Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), Naser Ramadani, përmes një konference për medie ka njoftuar se aktualisht në Kosovë nuk ka asnjë rast të dyshuar me Lijën e Majmunëve.
“Në Kosovë nuk ka raste të dyshimta me Lijën e Majmunëve, por nëse do të ketë do t’i ndërmarrim hapat e duhur. Për çdo ndryshim ne do t’i njoftojm me kohë.”, deklaron Ramadani
Duke folur për simptomat që ka ky virus, Ramadani theksoi se zakonisht periudha që zgjatë
“Lija e Majmunëve” është 13 ditë,deri në 21.“Shfaqet me ethe, ënjtje të nyejve limfatike.Është sëmundje me simptomat të kufizuara që zgjasin nga dy deri në 4 javë. Përmes kontaktit të ngushtë me njerëzit e infektuar, por edhe me kafshë të infektuara.
Virusi transmetohet nëprmjet kontakteve, pikave të frymëmarrjes apo të tjera.
Paraqitja klinike ngjan me linë e ujit dhe është e lidhur ngushtë me të.
Mbikqyrja dhe intervenimi nga shpërthimi mund të parandalohet duke shtuar vigjilencën nga rastet e para në botë. Punëtorët shëndetësorë dhe anëtarët e familjes janë më të rrezikuar nga ky virus.”, tha ai.













