
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, nuk ka mohuar se ndaj tij ka nisur një hetim për skandalin me uljen e borxheve të ambalazhuesve të ujit. Mediat raportuan se ministri Aliu po hetohet nga Prokuroria Speciale për veprën penale “Keqperdorim i detyrës zyrtare”.
Lidhur me hetimin, ministri Aliu tha se nuk ka ndonjë njoftim zyrtar, por thekson se për çdo dyshim apo hetim është i gatshëm të bashkëpunojë me drejtësinë.
Pas reagimit të Aliut në Facebook, komentet në postimin e tij janë vërshuar.
Mirëpo një mbështetje i ka ardhur nga një ish kandidat për deputet nga diaspora.
“Pas kalit të mirë çohet pluhur mos baj dert për dezinformatat gazetaruca qe skanë qa bejnë merren me ani propaganda thashetthemet e te pa verteta hecni kokë lartë dhe fitues perballë tradhëtarve dezinformues”, i ka komentuar, ministrit Aliu, Isa turkaj, ish kandidat për deputet.

Isa Turkaj kishte qenë kandidat i AKR’së për deputet nga diaspora gjatë vitit 2010.

Reagimi i plotë i Liburn Aliut:
Po qarkullon në disa media një lajm se kanë nisur hetime ndaj meje. Unë njoftim zyrtar nuk kam patur, por dëshiroj të njoftoj opinionin publik dhe vetë prokurorinë se për mua autoriteti më i lartë është ligji, se punoj dhe angazhohem çdo ditë për respektimin e ligjeve dhe zbatimin e tyre, dhe se për çdo çështje, çdo hetim apo çdo dyshim, jam i gatshëm të bashkëpunoj vetëm për drejtësi, sipas ligjit, deri në zbardhjen e plotë të çdo rasti.











