
Ka vazhduar në seancën në Speciale dëshmia e Fadil Gecit, vëllaut të Gani Gecit.
Edhe sot, është diskutuar për komunikatën 59, për të cilën Fadil Geci po e akuzon Hashim Thaçin.
Megjithatë, sot ai po merret në pyetje pikërisht nga mbrojtja e ish-presidentit, avokati, Luka Misetiq.
Ky i fundit, e pyeti Gecin sërish për ngjarjen ku ky pretendon se ish-presidenti ia ka puthur dorën, duke thënë se kjo ishte ngjarje që tregon respekt e mirësjellje nga ana e Thaçit në drejtim të Familjes Geci.










