Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ky është ish zyrtari komunal i Vushtrrisë ndaj të cilit prokuroria ngriti aktakuzë për regjistrim në gjendje civile me të dhëna fiktive më 2016 dhe 2017

18/10/2024 - 12:42
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Ky është ish zyrtari komunal i Vushtrrisë ndaj të cilit prokuroria ngriti aktakuzë për regjistrim në gjendje civile me të dhëna fiktive më 2016 dhe 2017
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton se ka ngritur aktakuzë, kundër një zyrtari të Gjendjes Civile në Komunën e Vushtrrisë për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar“ dhe ndaj një qytetari për kryerjen e veprës penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”, transmeton Veriu.info.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, i pandehuri H.R, akuzohet se në cilësinë e zyrtarit të  gjendjes civile ka regjistruar në sistemin elektronik të gjendjes civile katër persona, me të dhëna fiktive.

Veriu.info mëson se zyrtari komunal i gjendjes civile në Komunën e Vushtrrisë ndaj të cilit është ngritur aktakuzë është Haki Rrustemi.

Siç mëson Veriu.info, Haki Rrustem tashmë në fakt është ish zyrtar komunal, pasi që i njëjti është pensionuar kohë më parë.

“I pandehur H.R., akuzohet se në katër (4) raste në vitet 2016-2017, në cilësinë e personit zyrtar – zyrtar i gjendjes civile në komunën e Vushtrrisë, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete apo personave tjerë, si dhe shkeljes së drejtave të personave tjerë, ka shfrytëzuar detyrën apo autoritetin e tij zyrtar, ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare, në atë mënyrë që në kundërshtim me Ligjin për gjendjen civile nr.04/L-003, Ligjit për shtetësinë e Kosovës dhe udhëzimet administrative ka regjistruar në sistemin elektronik të gjendjes civile katër (4) persona, me të dhëna fiktive, pa qenë të regjistruar në librat amëz të lindjes, dhe kështu i ka pajisur kundërligjshëm me numër personal dhe dokumentacion”, thuhet në njoftimin e PTH të Mitrovicës.

Ndërsa i pandehuri L.V., akuzohet se me datë 19 qershor 2017, në zyrën e regjistrimit civil, i njëjti ka vënë në lajthim organin kompetent – zyrën e regjistrimit civil në komunën e Vushtrrisë dhe ka vërtetuar një çështje të pa vërtetë në atë mënyrë që pa qenë i regjistruar në librat amëz të lindjes në gjendjen civile, me dokument të falsifikuar ka arritur të regjistrohet dhe të marrë numrin personal dhe të pajiset me dokumentacion.

Me këto veprime, të pandehurit H.Rr., dhe L.V.,  kanë kryer veprën penale e cila u vihen në barrë./Veriu.info

 

JU REKOMANDOJMË

Emisarë të Perëndimit zbarkojnë në Kosovë, kërkohet urgjentisht formimi i institucioneve
Lajme

Emisarë të Perëndimit zbarkojnë në Kosovë, kërkohet urgjentisht formimi i institucioneve

15/07/2025 - 22:49
Ambasada britanike: Karen Pierce diskutoi në Kosovë për formimin urgjent të qeverisë
Lajme

Ambasada britanike: Karen Pierce diskutoi në Kosovë për formimin urgjent të qeverisë

15/07/2025 - 22:34
Lutfi Haziri: Besnik Bislimi do të tërhiqet për dinarin, ta shohim sa hapa mbrapa
Lajme

Haziri – Memli Krasniqit: Jo 19, por 20 vota t’i japim por është e pamjaftueshme

15/07/2025 - 22:24
Bislimi: NATO ndali gjenocidin e Millosheviqit, sot Kosova kërkon të bëhet pjesë e saj
Kryesore

Vendimi i Supremes e radikalizon pak Besnik Bislimin: Gjyqësori i ka shpallë luftë qeverisë, do ta humbin me shumë turp

15/07/2025 - 22:11
641 çifte i dhanë fund martesës së tyre nga janari deri në maj
Lajme

641 çifte i dhanë fund martesës së tyre nga janari deri në maj

15/07/2025 - 22:05
Trump arrin marrëveshje me NATO-n për të armatosur Ukrainën, paralajmëron Rusinë për sanksione
Lajme

Trump arrin marrëveshje me NATO-n për të armatosur Ukrainën, paralajmëron Rusinë për sanksione

15/07/2025 - 21:50

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë të dyshuarit për tentimvrasjen në Gojbulë të Vushtrrisë – Njëri në pranga, dy në arrati

    Këta janë të dyshuarit për tentimvrasjen në Gojbulë të Vushtrrisë – Njëri në pranga, dy në arrati

    160 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Isa Mustafa godet LDK-në: Fatkeqësisht margjinalizuan Avdullah Hotin

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Ky është zytari i arrestuar dje për marrje ryshfeti, u kap në flagrancë nga policia

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Kthesa e çuditshme e biznesmenit Ruzhdi Kurtishaj – Para pak javësh thoshte se buzë detit kafja 80 cent, sot alarmon për çmime astronomike në bregdetin shqiptar

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Reuters”: I pashqetësuar nga Trumpi, Putini do ta vazhdojë luftën dhe mund të kërkojë më shumë Ukrainë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë