
Veriu.info sot ka raportuar për aksionin e zhvilluar nga Dogana në bashkpunim me Policinë e Kosovës ku kanë zbuluar një laborator gjigant droge në shtëpinë e serbit Sinisha Nedelkoviq në Izvor të Zveçanit.
Gjatë këtij aksioni ishin dëgjuar edhe të shtëna armësh, të cilat dyshohet se erdhen nga grupe kriminale në veri si tentim për të penguar aksionin e policisë, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.
Veriu.info nga burimet e saj ka mësuar se Sinisha Nedelkoviq është pronar edhe i dy bizneseve në Zveçan, “ROBNA KUCA METAL D.O.O.” dhe “FARMA IZVORI”, si dhe biznesin e përmendur sot ku u zhvillua aksioni “P.T.P. Metal”.
Ministri i i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka thënë se vlera e drogës së konfiskuar rezulton në vlerë 6 milionë euro./Veriu.info












