Të tjera detaje janë zbardhur nga arrestimi i Ilir Metës. Mësohet se kreu i PL është ndaluar nga agjentët e BKH të asistuar nga policia. Raportohet se ai ka qenë në zonën e Casa Italias.
Ilir Meta ka qenë duke udhëtuar me makinë kur e kanë ndaluar, ndërsa ishte i shoqëruar edhe me disa persona te tjere.











