Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Me raportet e progresit, KE synon përshpejtimin e zgjerimit – ai për Kosovën pritet të përmbajë kritika për obligimet nga dialogu

19/10/2024 - 09:47
në Kryesore, Lajme
A A
Me raportet e progresit, KE synon përshpejtimin e zgjerimit – ai për Kosovën pritet të përmbajë kritika për obligimet nga dialogu
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vetëm pak javë para përfundimit të mandatit pesëvjeçar, Komisioni Evropian (KE) do të miratojë dhe bëjë publike paketën vjetore të zgjerimit dhe raportet e progresit për vendet e përfshira në këtë proces.

Do të jetë kjo paketa e fundit që miratohet nga përbërja e tashme e Komisionit, i cili është në largim e sipër.

Sipas planit, kjo pritet të ndodhë në takimin e Kolegjit të KE-së, më 30 tetor në Bruksel.

Plani i mëhershëm ishte që këto dokumente të miratoheshin më 16 tetor, por u shty për dy javë, për shkak të disa rrethanave.

Kur ishte përmendur 16 tetori për miratimin e paketës së zgjerimit, besohej se Komisioni i ri Evropian do të ishte i gatshëm ta niste mandatin që më 1 nëntor.

Por, ndërkohë, seancat për dëgjimin dhe votimin e kandidatëve për komisionarë të rinj u shtynë për dy javët e para të nëntorit, ndaj Komisioni i ri nuk do të jetë gati para 1 dhjetorit.

Sipas burimeve nga BE-ja, të cilat kanë pasur mundësi t’i shohin raportet e progresit në versionet e tyre të punës, pra si drafte, kësaj radhe pritet që ato të theksojnë një lloj përparimi për të gjitha vendet kandidate dhe për Kosovën si të vetmen “kandidate potenciale”, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Qëllimi i Komisionit është që, në njërën anë, të jetë objektiv në vlerësimin e gjendjes reale të vendeve nga procesi i zgjerimit, por, në anën tjetër, të mos jetë shumë kritik ndaj tyre, me qëllim që ta evitojë mundësinë që ndonjë vend anëtar i BE-së t’i përdorë pikërisht këto raporte për ta penguar avancimin e procesit.

Në pjesën politike të dokumentit strategjik për zgjerimin do të nënvizohen të arriturat kryesore gjatë vitit të fundit.

Në mesin e tyre pritet të përmendet vendimi i Këshillit Evropian nga dhjetori i vitit 2023 për t’i hapur negociatat e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë, pastaj vendimi me kusht për t’i hapur negociatat edhe me Bosnje e Hercegovinën, si dhe dhënia e statusit të vendit kandidat Gjeorgjisë.

Mali i Zi, gjithashtu, shënoi një hap përpara me miratimin e raportit kalimtar për përmbushjen e kritereve nga kapitulli 23, që ka të bëjë me sundimin e ligjit.

Shqipëria, vetëm disa ditë para miratimit të Raportit të ri të Progresit për të, e hapi grup-kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim në BE.

Të gjitha këto dhe të tjera do të përfshihen si të arritura në raportet e progresit për këto vende dhe në dokumentin për strategjinë e zgjerimit.

I vetmi vend për të cilin nuk ka pasur lëvizje në këtë drejtim, është Kosova.

Ajo e ka dorëzuar në dhjetor të vitit 2022 aplikacionin për anëtarësim në BE, por ajo kërkesë nuk është shqyrtuar ende.

Kështu, Kosova mbetet e vetmja nga dhjetë vendet e procesit të zgjerimit, që nuk e ka statusin e vendit kandidat.

Por, edhe për Kosovën, Raporti i Progresit pritet të jetë voluminoz dhe të analizojë reformat dhe performancën në të gjitha fushat, sikurse për të gjitha vendet tjera nga ky proces.

Raporti i Progresit për Kosovën dhe ai për Serbinë pritet të përmbajnë kritika për të dyja këto vende për mungesë të gatishmërisë për t’i zbatuar obligimet që dalin nga dialogu i tyre për normalizimin e marrëdhënieve, i lehtësuar nga BE-ja.

Kjo nuk do të jetë ndonjë befasi, pasi pakënaqësinë për mungesën e përparimit në dialog, në BE e kanë shprehur tashmë edhe publikisht.

BE-ja vazhdimisht rikujton Kosovën dhe Serbinë se rrugëtimi i tyre evropian varet edhe nga dialogu për normalizimin e raporteve mes tyre.

Një e arritur në raportet mes BE-së dhe vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor është miratimi i Planit për Rritje dhe Reforma.

Fjala është për një paketë prej 6 miliardë eurosh, nga të cilat 2 miliardë janë grante pa kthim, ndërsa pjesa tjetër është në formën e kredive të favorshme.

Me këtë paketë synohet t’u ndihmohet vendeve të rajonit që të përgatiten për përparimin drejt integrimit në BE.

Pjesa që do të kërkojë më shumë nga vendet e rajonit në këto raporte të progresit, ka të bëjë me sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe reformat e administratës publike.

Ndonëse ka dallime mes vendeve kandidate sa i përket nivelit të progresit në këto fusha, të gjitha janë ende larg nga arritja e nivelit që kërkon BE-ja.

Komisioni Evropian pritet që, në veçanti, të bëjë ftesë për më shumë progres në sigurimin e një gjyqësori të pavarur, për respektimin e lirisë së shprehjes dhe për depolitizimin e administratës publike.

Nga vendet e rajonit edhe me këto dokumente pritet të kërkohet që të vazhdojnë bashkëpunimin në fushën e migrimit, përfshirë përshtatjen me politiken e azilit dhe të vizave të BE-së.

Pasi të miratohen nga Komisioni Evropian, këto raporte të progresit dhe paketa e zgjerimit do të shqyrtohen në muajin dhjetor edhe në Këshill nga vendet anëtare.

Në bazë të tyre, pritet edhe të merren vendime për hapjen apo mbylljen e kapitujve në procesin e negociatave të anëtarësimit për disa vende kandidate, sidomos për Malin e Zi dhe për Serbinë.

Gjithashtu, gjatë muajit dhjetor, pritet të zhvillohet edhe një samit i përbashkët i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.

JU REKOMANDOJMË

Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë

Shpërthim në veri të Mitrovicës, policia jep detaje
19/10/2026 - 22:06

Një qytetar nga fshati Koretishtë i Novobërdës ka njoftuar Policinë pasi, duke kontrolluar gjërat e babait të tij të ndjerë, ka gjetur dy pistoleta, karikatorë dhe municion. Armët...

Më shumëDetails

Kush janë organizatorët e protestës? Karamuço: Makinave të policisë u kanë vendosur GPS për të parë lëvizjet

Kush janë organizatorët e protestës? Karamuço: Makinave të policisë u kanë vendosur GPS për të parë lëvizjet
19/10/2026 - 21:47

Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço thotë se protesta ka organizim nga persona që drejtojnë turmën se cilat objekte duhet të sulmojnë dhe dhe të djegin.Ai tha se nuk...

Më shumëDetails

Haradinaj e quan Kurtin “sundimtar”: Protestuesve u dha gaz lotsjellës e dajak

Haradinaj: Nëse nuk ndërrohet qeveria Kurti, do të kemi “probleme” me administratën Trump
19/10/2026 - 21:39

Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e atëhershëm të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, se kanë dhënë urdhër politik për ndërhyrjen e...

Më shumëDetails

Krahasoi protestat e Tiranës me kohën e luftës në Kosovë, Haradinaj e shanë me nënë Konomin

Krahasoi protestat e Tiranës me kohën e luftës në Kosovë, Haradinaj e shanë me nënë Konomin
19/10/2026 - 21:14

Ish-komandanti dhe veterani i UÇK-së, Nasim Haradinaj i ka reaguar gazetarit nga Shqipëria Arjan Konomit, i cili ky i fundit i ka krahasuar protestat në Tiranë me luftën...

Më shumëDetails

Mehmetaj: Më mirë vonë se kurrë, PDK-ja po e kupton se Ligji për Specialen mund të jetë antikushtetues

Mehmetaj: Më mirë vonë se kurrë, PDK-ja po e kupton se Ligji për Specialen mund të jetë antikushtetues
19/10/2026 - 21:12

Gazetari Lirim Mehmetaj  ka reaguar lidhur me qëndrimet e Partisë Demokratike të Kosovës për Ligjin për Gjykatën Speciale, duke thënë se në këtë parti po e kuptojnë se...

Më shumëDetails

Arbëreshë Kryeziu-Hyseni: Fillimisht na thanë se ligji duhej të votohej, tani thonë se duhet të kthehet mbrapsht

Arbëreshë Kryeziu-Hyseni: Fillimisht na thanë se ligji duhej të votohej, tani thonë se duhet të kthehet mbrapsht
19/10/2026 - 20:59

Deputetja e LVV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka bërë një reagim për ndryshimet e ligjit për Gjykatën Speciale, duke thënë se “fillimisht kërkuan që ligji të votohej, e tani thonë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Muharremi demanton statistikat e Qeverisë për çmimin e rrymës: 37% më e shtrenjtë

    Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Krahasoi protestat e Tiranës me kohën e luftës në Kosovë, Haradinaj e shanë me nënë Konomin

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Skandal në ordinancën “AL-DENT V” në Skenderaj: Pacienti gëlltit gjilpërën gjatë trajtimit stomatologjik

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

    491 Shpërndaje
    Shpërndaje 196 Tweet 123
  • Vazhdon konflikti i Elshanëve dhe Kelmendëve, therje me thika sot në qendër të Pejës

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë