Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Për shkak të çmimit më të lart trotuari u shtrua me asfalt, tani çuditërisht po hiqet – Tenderi i majm që e fitoi dosti i Alban Hysenit

24/10/2024 - 15:22
në Lajme
A A
Për shkak të çmimit më të lart trotuari u shtrua me asfalt, tani çuditërisht po hiqet – Tenderi i majm që e fitoi dosti i Alban Hysenit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

248 mijë euro u ndanë për projektin e një rruge në Gjilanin e Alban Hysenit. Por, me punimet në këtë rrugë po ndodhin “çudira”. Në vend të kubëzave që kushtonin 1 euro, u shtrua asfalt me çmim 10 euro për metër katror. Nuk mbeti me kaq, brenda pak ditëve asfalti i shtruar po hiqet pa asnjë shpjegim. Kompanitë fituese për këtë tender janë dy firmat e afaristit të njohur Fatlum Pireva. Insajderi ju sjell detaje të hollësishme.

Komuna e Alban Hysenit të Gjilanit ka dhënë tender 248 mijë euro për projektin e rrugës “Adem Jashari”. Kështu kishte njoftuar edhe i pari i kësaj komune.

Kompanitë fituese të këtij tenderi kishin qenë, “El-Bau” dhe firma “AVAG”. Pronari i të cilave është afaristi Fatlum Pireva.

Sipas paramasave dhe parallogarisë në këtë rrugë, ishte e planifikuar që trotuari të shtrohet me kubëza të betonit, me trashesi prej 8 cm. Çmimi për një kubëz ishte 1 euro.

Totali i komplet projektit kishte qenë 194. 073 euro.

Mirëpo në realitet nuk ka ndodhur sipas paramasave. Trotuari në këtë rrugë është shtruar me asfalt.

Pamjet më poshtë tregojnë qartë.

Sipas paramasës, ceket çmimi për Furnizimin dhe punimi i shtresës së asfaltebetonit është 10 euro.

Në këtë rast, çmimi është rritur në 10 euro për metër katror.

Me 1 tetor, Alban Hyseni kishte dal me një njoftim, se shifra për projektin e rrugës “Adem Jashari” është 248 mijë euro.

“248,000 euro kosto dhe rreth 800 metra gjatësi janë shifrat për projektin e rrugës “Adem Jashari”. Rrugë e re për automjete, trotuar i asfaltuar dhe i përshtatshëm për këmbësorët, rreth 80 vende parkimi përgjatë gjithë rrugës, si dhe pemë dekorative“, thuhej në postimin e Hysenit.

Do të thotë që shuma ishte rritur për 53 mijë e 927 euro, më shtrenjtë sesa ishte në paramasë.

Kjo nuk mbeti me kaq, vetëm pak ditë që u shtrua, sot kanë filluar ta heqin asfaltin nga trotuari për arsye ende të panjohura.

Në terren, gjatë punimeve janë parë punëtorë e makina punuese të dy kompanive, AVAG dhe El Bau.

Më poshtë shihet teksa Alban Hyseni bisedon me punëtorin e kompanisë AVAG.

Poashtu shihet edhe trotuari paraprakisht i asfaltuar, si dhe makina e kompanisë EL Bau.

Gazeta Insajderi ka dërguar pyetje në komunën e Gjilanit, si dhe vetë kryetarit Alban Hyseni, se cila është arsyeja e shtrimit me asfalt e po ashtu cila është arsyeja tani e heqjes së këtij asfalti vetëm brenda pak ditëve. Por deri në publikimin e këtij teksti, nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndërkohë që për një televizion, Alban Hyseni është tallur me këtë skandal, duke thënë se e kanë hequr asfaltin pasi nuk lejojnë të punohet gabim.

“Ju lutëm, për 3-4 metra rrugë nuk ia vlen as të bëhet lajm. Ajo rrugë është në atë gjendje pasi ne nuk lejojmë që të punohet gabim”, ka deklaruar Hyseni.

Ndërkohë që edhe drejtori i shërbimeve në Gjilan, Kushtrim Ibrahimi, ka reaguar me një status duke thënë se e kanë larguar asfaltin pasi nuk i plotëson kriteret e kërkuara.

“Pas inspektimeve në teren dhe vizitave të rregullta së bashku me menaxherin e kontratës kemi hasur në disa vërejtje në cilësinë e një pjese të trotuarit ku është punuar, së bashku me menaxherin e kontratës dhe operatorit ekonomik, kemi kërkuar që të largohet ajo pjesë e cila nuk i plotëson kriteret e kërkuar të asfaltit sipas kontratës dhe të intervenohet menjëherë me përmirësimin e cilësisë”, ka thënë ai.

Kush është Fatlum Pireva, pronari i kompanive AVAG dhe El Bau?

Dy kompanitë fituese kanë të njëjtin pronarë. Bëhet fjalë për afaristin Fatlum Pireva. Dy kompanitë e Pirevës kishin qenë pjesë e konsorciumit në tenderin për stadiumin e Gjilanit, cili përfundimisht dështoi, pasi kishte tendenca se Alban Hyseni, i përzgjodhi dostat e tij për t’iu dhënë mbi 15 milionë euro.

Jo vetëm, Pireva ishte pjesë e konsorciumit të lotit dy për rrugën nacionale Prishtinë-Podujevë i cili ishte ngarkuar nga Prokuroria Themelore në Gjilan për veprën penale mashtrim.

Fatlum Pireva së bashku me dy persona tjerë dyshohej si i ka shkaktuar dëm Komunës së Gjilanit në vlerë prej afro 3 mijë euro.

Avokati i biznesmenit, Pireva më 31 maj të 2022-ës i kishte propozuar gjykatës që procedura penale ndaj tij të pushojë për shkak të parashkrimit. Propozim ky i cili ishte refuzuar nga prokurori e gjyqtari i rastit.

Sipas gjykatës, të pandehurit dhe Fatlum Pireva akuzohen se si persona fizik dhe përfaqësues të autorizuar të personit juridik “El-Bau”, me qëllim përfitimi nga fondet publike i kanë paraqitur fakte të rreme komunës së Gjilanit, ashtu që të njëjtit nuk kanë realizuar rrugën sipas kontratës duke i shkaktuar dëm komunës së Gjilanit në vlerën prej 2 mijë e 662 euro e 26 centë.

Pireva kishte fituar një tender të dyshimtë në Komunën e Mitrovicës. Ndonëse Komuna e Mitrovicës kishte paraparë që ky projekt të kushtojë 600 mijë euro, fituesit e tenderit Bujar Shabani e Fatlum Pireva të akuzuar për mashtrim kanë ofruar çmimin prej 892.453 euro, që i bie afro 50% më shtrenjtë se vlera fillestare e ofruar.

Me 31 maj, Komuna e Gjilanit e cila udhëhiqet nga Alban Hyseni i Lëvizjes Vetëvendosje i dha tenderin për renovimin e stadiumit të Gjilanit grupit të operatorëve ekonomik “Demiri Gartenbau”, “Avag Group SH.P.K”, “El-Bau Sh.P.K”, “Bujar Shabani B.I” “Kosova Asfalt” dhe “Teuta-M”.

Pronarët e këtyre kompanive kishin ndërlidhje me njëri-tjetrin.

Drejtues dhe sponsorët e klubit futbollistik Gjilani ishin përfitues të këtij tenderi, Pronari i kompanisë El-Bau, Fatlum Pireva dhe pronari i kompanisë “Demiri GartenBau GmbH” Qëndrim Demiri janë aksionarë në klubin e futbollit “KF Gjilani”.

Përpos drejtueseve të klubit të Gjilanit përfitues doli të jetë edhe Bujar Shabani, miku i Hysen Durmishit të Vetëvendosjes, si dhe firma “AVAG” e cila është në pronësi të punëtorit të firmës tjetër përfituese të tenderit, kompanisë “El-Bau” të Fatlum Pirevës.

Rreth rastit të trotuarit të asfaltuar kishte reaguar edhe Lulzim Behxheti.

“S’duhet mu kon i lujt, mjafton mu kon maneken e mi bo qito budallakina n’Gilan”, kishte shkruar ai

Reagim të ashpër kishte pasur edhe opozita, PDK’ja në Gjilan. Sipas tyre po bëhet krim me këtë rrugë.

“Krim me tenderin e rrugës “Adem Jashari” në Gjilan

Komuna e Gjilanit po vazhdon me devijimin e plotë të rrugës “Adem Jashari”, duke eliminuar të gjitha investimet e projektuara dhe të kontraktuara me operatorin ekonomik për ndërtimin e infrastrukturës nëntokësore.

Pastaj është bërë ngushtimin e trotuareve për të krijuar hapësirë të parkingjeve për autoshkollën “Kushtrimi” pronë e drejtorit të shërbimeve publike Kushtrim Ibrahimi.

Sot ka filluar asfaltimi i trotuarit duke e ndryshuar projektin e kontraktuar sipas tenderit, ku në paramasë janë paraparë kubëza betoni me 1 euro m/2. Por mbikqyrësi i projektit ka kërkuar që të asfaltohet me çmim prej 10 euro m/2. (Shih paramasën). Të gjitha këto po ndodhin nga presioni i drejtorit të shërbimeve publike dhe me miratimin e kryetarit të komunës”, thuhej në reagimin e tyre. /Insajderi.org/Veriu.info

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë