Në kuadër të veprimeve dhe masave parandaluese për ofrimin e sigurisë në shkolla, zyrtarë policor në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, javën e kaluar kanë zbatuar masa dhe kontrolle sigurie në shkolla, ku janë kontrolluar mbi 3400 nxënës, të shkollave të mesme të ulëta dhe të larta në Vushtrri.
Për këtë aksion kontrullues nëpër shkolla, ka folur edhe drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Vushtrrisë, i cili në një prononcim për Veriu.info ka treguar se aksioni kontrollues është zhvilluar me kërkesën e tij.
“Pasi që kemi parë në media raste të shumta të vetëlëndimit të nxënësve nëpër komuna të ndryshme, Komuna e Vushtrrisë, gjegjësisht unë në cilësinë e Drejtorit të Arsimit kam kërkuar veprime konkrete parandaluese. Vet kontrollimi i nxënësve të shkollave të mesme të ulëta dhe të larta, është masë preventive nga DKA-ja, pasi që ky aksion kontrolli ka qenë iniciativë e plotë e jona (provë: kemi emailin zyrtar që ia kemi adresuar policisë), dhe pas kërkesës dhe lejes nga DKA-ja, Policia e Kosovës ka realizuar aksionin e kontrollimit në fjalë”, ka thënë drejtori Tahiraj për Veriu.info.
Ai ka potencuar se në krahasim me kontrollimet e mëparshme, gjetjet janë shumë më të vogla.
“Ne tash do të bëjmë një analizë dhe shqyrtim të detajuar, në pjesën që është kompentente DKA-ja do t’i ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme, kurse për pjesën tjetër është kompetente sipas detyrës zyrtare Policia e Kosovës. Gjithashtu pas këtij raporti me shkollat që kemi pas gjetje, do mbajmë takime urgjente të përbashkëta për të marrë hapat tjerë konkret drejt përmirësimit”, ka deklaruar Albanez Tahiraj.
I pyetur se në cilat shkolla janë sekuestruar mjetet, ai ka treguar se në:
ShMTL “Lufti Musiqi”: një maskë;
Viciana med (shkollë private): cigare elektronike;
ShMU2: maskë;
ShMU1: thikë, por e konfsikuar paraprakisht nga shkolla dhe 1 cigare elektronike;
SHMPL “Bahri Haxha”: dy monedha 200 fals.














