Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Reagim ndaj Armend Mujës: Biseda juaj me Radoiçiqin është fakt, ka dëshmi për këtë

15/10/2024 - 16:45
në Lajme, Opinione
A A
Reagim ndaj Armend Mujës: Biseda juaj me Radoiçiqin është fakt, ka dëshmi për këtë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Shkruan: Baton Haxhiu

Zoti Armend Muja më në fund reagoi pas një jave heshtjeje. Vonesa në reagimin e tij tregon shumë më tepër sesa vetë deklarata e tij e përpunuar nga stafi propagandues i VV.

Kur dikush ka nevojë për shtatë ditë për të përgënjeshtruar një të vërtetë, çfarë tregon kjo? Pse kërkohet kaq shumë kohë për të thënë “jo”? A nuk është e qartë për secilin që kjo nuk është një përgënjeshtrim i sinqertë i tij, por ka të bëj me një dhunim të personit Armend Muja nga partia për një përpjekje për të manipuluar me kohen dhe opinionin?

Në momentin kur Leonard Kerquki dhe Ermal Panduri e pyetën më heret në emisionet e tyre- drejtpërdrejt nëse ka folur personalisht me kriminelin e njohur Milan Radojčić, zoti Muja zgjodhi të gënjejë dhe ta mohojë. Shikojeni me kujdes intervistën te Ermali si e anashkalon disi pavërejtshëm.

Ky mohim publik është ajo që më detyroi mua të bëj deklaratën time në Pressing.

Nëse ai nuk do ta kishte mohuar të vërtetën, unë nuk do të kisha ndërhyjë publikisht. Por pasi kisha dëgjuar incizimin ku ai fliste me Radojčićin dhe e quante “Brate”, ishte e pamundur të qëndroja më gjatë në heshtje.

Unë nuk e publikova këtë bisedë menjëherë për një arsye të thjeshtë: inçizimi dhe vetëm ai nuk ishte burim i mjaftueshëm dhe lehtë i verifikueshëm për ta botuar në atë kohë.

Kjo është një normë etike që çdo gazetar profesionist respekton.

Por kur zoti Muja zgjodhi të shtrembëronte të vërtetën në publik, atëherë ishte e nevojshme të flitej hapur për faktet në Pressing.

Pyetja që mbetet është kjo: Pse iu deshën zotit Muja shtatë ditë për të reaguar?

Një reagim i menjëhershëm do të tregonte ndershmëri, por një përgjigje e vonuar flet shumë për frikën e tij nga e vërteta. Kjo vonesë nuk është asgjë më shumë se një përpjekje për të shpikur një narrativë që mbështet atë dhe partinë e tij, Vetëvendosje, duke shpërfillur të vërtetën që tashmë është e dëshmuar edhe me Mimoza Kusarin, Hysen Durmishin, Liburn Aliun, Rozeta Hajdarin, Martin Berishajn dhe me dhjetëra gënjeshtra të vërtetuara të Besnik Bislimit dhe Albin Kurtit personalisht.

Në vend që Armend Muja të përballet me faktet, ai zgjedh të bëj sulm ndaj mediave dhe të hedhë akuza të pabaza për një “luftë hibride”. Kjo është një taktikë e njohur për të devijuar vëmendjen, por e vërteta mbetet e pamohueshme: Armend Muja ka folur me një kriminel të njohur, e ka quajtur “Brate”.

Pse ke nevojë të gënjesh. Nuk është fundi i botës të flasësh me një kriminel. Mund edhe të gabosh. Dhe kërkon falje se është njerëzore. Por, të flasësh dhe të mashtrosh është problem, ose me mirë thënë këtu fillon problemi.

Në çastin kur një deputet zgjedh rrenën si mjet për t’u mbrojtur, ai jo vetëm që dëmton besimin ndaj vetes, por bën një akt më të rëndë: e tradhton besimin publik dhe rolin e tij përfaqësues. Pse një përfaqësues i zgjedhur nga populli do të kishte nevojë të mashtrojë për të mbrojtur vetveten ose partinë? A është kaq e pamundur të pranosh një gabim të thjeshtë dhe të kërkosh falje, sa që e ke më të lehtë të shkoni te rruga e rrezikshme e gënjeshtrës?

Kjo sjellje është e papranueshme për dikë që duhet të jetë model i së vërtetës dhe përgjegjësisë për qytetarët. Kur deputeti Armend Muja zgjedh të shtrembërojë të vërtetën, ai nuk përballet me gabimin e tij, por e thellon atë. Një gabim naiv mund të kuptohet dhe të falet, por një gënjeshtër e qëllimshme, për të mbrojtur interesat e ngushta të partisë, është e pafalshme dhe e dëmshme për të gjithë shoqërinë.

Si deputet i Kuvendit të Kosovës, zoti Muja ka për detyrë të përfaqësojë të vërtetën, transparencën dhe interesat e qytetarëve. Por çfarë ndodh kur vetë ai përpiqet të fshehë një të vërtetë të qartë?

Biseda e tij me një kriminel të njohur, si Milan Radojčić, nuk është thjesht një spekulim, është fakt. Ka dëshmi të qarta që tregojnë se ai ka komunikuar në tetor të vitit 2022 me një individ që jo vetëm që është në listën e zezë të SHBA-së, por është edhe një figurë kyçe në destabilizimin e sigurisë së Kosovës.

Në vend që të pranojë këtë gabim dhe të distancohet nga veprimet e tij, zoti Muja zgjedh rrugën më të lehtë: gënjeshtrën. Dhe kjo nuk është hera e parë që ai dhe partia e tij përdorin këtë taktikë të rrezikshme për të manipuluar opinionin publik. Pyetja që drejtohet te ti dhe VV është se pse gënjeshtra është kaq e lehtë për t’u përdorur, por e vërteta aq e rëndë për t’u mbajtur?

Sulmet e Mujës ndaj mediave janë një përpjekje e lodhur për të shmangur përgjegjësinë. Në vend që të përballet me faktet dhe të mbrojë të vërtetën, zoti Muja preferon të viktimizohet dhe të shpikë një “luftë hibride” të imagjinuar. Kjo është një strategji klasike e atyre që janë të zhytur në gënjeshtra: shpifin gjithçka për t’i ndalur kërkesat ndaj atyre që kërkojnë drejtësi.

Por e vërteta nuk mund të fshihet përjetësisht. Zoti Muja, ju keni komunikuar me një kriminel të kërkuar dhe e keni quajtur “Brate”. Kjo nuk është çështje mendimi apo spekulimi, është një fakt i pakundërshtueshëm. Nëse jeni aq i bindur në pafajësinë tuaj, atëherë sfido faktet dhe nis një proces ligjor. Shihemi aty. Por ju e dini që faktet janë kundër jush. Në vend që të përballeni me realitetin, ju zgjidhni të fshiheni pas akuzave të pabaza dhe të sulmoni ata që kërkojnë llogaridhënie.

Kosova dhe qytetarët meritojnë përfaqësues që nuk gënjejnë dhe që nuk i përdorin lidhjet me kriminelë për përfitime politike. Në këtë rast, është e qartë se zoti Muja ka dështuar jo vetëm në rolin e tij si përfaqësues, por edhe si individ që duhet të mbajë moralin dhe ndershmërinë si parim bazë.

Çka përmban komunikimi:

Komunikimi mes Armend Mujës dhe Milan Radojčićit:

Në një bisedë telefonike mbi katër minuta, Armend Muja, deputet i rëndësishëm i Lëvizjes Vetëvendosje, i drejtohet kriminelit të njohur Milan Radojčić me përshëndetjen vëllazërore “brate”. Radojčić, në kthim, përgjigjet me të njëjtën ngrohtësi: “hajde hajde brate”.

Në këtë bisedë, Muja përpiqet ta bindë Radojčićin të ndërmarrë hapa për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës, duke i theksuar se qeveria e Kosovës po përballet me kritika nga bashkësia ndërkombëtare për këtë çështje. Përmes kësaj përpjekjeje, Muja e trajton Radojčićin si një faktor vendimtar në zgjidhjen e krizës politike.

Skandali arrin përmasa më të mëdha kur vetë Radojčić, përmend autostradën e veriut dhe rëndësinë e përfshirjes së tij në proceset e prokurimit si një ndër kushtet për kthimin e serbëve në institucione. Në vend që ta refuzojë ose ta kundërshtojë këtë kërkesë të papërshtatshme, Muja vazhdon të komunikojë pa asnjë hezitim.

Ajo që e bën këtë komunikim edhe më tronditës është momenti kur Radojčić, në një shenjë ironie dhe sfide, fillon t’i flasë deputetit Muja në gjuhën shqipe, ndërsa Muja, në shenjë respekti dhe mirënjohjeje ndaj kriminelit, i përgjigjet në gjuhën serbe.

Ky komunikim është më shumë sesa një moment i rëndomtë politik. Ai zbulon një raport të dyshimtë midis një deputeti të Kosovës dhe një krimineli të sanksionuar, i cili ka luajtur një rol kyç në destabilizimin e rajonit dhe sabotimin e institucioneve të Kosovës. Ky është realiteti me të cilin duhet të përballet Armend Muja dhe gjithë ata që mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre publike.

Kjo nuk është 99% e vërtetë – është 100% e vërtetë.

JU REKOMANDOJMË

Qytetari i ndershëm gjen kuletën me 1,410 euro dhe ia dorëzon policisë, i kthehet pronarit

Qytetari i ndershëm gjen kuletën me 1,410 euro dhe ia dorëzon policisë, i kthehet pronarit
29/09/2026 - 11:43

Një qytetar nga Prizreni ka gjetur një kuletë me një shumë të konsiderueshme parash dhe e ka dorëzuar atë në Polici. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, më...

Më shumëDetails

Gruda: Është e papranueshme të lejojmë që Kuvendi të shpërndahet pa e trajtuar ligjin për Dhomat e Specializuara

Nis mbledhja e kryesisë, Gruda i PDK-së jep detaje rreth ftesës së Kurtit
29/09/2026 - 11:27

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, në një konferencë për media ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës ta trajtojë ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e...

Më shumëDetails

Ramadani tregon pesë ligjet prioritare për siguri dhe mbrojtje

Ramadani: Faktin që zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi menjëherë pas Banjskës as s’po tentojnë ta mohojnë
29/09/2026 - 11:05

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani ka shkruar se mezi pret që të fillojë punën në kornizën siç ka thënë ai ligjore të sigurisë kombëtare. Ramadani, përmes një postimi...

Më shumëDetails

Dëshmitarja e rastit të “Ibër-Lepencit” rrëfen dëmet nga shpërthimi: Themeli lëvizi, mendova se ishte tërmet

Dëshmitarja e rastit të “Ibër-Lepencit” rrëfen dëmet nga shpërthimi: Themeli lëvizi, mendova se ishte tërmet
29/09/2026 - 10:47

Dëshmitarja Milena Pashpereviq, e cila në rastin e sulmit ndaj kanalit të “Ibër-Lepencit” është edhe palë e dëmtuar, ka dëshmuar për dëmet e shkaktuara në shtëpinë e saj...

Më shumëDetails

Gjendet i vdekur një person në Jelloc të Klinës

Qytetari gjen telefonin dhe portofolin e humbur, i dorëzon në polici
29/09/2026 - 10:36

Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së martës në fshatin Jelloc të Klinës. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova konfirmoi për “Betimi...

Më shumëDetails

Hasani: Ramush Haradinaj është figura e duhur për president në këto rrethana

A pritet sot konstituimi i Kuvendit? – Hasani: Nëse jo sot, të hënën kismet
29/09/2026 - 10:16

Ish-deputeti Nait Hasani ka thënë se Ramush Haradinaj do të ishte zgjedhja e duhur për president të Kosovës në rrethanat aktuale politike. Hasani e lidhi çështjen e presidentit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gani Geci e gjen vëllain e Fabio Caldinit që shau dhe akuzoi rëndë: “Më kërkoi falje, por puna nuk mbaron këtu”

    Gani Geci e gjen vëllain e Fabio Caldinit që shau dhe akuzoi rëndë: “Më kërkoi falje, por puna nuk mbaron këtu”

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Gjetje shqetësuese në “Target Clinic”: Shërbime pediatrike pas pezullimit, pacientë të paevidentuar dhe mjek i paregjistruar

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • VV dhe PDK bashkë në qeverisje? Rrustem Mustafa vjen me propozimin e papritur për “Koalicionin e Madh”

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • “Penthouse” pa leje e 716 mijë euro dobi pasurore – si dyshohet se pushteti i Aleancës ia mundësoi ndërtimin vjehrrit të deputetes

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Me një foto intime, Lotina uron Mozzikun për 31-vjetorin e lindjes

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë