Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Provokimi i xhandarmërisë serbe në Kosovë, reagon KFOR-i

15/10/2024 - 22:48
në Kryesore, Lajme
A A
Provokimi i xhandarmërisë serbe në Kosovë, reagon KFOR-i
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës raportoi se xhandarmëria serbe e ka shkelur vijën ndarëse kufitare mes Serbisë dhe Kosovës.

Me këtë rast, Policia e Kosovës kërkoi nga autoritetet relevante ndërkombëtare që të ndërmarrin veprime të nevojshme për ruajtjen e stabilitetit dhe respektimin reciprok të marrëveshjeve që ndërlidhen me menaxhimin e integruar kufitar dhe me sigurinë në përgjithësi.

KFOR-i tha se pjesëtarët e tij monitorojnë nga afër situatën përgjatë kufirit, “nëpërmjet pranisë sonë të shtuar, patrullimeve dhe aktiviteteve të vëzhgimit”.

“Jemi në kontakt të rregullt me ​​përfaqësues të organizatave të sigurisë së Kosovës dhe të Forcave të Armatosura të Serbisë”, ka thënë KFOR-i.

Në përgjigje saktësohet që misioni do të vazhdojë të marrë “të gjitha masat që konsiderohen të nevojshme për të ruajtur stabilitetin dhe për të parandaluar rreziqet e tensioneve dhe dhunës së përtërirë”.

Më tej, ky mision paqeruajtës i NATO-s në Kosovë tha se koordinimi dhe përmbajtja nga veprimet që mund të çojnë në tensione “është e rëndësishme për të ruajtur sigurinë në mbarë Kosovën dhe stabilitetin rajonal”.

KFOR-i siguroi se pjesëtarët e tij janë të vendosur mirë “për të siguruar që do të vazhdojmë të kontribuojmë për një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”.

Policia në njoftimin e djeshëm të orëve të vonshme tha se më datë 14.10.2024, rreth orës 18:20, “tek pala serbe në stacionin policor kufitar në Merdar është vërejtur një veturë e tipit Land-Rover me targa të Serbisë që dyshohej të jetë e xhandarmërisë serbe”.

“Sipas informacioneve nga kompetentët aty shiheshin 4 (katër) pjesëtarë të xhandarmërisë serbe të cilët kanë qëndruar rreth 10 (dhjetë) minuta tek hyrja e objektit te pala serbe. Të njëjtit janë larguar duke shkelur vijën ndarëse kufitare që në fakt përbënë shkelje të marrëveshjes për IBM-në, ka për qëllim provokimin apo krijimin e ndonjë incidenti ndërshtetëror”, tha dje policia.

JU REKOMANDOJMË

“90 për qind ujë”, këta janë 12 personat që iu ngrit aktakuzë për mashtrimin me derivate të naftës, akuzohen se i shkaktuan shtetit mbi 4.6 milionë euro dëm

“90 për qind ujë”, këta janë 12 personat që iu ngrit aktakuzë për mashtrimin me derivate të naftës, akuzohen se i shkaktuan shtetit mbi 4.6 milionë euro dëm
20/10/2026 - 12:40

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 12 personave, të dyshuar për përfshirje në një skemë të organizuar kriminale përmes importimit të derivateve të naftës...

Më shumëDetails

Ngritët aktakuzë ndaj 12 personave për krim të organizuar, shmangie nga tatimi dhe pastrim të parave

Ngritët aktakuzë ndaj 12 personave për krim të organizuar, shmangie nga tatimi dhe pastrim të parave
20/10/2026 - 12:15

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj 12 personave për veprat penale: “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar,...

Më shumëDetails

Rama, VV-së: S’kanë çka më bëjnë sot e 500 vjet, jam i pastër!

“Përparim Rama do të bëjë gjithçka për të penguar një koalicion LDK-VV”, thotë Demhasaj
20/10/2026 - 12:13

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama iu është kundërpërgjigjur përfaqësuesve të VV-së që të njëjtit pretendojnë që i njëjti ka bllokuar dhe ka ngecur në menaxhimin e disa fushave...

Më shumëDetails

Bajrami ironizon me Kurtin për autostradën e Gjilanit: Me dalë me datë tjetër, me dhanë edhe një herë si lajm të madh

Ish-ministrja Bajrami: Kurti e shtrenjtoi rrymën dy herë brenda një viti, qytetarët e veriut s’dinë çka është pagesa
20/10/2026 - 12:02

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, lidhur me premtimin për autostradën e Gjilanit, duke thënë se ‘’politikanët që nuk i mbajnë...

Më shumëDetails

Gruda i reagon Trendafilovës: Gjykata Speciale s’mund të zgjedhë cilin ligj do ta zbatojë

Gruda i reagon Trendafilovës: Gjykata Speciale s’mund të zgjedhë cilin ligj do ta zbatojë
20/10/2026 - 11:51

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda i është kundërpërgjigjur kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova duke theksuar se Gjykata Speciale nuk mund të zgjedhë se cilin ligj do...

Më shumëDetails

Arrestohet një person në Kçiq të Mitrovicës, në shtëpinë e tij i gjendet kokainë

Arrestohet një person në Kçiq të Mitrovicës, në shtëpinë e tij i gjendet kokainë
20/10/2026 - 11:26

Është arrestuar një person i dyshuar në fshatin Kçiq të Mitrovicës pasiqë në shtëpinë e tij janë gjetur substanca narkotike e llojit kokainë, trasnmeton Gazeta Online Veriu.info. Rasti...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Muharremi demanton statistikat e Qeverisë për çmimin e rrymës: 37% më e shtrenjtë

    Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

    157 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 39
  • Krahasoi protestat e Tiranës me kohën e luftës në Kosovë, Haradinaj e shanë me nënë Konomin

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37
  • Skandal në ordinancën “AL-DENT V” në Skenderaj: Pacienti gëlltit gjilpërën gjatë trajtimit stomatologjik

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Sulmohet fizikisht mjeku kujdestar në Spitalin e Vushtrrisë

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

    493 Shpërndaje
    Shpërndaje 197 Tweet 123

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë