Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Me raportet e progresit, KE synon përshpejtimin e zgjerimit – ai për Kosovën pritet të përmbajë kritika për obligimet nga dialogu

19/10/2024 - 09:47
në Kryesore, Lajme
A A
Me raportet e progresit, KE synon përshpejtimin e zgjerimit – ai për Kosovën pritet të përmbajë kritika për obligimet nga dialogu
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vetëm pak javë para përfundimit të mandatit pesëvjeçar, Komisioni Evropian (KE) do të miratojë dhe bëjë publike paketën vjetore të zgjerimit dhe raportet e progresit për vendet e përfshira në këtë proces.

Do të jetë kjo paketa e fundit që miratohet nga përbërja e tashme e Komisionit, i cili është në largim e sipër.

Sipas planit, kjo pritet të ndodhë në takimin e Kolegjit të KE-së, më 30 tetor në Bruksel.

Plani i mëhershëm ishte që këto dokumente të miratoheshin më 16 tetor, por u shty për dy javë, për shkak të disa rrethanave.

Kur ishte përmendur 16 tetori për miratimin e paketës së zgjerimit, besohej se Komisioni i ri Evropian do të ishte i gatshëm ta niste mandatin që më 1 nëntor.

Por, ndërkohë, seancat për dëgjimin dhe votimin e kandidatëve për komisionarë të rinj u shtynë për dy javët e para të nëntorit, ndaj Komisioni i ri nuk do të jetë gati para 1 dhjetorit.

Sipas burimeve nga BE-ja, të cilat kanë pasur mundësi t’i shohin raportet e progresit në versionet e tyre të punës, pra si drafte, kësaj radhe pritet që ato të theksojnë një lloj përparimi për të gjitha vendet kandidate dhe për Kosovën si të vetmen “kandidate potenciale”, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Qëllimi i Komisionit është që, në njërën anë, të jetë objektiv në vlerësimin e gjendjes reale të vendeve nga procesi i zgjerimit, por, në anën tjetër, të mos jetë shumë kritik ndaj tyre, me qëllim që ta evitojë mundësinë që ndonjë vend anëtar i BE-së t’i përdorë pikërisht këto raporte për ta penguar avancimin e procesit.

Në pjesën politike të dokumentit strategjik për zgjerimin do të nënvizohen të arriturat kryesore gjatë vitit të fundit.

Në mesin e tyre pritet të përmendet vendimi i Këshillit Evropian nga dhjetori i vitit 2023 për t’i hapur negociatat e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë, pastaj vendimi me kusht për t’i hapur negociatat edhe me Bosnje e Hercegovinën, si dhe dhënia e statusit të vendit kandidat Gjeorgjisë.

Mali i Zi, gjithashtu, shënoi një hap përpara me miratimin e raportit kalimtar për përmbushjen e kritereve nga kapitulli 23, që ka të bëjë me sundimin e ligjit.

Shqipëria, vetëm disa ditë para miratimit të Raportit të ri të Progresit për të, e hapi grup-kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim në BE.

Të gjitha këto dhe të tjera do të përfshihen si të arritura në raportet e progresit për këto vende dhe në dokumentin për strategjinë e zgjerimit.

I vetmi vend për të cilin nuk ka pasur lëvizje në këtë drejtim, është Kosova.

Ajo e ka dorëzuar në dhjetor të vitit 2022 aplikacionin për anëtarësim në BE, por ajo kërkesë nuk është shqyrtuar ende.

Kështu, Kosova mbetet e vetmja nga dhjetë vendet e procesit të zgjerimit, që nuk e ka statusin e vendit kandidat.

Por, edhe për Kosovën, Raporti i Progresit pritet të jetë voluminoz dhe të analizojë reformat dhe performancën në të gjitha fushat, sikurse për të gjitha vendet tjera nga ky proces.

Raporti i Progresit për Kosovën dhe ai për Serbinë pritet të përmbajnë kritika për të dyja këto vende për mungesë të gatishmërisë për t’i zbatuar obligimet që dalin nga dialogu i tyre për normalizimin e marrëdhënieve, i lehtësuar nga BE-ja.

Kjo nuk do të jetë ndonjë befasi, pasi pakënaqësinë për mungesën e përparimit në dialog, në BE e kanë shprehur tashmë edhe publikisht.

BE-ja vazhdimisht rikujton Kosovën dhe Serbinë se rrugëtimi i tyre evropian varet edhe nga dialogu për normalizimin e raporteve mes tyre.

Një e arritur në raportet mes BE-së dhe vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor është miratimi i Planit për Rritje dhe Reforma.

Fjala është për një paketë prej 6 miliardë eurosh, nga të cilat 2 miliardë janë grante pa kthim, ndërsa pjesa tjetër është në formën e kredive të favorshme.

Me këtë paketë synohet t’u ndihmohet vendeve të rajonit që të përgatiten për përparimin drejt integrimit në BE.

Pjesa që do të kërkojë më shumë nga vendet e rajonit në këto raporte të progresit, ka të bëjë me sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe reformat e administratës publike.

Ndonëse ka dallime mes vendeve kandidate sa i përket nivelit të progresit në këto fusha, të gjitha janë ende larg nga arritja e nivelit që kërkon BE-ja.

Komisioni Evropian pritet që, në veçanti, të bëjë ftesë për më shumë progres në sigurimin e një gjyqësori të pavarur, për respektimin e lirisë së shprehjes dhe për depolitizimin e administratës publike.

Nga vendet e rajonit edhe me këto dokumente pritet të kërkohet që të vazhdojnë bashkëpunimin në fushën e migrimit, përfshirë përshtatjen me politiken e azilit dhe të vizave të BE-së.

Pasi të miratohen nga Komisioni Evropian, këto raporte të progresit dhe paketa e zgjerimit do të shqyrtohen në muajin dhjetor edhe në Këshill nga vendet anëtare.

Në bazë të tyre, pritet edhe të merren vendime për hapjen apo mbylljen e kapitujve në procesin e negociatave të anëtarësimit për disa vende kandidate, sidomos për Malin e Zi dhe për Serbinë.

Gjithashtu, gjatë muajit dhjetor, pritet të zhvillohet edhe një samit i përbashkët i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.

JU REKOMANDOJMË

Kushtet e vështira të punës, pagat e ulëta e sigurimi shëndetësor, sfidat kryesore të Policisë së Kosovës

Orë dore për policët e pensionuar, Policia e Kosovës hap tender 95 mijë euro për rekuizita ceremoniale
10/05/2026 - 09:47

Pagat e ulëta, mungesa e pajisjeve bazike dhe kushtet e vështira të punës po vazhdojnë të jenë sfidë për zyrtarët policorë në Kosovë, ndërsa dorëheqjet nga Policia e...

Më shumëDetails

MINT publikon çmimet e derivateve, kaq po kushton nafta, benzina e gasi sot

Ministria publikon çmimet tavan të derivateve- kaq do shitet sot nafta në Kosovë
10/05/2026 - 09:27

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka bërë përcaktimin e çmimit të derivateve për dy ditëve të ardhshme, më 10 dhe 11 maj. Gjatë këtyre ditëve një...

Më shumëDetails

Zhduket një person, gruaja e tij lajmëron rastin në Polici

Zhduket një person në Ferizaj
10/05/2026 - 09:15

Një person është zhdukur në Gjakovë. Policia njofton se bashkëshortja e viktimës e ka raportuar zhdukjen e burrit në polici. “Gjakovë / 08.05.2026 – 19:30. Me 09.05.2026 raportohet...

Më shumëDetails

Bëhen “kërrsh” për një pronë vëllezërit në Mitrovicë, dërgohen në mbajtje

Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
10/05/2026 - 09:03

Si pasojë e një mosmarrëveshjeje lidhur me një kontest pronësor, dy vëllezër janë përleshur mes vete dje në Mitrovicë, transmeton Gazeta Online Veriu.info. Siç thuhet në raportin 24...

Më shumëDetails

Arrestohet një person në Prishtinë pasi dyshohet se sulmoi vëllain që nuk e lejoi të voziste në gjendje të dehur

Dyshohet se hyri ilegalisht në Kosovë, arrestohet serbi në Leposaviq
10/05/2026 - 08:50

Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për dhunë në familje, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht vëllain e tij. Sipas raportit të Policia e Kosovës, rasti...

Më shumëDetails

Maliqi thotë se pas zgjedhjeve vendi mund të përballet sërish me nevojën për konsensus

Maliqi: Një Serbi nën ndikimin dhe varësinë prej NATO-s dhe BE-së është mbi të gjitha në interes të Kosovës
10/05/2026 - 08:21

Opinionisti Agon Maliqi në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova ka vlerësuar se pas zgjedhjeve vendi mund të përballet sërish me nevojën për konsensus politik, sidomos për zgjedhjen...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Këto figura të fuqishme të LDK-së munguan në mbledhjen e sotme të KP-së – A është ky mesazh për Abdixhikun?

    Ekskluzive: Këto figura të fuqishme të LDK-së munguan në mbledhjen e sotme të KP-së – A është ky mesazh për Abdixhikun?

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Kjo është e dashura 50-vjeçare e Romeo Veshajt?

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Rikthehet Vildane Zeneli, sjell foto provokuese (Foto 16+)

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Mos e përsërisni gabimin”, Ramiz Lladrovci me mesazh për Kryesinë e PDK-së për Fatmir Limajn

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • MINT publikon çmimet e derivateve për sot në Kosovë

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë