Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ky është ish zyrtari komunal i Vushtrrisë ndaj të cilit prokuroria ngriti aktakuzë për regjistrim në gjendje civile me të dhëna fiktive më 2016 dhe 2017

18/10/2024 - 12:42
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Ky është ish zyrtari komunal i Vushtrrisë ndaj të cilit prokuroria ngriti aktakuzë për regjistrim në gjendje civile me të dhëna fiktive më 2016 dhe 2017
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton se ka ngritur aktakuzë, kundër një zyrtari të Gjendjes Civile në Komunën e Vushtrrisë për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar“ dhe ndaj një qytetari për kryerjen e veprës penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”, transmeton Veriu.info.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, i pandehuri H.R, akuzohet se në cilësinë e zyrtarit të  gjendjes civile ka regjistruar në sistemin elektronik të gjendjes civile katër persona, me të dhëna fiktive.

Veriu.info mëson se zyrtari komunal i gjendjes civile në Komunën e Vushtrrisë ndaj të cilit është ngritur aktakuzë është Haki Rrustemi.

Siç mëson Veriu.info, Haki Rrustem tashmë në fakt është ish zyrtar komunal, pasi që i njëjti është pensionuar kohë më parë.

“I pandehur H.R., akuzohet se në katër (4) raste në vitet 2016-2017, në cilësinë e personit zyrtar – zyrtar i gjendjes civile në komunën e Vushtrrisë, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete apo personave tjerë, si dhe shkeljes së drejtave të personave tjerë, ka shfrytëzuar detyrën apo autoritetin e tij zyrtar, ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare, në atë mënyrë që në kundërshtim me Ligjin për gjendjen civile nr.04/L-003, Ligjit për shtetësinë e Kosovës dhe udhëzimet administrative ka regjistruar në sistemin elektronik të gjendjes civile katër (4) persona, me të dhëna fiktive, pa qenë të regjistruar në librat amëz të lindjes, dhe kështu i ka pajisur kundërligjshëm me numër personal dhe dokumentacion”, thuhet në njoftimin e PTH të Mitrovicës.

Ndërsa i pandehuri L.V., akuzohet se me datë 19 qershor 2017, në zyrën e regjistrimit civil, i njëjti ka vënë në lajthim organin kompetent – zyrën e regjistrimit civil në komunën e Vushtrrisë dhe ka vërtetuar një çështje të pa vërtetë në atë mënyrë që pa qenë i regjistruar në librat amëz të lindjes në gjendjen civile, me dokument të falsifikuar ka arritur të regjistrohet dhe të marrë numrin personal dhe të pajiset me dokumentacion.

Me këto veprime, të pandehurit H.Rr., dhe L.V.,  kanë kryer veprën penale e cila u vihen në barrë./Veriu.info

 

JU REKOMANDOJMË

Musliu: Sami Lushtaku, ishte, është dhe do të mbetet përherë çlirimtar

Musliu: Kosova po kalon ditët më të vështira të saj – Republika nuk është lodër për interesa partiake!
14/05/2026 - 20:08

Ganimete Musliu ka dënuar të gjitha format e dhunës, duke thënë se ajo shpesh është pasojë e gjuhës së urrejtjes dhe fushatave të linçimit në publik. Ajo theksoi...

Më shumëDetails

Sulmi në Skenderaj, Prokuroria e Mitrovicës: Po intervistohen dëshmitarë dhe të dyshuar

Sulmi në Skenderaj, aktivizohen Policia dhe Prokuroria
14/05/2026 - 19:45

Një rrahje ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Skenderaj, ku kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, njëherësh zëvendësministri i Financave, Hysni Mehani, ka deklaruar se...

Më shumëDetails

Reagon Mergim Lushtaku, thotë se kur Faton Peci flet për drejtësi “tingëllon si tallje me qytetarët”

Reagon Mergim Lushtaku, thotë se kur Faton Peci flet për drejtësi “tingëllon si tallje me qytetarët”
14/05/2026 - 19:31

Mergim Lushtaku ka reaguar pasi Sami Lushtaku dyshohet se e sulmoi fizikisht kreun e VV-së në Skenderaj, Hysni Mehani. Në një shkrim në Facebook, Lushtaku i ka reaguar...

Më shumëDetails

KQZ certifikon pjesëmarrjen në zgjedhje për Kuvend të 3 koalicioneve

KQZ miraton këtë dokument të rëndësishëm
14/05/2026 - 19:13

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për certifikimin e 4 prej 5 subjekteve të reja politike për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat...

Më shumëDetails

Arben Vitia thotë se e ka vizituar në spital Hysni Mehanin, tregon për gjendjen e tij shëndetësore

Vitia: 11 persona të helmuar në Malishevë po trajtohen në Infektivë, gjendja e tyre stabile
14/05/2026 - 19:03

Ministri i Shëndetësisë në detyrë, Arben Vitia, njofton se ka vizituar në spital Hysni Mehanin, për të cilin tha se e ka gjendjen stabile. Reagimi i tij i...

Më shumëDetails

Lladrovci takon Limajn: Fërkimet riparohen kur qëllimi është Kosova dhe e ardhmja e saj

Lladrovci takon Limajn: Fërkimet riparohen kur qëllimi është Kosova dhe e ardhmja e saj
14/05/2026 - 18:51

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka takuar kreun e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. “Kur e shoh rrugëtimin e disa dekadave, jo çdo herë jemi pajtuar bashkë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kanosi brenda gjykatës prokurorin Muharrem Prekazi, ndalohet për 48 orë Avdullah Gërbeshi

    Kanosi brenda gjykatës prokurorin Muharrem Prekazi, ndalohet për 48 orë Avdullah Gërbeshi

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • U tha se ishte prezent në sulmin ndaj Hysni Mehanit, reagon Arjeta Fejza

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Prej 1500 eurove tash paguj 8000”, përgjigja e Pandurit e lë pa koment Kojufcën kur e kritikoi për shpenzimet e rrymës

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Ymeri parashikon lëkundje në skenën politike: Njëra forcë në rënie, tjetra drejt ngritjes

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Publikohen pamjet nga sulmi ndaj Hysni Mehanit (VIDEO)

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë