Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tenderi korruptiv i Ferizajt të Agim Aliut – Biznesmeni e pranon fajësinë, dënohet nga gjykata

24/10/2024 - 14:30
në Lajme
A A
Tenderi korruptiv i Ferizajt të Agim Aliut – Biznesmeni e pranon fajësinë, dënohet nga gjykata
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Themeloren në Ferizaj e ka dënuar biznesmeni Altin Xhemajlin me gjobë prej 20 mijë eurove, pasi i njëjti ka pranuar fajësinë. Ai akuzohej për veprën penale falsifikim i dokumenteve, mashtrimi i blerësve dhe keqpërdorimi dhe mashtrim në prokurim publik, shkruan Veriu.info.

Tenderi korruptiv i nënshkruar me operatorin ekonomik “Altinn” Sh.p.k, me seli në Ferizaj ka qenë e angazhuar në furnizimin e makinerive të ndryshme, përkatësisht mjeteve të punës.

Përveç gjobës, Xhemajlit iu është shqiptuar edhe dënimi plotësues, ndalimi i ushtrimit të profesionit, veprimtarisë apo detyrës në kohëzgjatje prej 1 vit nga dita kur aktgjykimi merr formë të prerë.

Në këtë rast, përveç Altin Xhemajlit, në cilësinë e zyrtarëve të Komunës së Ferizajt për korrupsion dhe vepra tjera penale akuzohen Fehmi Reka, Arbërie Topalli, Arbnora Sejdiu, dhe Hajrush Leka, si dhe biznesmeni Bahri Xhemajli. Por, për shkak se i akuzuari Altin Xhemajli kishte arritur marrëveshje me prokurorinë për  pranimin e fajësinë procedura gjyqësore ndaj tij është veçuar.

Gjyqtari Ilir Bytyqi ka njoftuar se i akuzuari Xhemajli me mbrojtësin e tij, avokatin Besmir Rrahmani, kanë arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë me Prokurorinë Themelore në Ferizaj.

Sipas marrëveshjes së arritur me Prokurorinë, ndaj të pandehurit Xhemajli për veprën penale falsifikimi i dokumenteve, është parashikuar dënimi me gjobë ose me burgim deri në katër vite. Andaj, në marrëveshje është propozuar dënimi me gjobë në shumë prej  5 mijë euro.

Ndërsa, për veprën penale mashtrimi i blerësve, është parashikuar dënimi me gjobë ose me burgim deri në 3 tre vite, kështu, është propozuar dënimin me gjobë në shumë prej 5 mijë euro.

Po ashtu, sipas marrëveshjes, për veprën penale keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik në bashkëkryerje është parashikuar dënimi me gjobë dhe me burgim deri në 5 vite. Kështu që është propozuar dënimin me gjobë në shumë prej 5 mijë euro dhe dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 6 muajve, i cili dënim me pëlqimin e të pandehurit zëvendësohet me dënim me gjobë në shumë prej 10 mijë euro.

Gjithashtu, është propozuar që të pandehurit t’i shqiptohet dënimi plotësues ndalimi i ushtrimit të profesionit veprimtarisë ose detyrës në kohëzgjatje prej një viti nga dita kur aktgjykimi merr formën e prerë.

Sa i përket marrëveshjes mbi pranimin e fajësisë i akuzuari Xhemajli deklaroi se marrëveshjen e ka pranuar pas konsultimeve të mjaftueshme me avokatin e tij dhe se të njëjtën e ka nënshkruar me vullnet të plotë.

Ndërsa, prokurori i këtij rasti, Rasim Maloku, tha se mbetet në tërësi pranë marrëveshjes së nënshkruar mes palëve andaj, i propozoi gjykatës që të aprovoj këtë marrëveshje, dhe të akuzuarit t’i shqiptoj dënimet e propozuara.

Edhe mbrojtësi i të akuzuarit Xhemajli, avokati Rrahmani tha se marrëveshja është nënshkruar pasi që i akuzuari ka kuptuar të gjitha kushtet dhe pasojat e saj, andaj propozoi që e njëjta marrëveshje të aprovohet.

Propozimi i palëve për marrëveshje është aprovuar nga gjykatësi, i cili shtoi se nga momenti i këtij aprovimi palëve nuk u lejohet të heqin dorë nga kjo marrëveshje.

Paraprakisht, në këtë seancë është dëgjuar dëshmitarit Denis Rashiti, i cili njëjti fillimisht është marrë në pyetje nga prokurori Maloku.

“Jam në dijeni për rastin konkret. Në atë kohë kam qenë i punësuar me kontratë mbi vepër në Komunën e Ferizaj, në drejtorinë për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm. Në rastin konkret e di se kam marrë pjesë si vullnetar për t’i ndihmuar organizatorët, mirëpo nuk kam pas ndonjë rol të caktuar”, tha dëshmitari Rashiti, raporton Betimi për Drejtësi.

Në pyetjen e prokurorit Maloku se a e njeh personin e quajtur Gafurr Ilazi, i njëjti tha, “po e njoh, nuk jam i sigurt por ai ka qenë menagjer i hartimit të projekteve apo zyrtar financiar nuk e di saktë”.

Ndryshe, sipas aktakuzës i akuzuari Fehmi Reka ngarkohet se më 4 tetor 2019, si menaxher i zyrës së prokurimit në Komunën e Ferizajt, ka keqpërdorur detyrën zyrtare, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për personin tjetër.

Në aktakuzë thuhet se i pandehuri Reka si përfaqësues i autoritetit kontraktues- Komunës së Ferizajt, në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik (LPP),  kishte nënshkruar kontratë me operatorin ekonomik “Altinn” Sh.p.k, me seli në Ferizaj për furnizim me mjete të punës, edhe pse ky operator nuk i kishte plotësuar kushtet për pjesëmarrje në tender, pasi që ishte i regjistruar në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve më 14 maj 2019, kurse kishte paraqitur referencë të falsifikuar për kryerjen e shërbimeve gjatë vitit 2017/2018, në vlerë prej 200 mijë euro.

Për këtë veprim, i njëjti akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, par.1 të Kodit Penal.

Pika e dytë  e aktakuzës i ngarkon të pandehurit Arbërie Topalli, Arbnora Sjediu dhe Hajrush Leka se më 27 shtator 2019, në Ferizaj se si anëtarë të komisionit për vlerësimin e ofertave në ritenderin “Pjesëmarrja në ngritjen e zhvillimit të bizneseve” të Komunës së Ferizajt, në kundërshtim LPP-në, i kishin rekomanduar komisionit të lartcekur që të lidhë kontratë me operatorin ekonomik “Altinn” Sh.p.k, edhe pse i njëjti nuk i ka plotësuar kushtet për pjesëmarrje në tender, pasi që ka paraqitur referencë të falsifikuar.

Ata akuzohen se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje” nga neni 414, par.1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal.

Kurse, në pikën III të aktakuzës, thuhet se i akuzuari Altin Xhemajli, më 16 shtator 2019, në Ferizaj, kishe përdorur dokumentin e falsifikuar si original- si pronar i ndërmarrjes “Altinn” Sh.p.k, dhe me rastin e dorëzimit të ofertës për tenderin e shpallur nga Komuna e Ferizajt, kishte dorëzuar referencën e falsifikuar, të lëshuar nga NSH “Besa”, me anë të së cilës referencë kompania referon se ndërmarrja “Altinn” Sh.p.k ka qenë e angazhuar në furnizimin e makinerive të ndryshme për kompaninë “Besa”, i cili është realizuar në vitin 2017/2018.

Me këtë veprim, ai ngarkohet se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 390, par.1 të Kodit Penal.

I akuzuari Altin Xhemajli ngarkohet edhe me veprën penale “Mashtrim i blerësve” nga neni 293, par.1 të KPRK-së, pasi që në aktakuzë thuhet se i njëjti me qëllim të mashtrimit të blerësve kishte përdorur markën e cila nuk i përgjigjet llojit dhe prejardhjes së mallit.

Sipas pikës IV të aktakuzës, i pandehuri Bahri Xhemajli po akuzohet se në nëntor të vitit 2019 në Ferizaj kishte falsifikuar dokumentin me qëllim që të përdoret si origjinal, pasi që si pronar i NSH “Besa” kishte lëshuar referencë me përmbajtje të falsifikuar, me të cilën referon me përgjegjësi të plotë se kompania “Altinn” Sh.p.k, ka qenë e angazhuar me furnizimin e makinerive të ndryshme për kompaninë e tij, i cili është realizuar në vitin 2017 /2018 edhe pse e ka ditur se kompania “Altinn” Sh.p.k ishte regjistruar në vitin 2019.

Me këtë rast, i njëjti ngarkohet se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 390, par.1 të Kodit Penal.

Po ashtu, dispozitivi i fundit i kësaj aktakuze i ngarkon të pandehurit Altin dhe Bahri Xhrmajli, se në muajin nëntor 2019, i akuzuari Altin Xhemalji si pronar i ndërmarrjes “Altini” sh.p.k, ndërsa Bahri Xhemajli si pronar i NSH “Besa”, me vetëdije kanë shkelur rregullat e prokurimit publik në kundërshtim me LPP-në, ngase gjatë aplikimit në tenderin “Pjesëmarrja në ngritjen zhvillimit të bizneseve” i shpallur nga Komuna e Ferizajt, kanë paraqitur dokument të rremë me qëllim të mashtrimit në procedurat e prokurimit publik.

Për këtë, ata akuzohen se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik në bashkëkryerje” nga neni 415, par. 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë