Çdo ditë në Kosovë raportohet numër i madh i rasteve të dhunës në familje, ku kryesisht viktima janë gratë të cilat përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.
Një rast i tillë është raportuar në rrugën ‘Lugebunar’ në Gjakovë.
Sinjali mëson se një 25-vjeçare ka denoncuar ish-bashkëshortin e saj, për të cilin ka deklaruar se po e shqetëson në mënyrë të vazhdueshme.
Ajo para hetuesve është ankuar se ish-bashkëshorti i saj vazhdimisht po e pengon duke i dërguar SMS në telefon dhe ka kërkuar ndihmën e Policisë që ai mos ta shqetësojë më.
Njësitet policore janë vënë menjëherë në lëvizje, me ç’rast është arrestuar personi i dyshuar i cili është shoqëruar në Stacion Policor për intervistim.













