Deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Bekim Haxhiu, ka hedhur kritika të mëdha ndaj mënyrës se si po menaxhohet Klinika e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK.
Ai thotë se në vitin 2019 me 2 salla të operacioneve janë kryer 1425 operacione në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve, ndërsa këtë vit me 4 salla të operacioneve janë kryer mbi 1 mijë oprracione, transmeton VeriuInfo.
Postimi:
Dëshmi mbi dështimin në menaxhimin e shëndetësisë.
Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK, paska deklaruar se për 9 muaj janë kryer mbi 1 mijë operacione, mesatarisht i bie që janë kryer 3-4 operacione në 24 orë në një Klinikë që ka 4 salla të operacioneve e 15 specialistë të kirurgjisë së fëmijëve, e ku janë investuar mbi 22 milionë euro.
Sipas raporti zyrtar të QKUK-ës në vitin 2019 me 2 sallë të operacionit janë kryer 1425 operacione në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve, ndërsa tani me 4 salla te operacionit ka ma pak operacione të kryera.
Operacione të kryera në Klinikë e Kirurgjisë se Fëmijëve në vitin 2024 mesatarja 3.7 operacione në 24 orë me 4 salla operative.
2019 mesatarja 3.9 operacione në 24 orë me 2 salla operative.
Kjo shpërfaq dështimin në menaxhim të shëndetësisë tonë të cilën e ka përfshirë tenderomania.












