozitë në Ligjin e Prokurimit Publik kërkon anulimin e aktivitetit të prokurimit”, thuhet në njoftim.


Lidhur me tenderin e dhënë me 4 tetor, Insajderi raportoi se njëra kompani fituese e tenderit për ndërtimin e Stacionit Policor në Zubin Potok, dhe ndërtimin e objektit të Agjencisë për Regjistrim Civil është në pronësinë e biznesmenit Ragip Mustafa, një person tradicionalisht i lidhur me LDK-në.

Bëhet fjalë për kompaninë “Olti Trasing Sh.P.K”.

Sipas të dhënave në ARBK, Ragip Mustafa është pronar/aksionar i kompanisë “Olti Trasing shpk”, pra kompania fituese.


Ragip Mustafa është një afarist nga Podujeva, i fuqizuar kryesisht përmes tenderëve publikë.

Shpeshherë emri i Ragip Mustafës në të kaluarën është lidhur me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe njerëzit e pushtetshëm të saj.

Ndryshe, Ragip Mustafa, është pronar edhe i kompanisë “Beni Dona Plast”, e cila ndër vite u kritikua për cilësinë e ushqimit, të cilën e ofruan për institucione të ndryshme në vend.

Që nga viti 2021, “Beni Dona Plast” është vendosur nën hetime nga Prokuroria e Shtetit në dy raste.

Rasti i parë është në vitin 2021 iniciuar nën dyshimin për falsifikimin e certifikatave ISO në dosjen e tenderit për furnizimin me ushqim të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte konfirmuar ndërmarrjen e veprimeve hetimore ndaj kompanisë “Beni Dona Plast”, lidhur me rastin e tenderit të vlefshëm mbi 8 milionë euro në Ministrinë e Mbrojtjes.

Derisa në OSHP po zhvilloheshin beteja në mes të kompanive për ta fituar kontratën 9-milionëshe të Ministrisë së Forcës së Sigurisë, në lidhje me dyshimet për falsifikim të ISO certifikatave të ofruara nga “Beni Dona Plast”, Task-Forca Anti-korrupsion e Policisë së Kosovës, kishte filluar të grumbullonte informacione për të verifikuar validitetin e tyre, kishte raportuar Evropa e Lirë në vitin 2021.

Rasti i dytë për të cilin është denoncuar “Beni Dona Plast” ka të bëjë me dyshimet për shërbim të ushqimit me afat të skaduar për Njësitin Special të Policisë së Kosovës në në Kampin Belveder, në Lagjen e Bairit në Mitrovicë.

Ngjarja kishte ndodhur më 5 shtator të 2022.

Dyshimet për shërbimin e ushqimit me afat të skaduar për pjesëtarët e Njësisë Elite të Policisë së Kosovës i kishte raportuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh të datës 6 shtator, 2022.

Sipas raportit zyrtar të policisë, një aksion i bastisjes në kampin e Njësitit Special të Policisë në Mitrovicë, kishte ngjarë në ditën e denoncimit të rastit.

“Ankuesit kanë njoftuar se nga operatori i kontraktuar janë sjellë produkte me afat të skaduar. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë edhe inspektorët e AUVK-ut dhe, sipas ekzaminimeve të tyre, ushqimet nuk ruheshin sipas standardeve të parapara. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhej në raportin e Policisë./Insajderi.org

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë