Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Problemet me ambalazhuesit- Gjoba e ndërprerje pune, Inspektorati i ministrisë e dënoi për tri vite rresht Frutex/Golden Eagle-n për leje ujore

24/10/2024 - 17:00
në Lajme
A A
Problemet me ambalazhuesit- Gjoba e ndërprerje pune, Inspektorati i ministrisë e dënoi për tri vite rresht Frutex/Golden Eagle-n për leje ujore
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mungesa e lejeve ujore me validitet i kishte sjellë gjoba disa prej firmave për ambalazhimin e ujit. Përjashtim këtu nuk bën as kompania Frutex/Golden Eagle me pronar Shaqir Palushin. Përkundër raporteve zyrtare të ministrisë dhe gjobave për mungesë të lejes ujore, firma në fjalë vazhdonte punën. Më 2022-ën Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit merrte vendim për ndërprerje të punimeve për Fruttex/Golden Eagle.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) iu është përgjigjur pozitivisht kërkesës për qasje në dokumente publike të Gazetës Insajderi lidhur me vendimet e inspektoratit të kësaj ministrie karshi operatorëve ekonomikë të ambalazhuesve të ujit nga viti 2022 e deri më 2024.

Në dokumentet që ka siguruar Insajderi, vërehet se për tri vite rresht firma e Shaqir Palushit ishte dënuar për mos-pajisje të lejës ujore me datë valide.

Insajderi iu është drejtuar me pyetje firmës Frutex/Golden Eagle, mirëpo që dy javë nuk ka marrë përgjigje. Po ashtu, mediumi ka provuar të kontaktojë përmes telefonit edhe pronarin Palushi por ai nuk ka qenë i qasshëm.

Në tetor të 2022-ës, Inspektorati i MMPHI’së kishte marrë vendim që t’i shqiptonte gjobë në vlerë prej një mijë eurove firmës Frutex për mos-pajisje me leje ujore valide. Në vendim po ashtu kërkohej që të ndërpriteshin punimet deri në sigurimin e saj. Përkundër mungesës së lejes ujore, sipas vendimit të inspektoratit, firma e Palushit shfrytëzonte 12 mijë litra për orë për prodhimin e lëngjeve.

“Nga inspektimi i objektit të amballazhuesit të ujit, është konstatua se operatori ishte aktiv me punë/operim, posedon vijën teknologjike për prodhim të lëngjeve dhe amballazhim me kapacitet përafërsisht (12000 lit/h). Ndërsa, nga inspektimi i dokumentacionit u konstatua se operatori nuk posedon leje ujore-valide (me afat të caktuar kohor), nga MMPHI-ja. Operatori për te u pajisur me leje ujore obligohet nga Ligji i Ujërave nr.04/L-147, neni 72 dhe obligimet nga U.A. 03/2018 për leje ujore.

Operatori ujin e shfrytëzon nga dy puse vetanake njëra me thellsi (10m), dhe tjetra me thellsi (20m). Operatori eksporton në disa shtete jashtë R.Kosovës.

Nga konstatimi i gjendjes, operatorit: SH.P.K “Frutex”, me procesverbalin e lartcekur i është shqiptuar masa-urdhri që të ndërpres aktivitetin e punës për shfrytëzim të ujit deri sa të pajiset me leje ujore-valide (me afat të caktuar kohor), nga Ministria e Ambientit Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës (MMPHI)”, thuhej në aktvendimin e 2022-ës.

Këtë problem nuk e kishte evituar as në vitin 2023. Në bazë të dokumentit të siguruar nga Insajderi përmes qasjes në dokumente publike, inspektorati e kishte dënuar me 1,500 euro gjobë Frutex-in. Aty rikujtohet edhe vendimi i 2022-ës.

Inspektorati i MMPHI’së e kishte inspektuar edhe këtë vit Frutex-in. I kishte lëshuar raport zyrtar në për t’ia tërhequr vërejtjen për çështjen e lejes ujore. Edhe kësaj radhe, ishte neglizhuar inspektorati. Në shtator të këtij viti firma e Shaqir Palushit u dënua në vlerë prej 1.500 eurosh për këtë.

“Andaj bazuar në gjendjen faktike të konstatuar,kompania SH.P.K “Frutex”, dhe personi përgjegjës i saj, kanë vepruar në kundërshtim me bazën ligjore te cekur ne preambulë te këtij aktvendimi, pra ushtrimin e aktivitetit pa Leje Ujore-valide me afat të caktuar kohor. Për shkeljet e konstatuara, Inspektorati i MMPHI-së, shqipton ndëshkimi me gjobë dhe atë ndaj: Kompanisë: SH.P.K “Frutex”, në vlerë prej 1.500,00 (njëmijë e pesëqind EURO e zero cent). Nga sa u tha më lartë u vendos si në diapozitiv të këtij vendimi”, thuhet ndër të tjera në aktvendim të këtij viti.

Pronari i kësaj frime, Shaqir Palushi, kishte deklaruar se është prodhuesi më i madh i kanaqeve në Ballkan, teksa në bazë të statistikave të firmës Golden Eagle, produktet e kësaj të fundit shiten gjashtë copë në sekondë.

Dosja e Prokurorisë për rastin e Naser Hafizit, thuhet se i pandehuri në cilësinë e zëvendës udhëheqësit të ARPL’së ka përllogaritur vetëm 127.40 euro detyrimet financiare për gati tri vite firmës Frutex.

“Gjithashtu nga Vendimi Financiar, i datës 11.03.2022, është vërtetuar se i pandehuri Naser Hazifi, në cilësinë e zv. të udhëheqësit të ARPL-së, ka inicuar dhe nënshkruar këtë vendim me të cilin përllogaritja e detyrimit financiar për Operatorin Ekonomik FRUTEX, i cili si aktivitet ka prodhimin dhe ambalazhimin e lëngjeve freskuese, për periudhën kohore prej muajit Korrik të vitit 2019 deri në Dhjetor 2021, është në shumën prej 127.40 euro”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

Dosja e Prokurorisë tutje thotë se kompanitë e ambalazhimit të ujit nuk i kanë raportuar asnjëherë të hyrat dhe të dalat, ashtu siç kërkon leja ujore. /Insajderi.org/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë