Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Provokimi i xhandarmërisë serbe në Kosovë, reagon KFOR-i

15/10/2024 - 22:48
në Kryesore, Lajme
A A
Provokimi i xhandarmërisë serbe në Kosovë, reagon KFOR-i
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës raportoi se xhandarmëria serbe e ka shkelur vijën ndarëse kufitare mes Serbisë dhe Kosovës.

Me këtë rast, Policia e Kosovës kërkoi nga autoritetet relevante ndërkombëtare që të ndërmarrin veprime të nevojshme për ruajtjen e stabilitetit dhe respektimin reciprok të marrëveshjeve që ndërlidhen me menaxhimin e integruar kufitar dhe me sigurinë në përgjithësi.

KFOR-i tha se pjesëtarët e tij monitorojnë nga afër situatën përgjatë kufirit, “nëpërmjet pranisë sonë të shtuar, patrullimeve dhe aktiviteteve të vëzhgimit”.

“Jemi në kontakt të rregullt me ​​përfaqësues të organizatave të sigurisë së Kosovës dhe të Forcave të Armatosura të Serbisë”, ka thënë KFOR-i.

Në përgjigje saktësohet që misioni do të vazhdojë të marrë “të gjitha masat që konsiderohen të nevojshme për të ruajtur stabilitetin dhe për të parandaluar rreziqet e tensioneve dhe dhunës së përtërirë”.

Më tej, ky mision paqeruajtës i NATO-s në Kosovë tha se koordinimi dhe përmbajtja nga veprimet që mund të çojnë në tensione “është e rëndësishme për të ruajtur sigurinë në mbarë Kosovën dhe stabilitetin rajonal”.

KFOR-i siguroi se pjesëtarët e tij janë të vendosur mirë “për të siguruar që do të vazhdojmë të kontribuojmë për një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”.

Policia në njoftimin e djeshëm të orëve të vonshme tha se më datë 14.10.2024, rreth orës 18:20, “tek pala serbe në stacionin policor kufitar në Merdar është vërejtur një veturë e tipit Land-Rover me targa të Serbisë që dyshohej të jetë e xhandarmërisë serbe”.

“Sipas informacioneve nga kompetentët aty shiheshin 4 (katër) pjesëtarë të xhandarmërisë serbe të cilët kanë qëndruar rreth 10 (dhjetë) minuta tek hyrja e objektit te pala serbe. Të njëjtit janë larguar duke shkelur vijën ndarëse kufitare që në fakt përbënë shkelje të marrëveshjes për IBM-në, ka për qëllim provokimin apo krijimin e ndonjë incidenti ndërshtetëror”, tha dje policia.

JU REKOMANDOJMË

Osmani akuzon LVV: Ia refuzuan popullit 51% vetëm për të eliminuar një presidente që u ul me presidentin e ShBA-së

Osmani akuzon LVV: Ia refuzuan popullit 51% vetëm për të eliminuar një presidente që u ul me presidentin e ShBA-së
10/05/2026 - 19:06

Në “tubimin e bashkimit” të LDK-së në Prishtinë, kandidatja për presidente, Vjosa Osmani ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për, siç tha ajo, përpjekje për eliminim politik të saj.Osmani deklaroi...

Më shumëDetails

Abdixhiku: Në këtë rrugëtim jam bashkë me një grua të fortë e te pathyeshme – me Vjosa Osmanin

Abdixhiku: Në këtë rrugëtim jam bashkë me një grua të fortë e te pathyeshme – me Vjosa Osmanin
10/05/2026 - 18:48

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka nisur fjalimin e tij në tubimin e bashkimit të partisë që po mbahet në Prishtinë.Ai u shpreh se subjekti po hyn në...

Më shumëDetails

Nis “Tubimi i Bashkimit”, Abdixhiku e Osmani hyjnë bashkë në sallë

Nis “Tubimi i Bashkimit”, Abdixhiku e Osmani hyjnë bashkë në sallë
10/05/2026 - 18:45

Ka nisur “Tubimi i Bashkimit”, i organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ku marrin pjesë kryetari i partisë Lumir Abdixhiku dhe e propozuara për presidente Vjosa Osmanin...

Më shumëDetails

Takimi i ministrave të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor më 11 maj: Fokus te dialogu Kosovë-Serbi

Takimi i ministrave të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor më 11 maj: Fokus te dialogu Kosovë-Serbi
10/05/2026 - 18:19

Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) do të zhvillojnë më 11 maj një takim të përbashkët me homologët e tyre nga Ballkani...

Më shumëDetails

Abelard Tahiri s’kandidon për deputet: Do të jem pranë Kryeministrit Bedri Hamza, duke mbështetur PDK-në

Abelard Tahiri s’kandidon për deputet: Do të jem pranë Kryeministrit Bedri Hamza, duke mbështetur PDK-në
10/05/2026 - 18:17

Abelard Tahiri, ish shef i grupit parlamentar të PDK-së, njoftoi se nuk do të jetë në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit. “Dëshiroj...

Më shumëDetails

Rast i rëndë: Dy vëllezër ndërrojnë jetë brenda një ditë në Pejë

Rast i rëndë: Dy vëllezër ndërrojnë jetë brenda një ditë në Pejë
10/05/2026 - 17:18

Bashkim e Gazmend Maloku, dy vëllezër nga Peja kanë ndërruar jetë në moshe të re. Njëri nga ta ka vdekur pas një sëmundje të rëndë, e tjetri në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kjo është e dashura 50-vjeçare e Romeo Veshajt?

    Kjo është e dashura 50-vjeçare e Romeo Veshajt?

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Ekskluzive: Këto figura të fuqishme të LDK-së munguan në mbledhjen e sotme të KP-së – A është ky mesazh për Abdixhikun?

    157 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 39
  • Çudi kosovare: Qumështores Rugove i zbulohet djathë i kontaminuar me baktere, por i lejohet ta kthejë në gjizë dhe ta shesë

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Arrestimet e fundit për dallaveret me prona, avokatja Keqekolla prej kohësh kishte ngritur publikisht dyshimet për skema të organizuara kriminale të manipulimeve në Veternik

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Rast i rëndë: Dy vëllezër ndërrojnë jetë brenda një ditë në Pejë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë