Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

BQK dhe BERZH nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi lidhur me qasjen në financa për gratë

25/10/2024 - 13:38
në Ekonomi
A A
BQK dhe BERZH nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi lidhur me qasjen në financa për gratë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit lidhur me mbështetjen e qasjes në financa për gratë ndërmarrëse “WE Finance Code”, gjatë takimeve vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB), që po mbahen në Washington D.C.Ky memorandum paraqet përkushtimin dhe zotimin e BQK-së për të mbështetur dhe kontribuar në nismat dhe zhvillimet e nevojshme në sektorin financiar, të cilat mundësojnë rritjen e qasjes në financa për gratë në biznese të vogla dhe të mesme, në funksion të rritjes së përfshirjes financiare, mbrojtjes së konsumatorit dhe edukimit financiar përmes që është në linjë me Planin Strategjik të BQK-së

Sipas komunikatës për media, guvernatori Ahmet Ismaili gjatë nënshkrimit të kësaj Marrëveshjeje me Zëvendëspresidentin e BERZH-it, Mark Bowman, theksoi se ky është një hap i rëndësishëm dhe se do të kontribuojë në rritjen e përfshirjes financiare në Kosovë duke siguruar një qasje të barabartë në resurset financiare e veçanërisht për gratë ndërmarrëse. Memorandumi i Mirëkuptimit me BERZH-in paraqet një rast të veçantë duke ofruar mundësi për të punuar në funksion të gjithpërfshirjes financiare dhe qasjes në financa në mënyrë të barabartë për të gjithë, duke kontribuar njëkohësisht në stabilitetin financiar dhe prosperitetin ekonomik në Kosovë, potencoi guvernatori Ismaili.Nisma e tillë “WE Finance Code” u lansua vitin e kaluar nga Banka Botërore në takimet vjetore në Marakesh (Maroko), ku edhe BQK ishte pjesëmarrëse e kësaj nisme, dhe nënshkrimi i saj pikërisht në takimet vjetore, duke ju bashkuar rreth 30 bankave qendrore dhe institucioneve rregullatore deri tani, paraqet një simbolikë të veçantë të përkushtimit sistematik të bazuar në planin strategjik të BQK-së.

Në fund, palët u pajtuan që të punohet së bashku me aktivitete konkrete që mundësojnë zbatimin e kësaj Marrëveshje, përfshirë edhe organizime të përbashkëta që kontribuojnë në arritjen e qëllimit, në bashkëpunim me sektorin financiar dhe grupet e interesit.

JU REKOMANDOJMË

Caktohen çmimet e derivateve për sot

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
30/07/2026 - 09:59

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme. Sipas MINT, çmimi për një litër naftë sot është 1 euro...

Më shumëDetails

Rënie e vazhdueshme, gjithnjë e më pak biznese të reja po hapen në Kosovë

Rënie e vazhdueshme, gjithnjë e më pak biznese të reja po hapen në Kosovë
30/07/2026 - 08:57

Hapja e bizneseve të reja në Kosovë vijon të bjerë për të tretin muaj radhazi, duke u larguar gjithnjë e më shumë nga kulmi i regjistruar në mars,...

Më shumëDetails

Rafuna: Rritja e çmimit të naftës godet bizneset dhe qytetarët, çmimet tavan nuk janë zgjidhje

Rafuna: Rritja e çmimit të naftës godet bizneset dhe qytetarët, çmimet tavan nuk janë zgjidhje
28/07/2026 - 18:28

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka reaguar ndaj rritjes së çmimeve të derivateve të naftës në Kosovë, duke vlerësuar se kjo situatë ka pasoja të...

Më shumëDetails

Mërgimtarë, bëhuni me banesën e ëndrrave tuaja te Bujaria Home në Mitrovicë

Mërgimtarë, bëhuni me banesën e ëndrrave tuaja te Bujaria Home në Mitrovicë
26/07/2026 - 17:59

Kompania ndërtimore Bujaria Home po vazhdon me intensitet të lartë ndërtimin e kompleksin banesor në njërën prej zonave më të qeta të Mitrovicës. Ky kompleks banesor karakterizohet me...

Më shumëDetails

Nafta prek 1.72 euro për litër, qytetarët ankohen

Nafta prek 1.72 euro për litër, qytetarët ankohen
25/07/2026 - 22:54

Çmimi i naftës ka pësuar rritjen më të madhe që nga muaji maj, duke arritur në 1.72 euro nga 1.69 euro sa ishte dje. Sipas njoftimit të Ministrisë,...

Më shumëDetails

Blej Penthouse ideal të gatshëm për banim në Vushtrri te “Dijari” Sh.P.K.

Blej Penthouse ideal të gatshëm për banim në Vushtrri te “Dijari” Sh.P.K.
25/07/2026 - 12:56

Kompania e shquar ndërtimore “Dijari” Sh.P.K. po vazhdon ndërtimin e shumë objekteve banesore në lokacione të ndryshe, duke ofruar zgjedhje ideale për secilën familje. Krahas numrit të madh...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: “Sapphire Med” e turqve Kaya dhe Goç u kap me staf të palicencuar për mbjellje flokësh dhe shërbime të palicencuara

    Skandal: “Sapphire Med” e turqve Kaya dhe Goç u kap me staf të palicencuar për mbjellje flokësh dhe shërbime të palicencuara

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Pse i pëlqeu postimet e Lule Gjelit në Facebook? Flet Tomë Gashi

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Ekskluzive: Pasi KRU Mitrovica shkyçi nga rrjeti pantinasi I.Sh. gjuan me armë në ajër

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë