Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Selimi ka thënë që komunikatën 59 e ka shkruar Thaçi”, Geci: S’e ka ditë që kemi me u pa në sy e ka me u turpëru për ato që i ka bërë

21/10/2024 - 18:09
në Lajme
A A
“Pos Adem Jashari u kan i pari, meniherë pas tij kemi qenë ne Gectë”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dëshmitari Fadil Geci ka thënë të hënën në Hagë se Rexhep Selimi ishte ai që ka treguar se komunikata 59-të ishte shkruar “nga një dashakeqës”, që sipas tij ishte Hashim Thaçi.

Geci tha se për arsye që e ka treguar një të vërtetë, do ia falë Rexhep Selimit faktin që e ka quajtur vëllanë e tij, Gani Gecin, tradhtar, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“E ai shpifës kush është? Kam pas qef me ardhë me e pa në sy këtu e me e këqyr cili është shpifësi që ka shkru për vëllezërit Geci- një familje e cila në të gjitha proceset u kanë e para në Drenicë. Kam pas qef me e pa në sy edhe me e ni se kush është ai. Rexhepi e ka tregu. Faleminderit Rexhep Selimi për atë fjalë se kush e ka shkru komunikatën. E ke thanë një të vërtetë. Ke punu ma shumë se tjerët, Rexhep Selimi. Edhe atë fjalë ta fali se nuk është ashtu. Mirë e din që Gani Geci nuk është tradhtar, por është njëri ndër luftëtarët e parë”, tha Geci.

Dëshmitari tha se ai që e ka shkruar komunikatën 59-të nuk e ka ditur që do të vijë kjo ditë që të shihen në sy, e që do të turpërohen pastaj për gjërat që i ka bërë.

“Informacionin e kam pa bashkë me juve, ma keni dhënë deklaratën ti të Rexhep Selimit, e kam pa që ka thënë edhe në TV drejtpërdrejt se komunikatën numër 59-të e ka shkru një dashakeq, e ai është Hashim Thaçi. Ai dashakeq që i ka bë dëm Drenicës me këtë komunikatë për një interes të tij personal me i largu nga skena vëllezërit Geci sikurse e largoi Serbia familjen Jashari dhe me qenë i lirë për me vepru kah don, por ka gabu. Ka gabu shumë. Ai mentalitet ka qenë sllav e rus, e nuk e ka ditë që është Amerika e ka me marrë fund si një ditë këtu që jemi edhe kemi pa në sy dhe ka me u turpnu për këto punë që i ka ba”, tha Geci.

Më pas, prokurori James Pace u kthye sërish tek intervista e Rexhep Selimtit më 1999, ku kishte thënë që personi që ka vrarë Abedin Rexhën ka dashur ta vriste vetë atë.

Arsyeja që ka dështuar ky plan i vrasjes, sipas asaj që e lexoi prokurori, Selimi kishte thënë se ka qenë mosgjetja e dikujt të aftë për ta kryer vrasjen.

“Në bazë të asaj që po thuni ju ‘nga e njëjta dorë’, unë e di që e ka përmend ja familjen, ja vëllain, qaty dikun ka mendu. Mund të jetë ndryshe, unë nuk e di, por këta e dinë. Edhe Rexha a ka pa pasur ndonjë zenkë me vëllezërit Geci, a ka pas naj kundërshtim në Likoc a ku edhe Hashim çka i ka thanë. Këta e dinë ma mirë, unë nuk di”, tha Geci, kur u pyet se për kë ka mundur ta kishte fjalën Rexhep Selimi.

Pas kësaj, u kërkua që në prova materiale të pranohet intervista e Rexhep Selimit e dhënë më 1999, e cila u kundërshtua nga mbrojtja e tij me arsyetimin që këtë dokument nuk e ka parë dëshmitari dhe se nuk ka ndonjë dëshmi nga Prokuroria të lidhjes së këtij dokumenti me të akuzuarin.

Por, me urdhrin e trupit gjykues, ky dokument u pranua në prova materiale.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë