Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Molliqaj: Përdorimi i shërbimit sekret për t’i ndjekur gazetarët – këmbanë e totalitarizmit

23/10/2024 - 18:44
në Lajme
A A
Molliqaj: Kurtit i konvenon “presioni” ndërkombëtarë, arsyetohet se bëri atë që mundi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka reaguar pas deklaratave të gazetarit Vehbi Kajtazi se ai së bashku me Berat Buzhalën, Ilir Mirenën e Lirim Mehmetajn po ndiqen nga agjentë të AKI-së.

Molliqaj ka shkruar se përndjekja e gazetarëve është alarm për demokracinë, teksa përdorimi i shërbimit sekret në përndjekje është kambanë e totalitarizmit.

“Propaganda është polici, policia është propagandë – përpara se të të persekutojnë, ta fabrikojnë akuzën: je armik i popullit, je vegel e armikut. Ky është rend i gjërave në manuale, kështu veproi pushteti”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Përndjekja e gazetarëve është alarm për demokracinë. Përdorimi i shërbimit sekret në përndjekje është kambanë e totalitarizmit. Propaganda është polici, policia është propagandë – përpara se të të persekutojnë, ta fabrikojnë akuzën: je armik i popullit, je vegel e armikut. Ky është rend i gjërave në manuale, kështu veproi pushteti. Rilind Gërvalla, drejtor në RTK e shpalli fatvanë: gazetarët janë t’Serbisë, burimet na qenkan prej AKI-së, ata i paskan faktet. Akuza mori dhenë, gazetarët janë spiunë.

Publiku nuk e besoi akuzën, kërkoi llogari, kërkoi fakte. Fabrikimi u zbulua, qëllimet kriminale të pushtetit po ashtu. AKI zyrtarisht nuk qenka mbrapa akuzës, tregoi edhe presidentja. Në fakt, po flitet për instrumentalizim të segmenteve të saj. Rilind Gërvalla, pra Albin Kurti, përdori autoritet e AKI për të shpallur armiq. Pse AKI-në? Sepse kur thua AKI, je i prirur të mendosh që ata e dijnë por nuk flasin më tej.

Shiheni tash reagimin! Askush nuk merret me Rilindin që e përdori AKI-në për linçime e etiketime. Problem qenkanë gazetarët Lirim Mehmetaj, Berat Buzhala, Vehbi Kajtazi e Ilir Mirena që po tregojnë për instrumentalizmin e AKI-së. AKI nuk është e shenjtë. Ajo duhet të jep përgjegjësi sa herë i tejkalon kompetencat. AKI nuk ka as nuk duhet të ketë as detyrë policore e as të propagandës. Vendet ku AKI është pjesë e politikës ditore janë vende ku ka represion sistemik ndaj qytetarëve.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë