
Mashtrimi i qytetarëve të Kosovës nga agjencionet e udhëtimeve nuk është diçka e re, kjo ka ndodhur në vazhdimësi ku qytetarët kanë paguar pë shërbimet e tyre por që nuk i kanë marrë sipas ofertës.
Kompania e udhëtimit “Gmica Travel” mashtroi një numër të madh të qytetarëve nga Kosova që kishin udhëtuar për në Budva të Malit të Zi, por kur kishin shkuar atje nuk u vendosën në hotelin për të cilin kishin paguar por në një hotel që nuk plotësonte asnjë kush elementar për qëndrim.
Kjo kompani një mashtrim ndaj klientëve të saj e kishte bërë edhe vitin e kaluar.
Një qytetar e ka paraqitur rastin e tij në adresë të Veriu.info ku siç thotë po ktheheshin nga Kasmili vitin e kaluar dhe autobusi i “Gmica Travel” i kishte lënë në Prizren në ora 1 të natës në orë policore.
Sipas qytetarit Sh. Ukaj ata kishin paguar biletën kthyese nga Ksamili në Deçan dhe Pejë dhe ishin disa familje.
Por shoferi i kishte lënë në Prizren duke i thënë që të bëjnë zgjidhje vetanake, anipse në autobus kishte edhe fëmijë të vegjël./Veriu.info/












